Jozefina Topalli, nënkryetare e demokratëve shprehet e gatshme, për t'u takuar me liderin socialist
Namik Dokle, Sekretar i Përgjithshëm i PS: “Nuk besoj se do të takohem...”
faqe 7
Shuplaka për gjithë politikën
Nga FERDINAND XHAFERI
Në konditat ku evidentohet qartë mungesa e transparencës, opinioni publik, falë këmbënguljes së mediave, ka arritur të informohet se afro 10 ditë më parë, në një nga tryezat e Paktit të
[titulli pjesërisht jashtë kuadrit]
Në konditat ku evidentohet qartë mungesa e transparencës, opinioni publik, falë këmbënguljes së mediave, ka arritur të informohet se afro 10 ditë më parë, në një nga tryezat e Paktit të Stabilitetit, Shqipëria është vlerësuar për shumë pak.
të Stabilitetit, Shqipëria është vlerësuar për shumë pak. Çështja mendoj se nuk ka të bëjë me faktin se morëm vetëm 7 për qind të fondeve të akorduara për Ballkanin Perëndimor apo morëm 7 për qind të projekteve. Shqetësimi kryesor duhet të konvergojë me faktin se edhe mbas këtyre sinjaleve të qarta paralajmëruese, përsëri politika nuk po synon për të ndryshuar rrugë. Pra Qeveria mundohet të jetë sa jo transparente kur mundet dhe pa aq justifikuese kur i duhet të shprehet, pa dashur të kuptojë se të dyja këto nuk janë zgjidhje. Nga ana tjetër opozita prononcohet pa fshehur dozat e kënaqësisë, me deklarimet e bardhë e zi, se Qeveria e humbi Paktin. Asnjëra palë nuk do të kthjellohet për të konsideruar 7 për qind, ashtu sikurse është shuplakë për të gjithë politikën, që mbetet absurde përdorisa dhimbjet padrejtësisht i faturohen qytetarit.
Ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor, bile edhe Bosnja, kanë ekspozuar se kanë një klasë politike, që përpiqet për të respektuar rregullat e marrëdhënieve reciproke, politika Shqiptare ka ngelur e shurdhët në këtë sens. Kjo do të thotë qartë se ndërsa një zyrtar i lartë i vendit më potent dhe dashamirës për Shqipërinë, do të deklaronte se duhen dyfishuar përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, mendoj se qeverisja bën një gabim jo të vogël që e kupton mesazhin si dyfishim i përpjekjeve për të justifikuar korrupsionin. Jo pak ka ndikuar për të vlerësuar me 7 për qind edhe pafuqia e kombinuar me shtyrje e administratës përgjegjëse për përgatitjen e projekteve.
Ne ngelëm te 7 për qind edhe pse kreu i Partisë, që udhëheq maxhorancën, ekspozon vizionin se Pakti i Stabilitetit është thjesht një trampolinë për të shpejtuar riciklimin politik të tij. Për këtë motiv ka krijuar një zallamahi politike duke u shpallur si kalorësi i parë shqiptar i Paktit dhe i ka hipur një kali, që Komisioni i Jashtëm i Parlamentit e ka vlerësuar si prej kartoni. Ne nuk kemi arsye të pretendojmë më shumë se 7 për qind po të mbajmë parasysh se akoma liderë të opozitës bertasin nga Bulqiza në Përmet se janë 777 për qind të fortë, për ta çuar për një orë Qeverinë në det. Pra të gjithë këta lloj mekanizmash kanë prodhuar atë lloj politike, që ka merituar vetëm 7 për qind. Është për të ardhur keq, ndër më tërmetet trishtuese, që gjaku, masakrat, vuajtjet e qindra mijëra shqiptarëve, që shërbyen si argument moral, për të ngritur nga Perëndimi projektin e Paktit të Stabilitetit, të shkojnë dëm turpërisht. Shansi për të ardhmen nga papërgjegjshmëria e klasës politike. Na ngelet të kontribuojmë dhe është përsëri në duart tona. Na ngelet të kontribuojmë dhe shpresojmë se politika do të dijë të merret vesh për zgjedhjet lokale, për të hapur dritën jeshile nga ku mund të besojmë se do të dimë për të meremetuar edhe për të konsoliduar Institucionet Demokratike. Kjo është pjesa që e vendos Shqipërinë në të njëjtat gjasa me projektet e Paktit të Stabilitetit.
Zani: Do më dënojnë me urdhër
Sherr në seancën e tretë. Procesi është shtyrë sërish, pa mundur të fillojë nga hetimi
VLORE - Polemika të ashpra në procesin ndaj Zanit të Vlorës.
Në seancën e djeshme, e cila rifilloi me një gjyqtar të ri në treshe e gjykatësve, Zani ka deklaruar se prokurori i ka thënë në qeli se ka urdhër për ta dënuar. Edhe avokati ka protestuar, duke paralajmëruar se do ta braktisë klientin e tij, nëse gjykata “do të vazhdojë t’i shkelë procedurat”. Vetëm 60 minuta ka vazhduar seanca e tretë gjyqësore në ngarkim të Zani Çaushit. Kryesuesi i Kolegjit Penal, Simo Kolagji, komunikoi zëvendësimin e gjyqtares Mishgjoni me Fuat Mukën dhe pasi ka marrë OK-in për trupin gjykues, i është drejtuar avokatit Kiço Nano për kërkesa paraprake. “Por, kanë mbetur aktet, që kanë të bëjnë me sigurimin e provës të dëshmitarës A.SH. dhe R.L. Unë nuk e realizoj dot mbrojtjen, nuk bëj dot një kërkesë thelbësore, në se ka shkelje të ligjës,” - tha ai. faqe 15
Presidenti i FSFH, Papadhopulli dhe Sekretari i Përgjithshëm Starova dje në konferencë shtypi foto P. ILO