01/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 mars 2000

Kush e kërkon sherrin Meta-Nano?

Vetëm ministrat servilë dhe partiakët karrieristë synojnë destabilizimin e marrëdhënieve PS-Qeveri faqe 3 Kryeministri dhe kryetari i PS, dy anë të së njëjtës medalje Skandali i ditëve të fundit lidhur me publikimin e protokollit të bisedimeve të Sekretares Amerikane të Shtetit, zon... Dy njerëzit e fuqishëm të PS-së, themeluesi Nano dhe e ardhmja Meta, duhet të gjejnë mirëkuptimin politik. Në të kundërt Berisha rikthehet në pushtet dhe lihet hapësira për një forcë të tretë politike

Kryeministri dhe Kryetari i PS-së, dy anë të së njëjtës medalje

Skandali i ditëve të fundit lidhur me publikimin e protokollit të bisedimeve të Sekretares Amerikane të Shtetit, zonjës Ollbrajt, që çoi në silurimin e Zëvendësministrit të Jashtëm Ben Blushi, ka krijuar një terren ideal përsa i përket spekulimeve rreth ekzistencës së një konflikti ndërmjet kreut të PS-së, të mençurit Nano dhe Kryeministrit, energjikut Meta. Kryeministri dhe Kryetari i PS-së, Amerikane të Shtetit, zonjës Ollbrajt, që çoi në silurimin e Zëvendësministrit të Jashtëm Ben Blushi, ka krijuar një terren ideal përsa i përket spekulimeve rreth ekzistencës së një konflikti ndërmjet kreut të PS-së, të mençurit Nano dhe Kryeministrit, energjikut Meta. Në këtë aspekt, është shkuar deri aty sa të projektohen divorce të pa kthyeshëm, që kanë si limit të vetëm zgjedhjet e parakohshme. Në besueshmërinë e hipotezave që paralajmërojnë një duel të ashpër Nano-Meta, pa dyshim, ndikojnë dhe divergjencat për probleme të ndryshme ndërmjet Kryeministrit dhe liderit partiak. Kështu për shembull, ndërsa Nano i interesuar për ta shmangur tkurrjen e elektoratit kërkon ndëshkimin e ministrave të tij të komprometuar në afera të paligjshme; Meta, duke ndjerë edhe një farë ndarje papritake në punët e tij ekzekutive, tregohet më i rezervuar në këtë drejtim. Nuk është çudi që kreu i Qeverisë ushqen ndonjë dyshim ndaj qëllimeve të vërteta të liderit të partisë së tij. Mirëpo e vërteta është krejt ndryshe. Nano dhe Meta, pavarësisht nga mospërputhjet për disa gjëra, janë dy anë të një medaljeje. Ndërsa Meta me ekipin e tij e drejton vendin vetëm falë votave të partisë së cilës i përket, vetë partia do ta sigurojë sundimin në pushtet vetëm duke i siguruar Qeverisë një mbështetje të gjithanshme duke vënë në shërbim të saj edhe strukturat partiake për ta siguruar suksesin e qeverisjes. Vetë përplasja midis Nanos dhe Metës, i arritur pas dorëheqjes së Majkos, mbështetet mbi një bazë të tillë. Për si Nano ashtu edhe Meta, nuk mund t’i neglizhojnë ndikimet negative të rivalëve të tyre, të cilët për të përfituar ndonjë thelë më të madhe nxisin konfliktet në radhët e PS-së për të vënë në lojë njërin apo tjetrin krah. Konkretisht, në rastin e “Blushit”, zjarrit më së shumti i fryu Ministri i Jashtëm, i përket një partie aleate dhe që ishte në prag të ... Kjo ndoshta duke e parë veten të kërcënuar si një politikan i ri me perspektivë, i ka fryrë konfliktit midis Nanos dhe Metës. Do të ishte paradokset më të mëdha një duel i pak... [teksti i shtrembëruar/pjesërisht i palexueshëm] nga i cili do të përfitonte vetëm Ber... duke njohur me kënaqësi zhvillimet e fundit në Shqipëri. Nëse dueli i shpallur teorikisht nga [i palexueshëm] në realitet për shqiptarët, atëherë humb... Nano dhe Meta dhe përfundimisht Shqipëria. [i palexueshëm] editorial i fundit për [i palexueshëm]. Në të kundërt “Koha Jonë” do të jetë e pam... Nanos ashtu edhe me Metën.

Nëse Nano dhe Meta nuk merren vesh, Berisha është gati