29/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 shkurt 2000

Du Jeli Nano-Meta=!:!

Kryeministri nuk shkarkohet, por disa ministra të kabinetit do t’i lënë postet Në raundin e parë të mbledhjes së Kryesisë së PS-së Kryeministri arrin të barazojë. Pritet ndeshja e të premtes ku Nano do të akuzojë ministra konkretë për korrupsion si dhe të lidhur me Metën faqe 5

Mirëkuptim ose zgjedhje të parakohshme

Përplasja midis kryeministrit Meta dhe liderit socialist, Nano lidhur me shkarkimin e papritur të zv/ministrit të Jashtëm, Ben Blushi, i konsideruar si i afërt i zotit Nano dhe si një nga kandidatët më të fortë për postin e Ministrit të Jashtëm, rrezikon të çojë në zhvillime të paparashikueshme në kampin socialist. Kjo, sepse në rast të një degjenerimi të mosmarrëveshjeve në një konflikt të hapur midis dy figurave kryesore, që ndodhen përkatësisht në krye të Ekzekutivit dhe të partisë më të madhe të koalicionit në pushtet, do të ishte me pasoja politike, ndoshta të paparashikueshme jo vetëm për Nanon e Metën, por për gjithë partinë. Vetë raporti i forcave pak a shumë i barabartë midis tyre, të bën të mendosh më të keqen që mund të ndodhë, nëse grushtat u zënë vendin e debatit dhe të llogaridhënies. Në fund të fundit, ky do të ishte kontributi më i madh për rikthimin e opozitës në pushtet. Në fakt, gjërat kanë shkuar deri në atë pikë, sa që një tërheqje e plotë e secilit prej tyre nuk mund të pritet. Pra, ndërsa Nano nuk mund ta pranojë shkarkimin e Blushit pa një “kompensim” ngadhënjës e “krahu” të Metës, edhe ky i fundit e ka të vështirë të lëpië atë që ka pështyrë. Mirëpo, duke vazhduar në linjën e konfliktit janë të gjitha gjasat që gjithçka të kalojë nëpër seanca votëbesimesh, përfundimi më i mundshëm i të cilave do të ishin zgjedhjet e parakohshme, të cilat opozita po i propagandon si “mjetin vetëm të zgjidhjes së krizës”. Veç kësaj, si Meta ashtu dhe Nano e kanë llogaritur se duke i shpallur luftë njëri-tjetrit, për shkak të pasojave të mësipërme, më së pari nuk do ta kenë mbështetjen e strukturave të partisë. Nga ana tjetër, Meta e ka të qartë se ndodhet në krye të Qeverisë, falë votave të partisë në krye të së cilës ndodhet Nano, në kohën që Nano e ka të vështirë të justifikohet para strukturave të partisë për një rrezim tjetër Qeverie, pas asaj të Majkos, gjë që do të shihej si një luks i tepërt. Të ndërgjegjshëm për këtë, kreu i Ekzekutivit dhe ai i Partisë ndoshta kanë filluar të kërkojnë shtigjet për të arritur në një zgjidhje paqësore, qoftë dhe të përkohshme. Vetë fakti, që si pas takimit Nano-Meta-Çeço përkohshëm. Vetë fakti, që si pas takimit Nano-Meta-Çeço ashtu dhe pas mbledhjes dyorëshe të ditës së djeshme të kryesisë së partisë, tregon se Meta dhe Nano po i lenë kohë njëri-tjetrit për të reflektuar me qëllim arritjen e një kompromisi. Por gjithsesi, e mira do të ishte që çdo zgjidhje të kalonte nëpër filtrin e Statutit të Partisë, pasi mirëkuptimi do të ishte afatgjatë dhe i qëndrueshëm, të paktën për të shuar problemet në zgjedhjet lokale, që do të jenë testi më i rëndësishëm për të gjitha forcat politike. Nëse kryeministri i rëndësishëm Nëse kryeministri nuk e jep shenjën e mirëkuptimit dhe e premte, atëherë Nano do ta mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së, ku shumica është pro tij, pa harruar se edhe proMlokot, këtë radhë janë kthyer në proNanon. Kësisoj Qeveria fekondet, duke mbajtur me zor edhe kryeministrin Meta, por i gjithë kabineti ribëhet me njerëz të tjerë më të zotë dhe që kanë autoritet për t’i zgjidhur hallet e njerëzve.

Turqia: Ju falim 10 milionë USD

Faqe 3

Ushtria Jugosllave mbyll Hanin e Hotit, tanke dhe snajpera pas traut të hapur

Forca të shumta bllokojnë kalimin 5 km brenda kufirit malazez Pas marrëveshjes për hapjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, zbarkon ushtria serbe. Komandanti i forcave të NATO-s, Klark, paralajmëron një grusht shteti dhe një situatë lufte në fqinjin tonë verior — faqe 11, 15

Kryeministri Meta dhe homologu turk Eçevi† dje në konferencë për shtyp

Miqtë e Shqipërisë: Teorikisht jeni në rregull

— Faqe 2-3