Vlorë, vritet vëllai i Zanit
Zani e mëson lajmin në qeli. Shtyhet gjyqi që ishte planifikuar për nesër
Mbrëmë vonë, dy persona me maska masakrojnë në një lokal vëllanë e dytë të Zanit. Tensioni në qytetin bregdetar sa vjen e rritet. Mbërrijnë forcat speciale nga Tirana
faqe 9
Dje, takohen të fuqishmit e PS-së
Pas shumë debateve nga media proqeveritare, e pavarur dhe opozitare, dje në mesditë, në ora 14.23 janë takuar së bashku kryeministri Ilir Meta dhe kryetari i PS-së, Fatos Nano.
Mirëkuptimi dypalësh ka përshkruar bisedën e tyre, duke hedhur poshtë hamendjet e një pjese të politikës shqiptare, të interesuar për duel mes tyre. Ndofta ka qenë ndërhyrja e ambasadorit të OSBE-së Ahren apo e vetë ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Limprecht që të dy të fuqishmit e sotëm të PS-së të ulen në një tryezë, e cila kishte munguar prej dy javësh. Ndonëse një pjesë e partiakëve në PS apo disa ministra në kabinetin Meta kanë qenë dhe janë ende të interesuar që mosmirëkuptimi Nano-Meta të vazhdonte gjatë, duke u lënë atyre dorë të lirë për pazaret e tyre në një situatë kaosi që mund të përfshinte PS-në dhe Qeverinë. Pikërisht kjo kategori e PS-së e dëshironte këtë përplasje, porse mençuria e Nanos dhe e Metës i ka sfiduar të gjitha parashikimet e klubit të “Fidelit”. Ata, jo vetëm që u takuan dje publikisht, porse edhe biseduan për zgjedhjet lokale, për rritjen e disiplinës në administratën shtetërore, për përgjegjësinë që duhet të kenë disa ministra për të zbatuar programin dhe urdhrat e Ilir Metës, për largimin nga strukturat e PS-së të partiakëve të paaftë dhe mediokër, për mbështetjen që duhet t’i japin Qeverisë të gjitha strukturat e PS-së, etj, etj. Ndofta moskomunikimi për arsye imponimi dypalësh ka sjellë që në mes tyre të futen servilët dhe karrieristët, të cilët tek dueli mes tyre shpresonin kolltuqet e ardhshme. Ndërsa për çështjen “Blushi” nuk dihet se çfarë është biseduar mes tyre, kësisoj mbetet që ditët e mëpastme të sqarojnë ndonjë ide më konkrete për ish-Zëvendësministrin e Jashtëm të shkarkuar për çështjen “Olldaj”.
Me sa kuptohet nga takimi miqësor i tyre, ku gazetarët mbeten të surprizuar, fillon një tjetër fazë bashkëpunimi mes tyre për të plotësuar mandatin e dhënë nga vota e 29 Qershorit 1997 si dhe për ta ripërsëritur mandatin deri më 2005-ën. Megjithatë, nuk duhet kuptuar se për çështje të veçanta, Nano dhe Meta, kishin të njëjtin mendim. Pikërisht diversiteti i ideve bën gjithçka e plotësueshme Nano-Meta të linte edhe një takim tjetër brenda javës, tashmë në një darkë pune, pas së premtes, ditë kur do të mblidhet kryesia e PS-së, që tashmë mblidhet vetëm për formalitete pranueshme. Diplomacia e Nanos, e bashkuar me fuqinë dhe vendosmërinë Meta, mund të çojë socialistët drejt fitores në zgjedhjet lokale e më pas në ato parlamentare. Natyrisht Kryeministrit ka ndërmend të bëjë disa lëvizje ministrash, në kohën e në momentin e duhur, por aspak i detyruar nga presionet e klaneve politike.
Gjithsesi dueli u anashkalua, duke lënë më gisht në gojë Berishën e shumëdeshiruar për konflikt në PS si dhe disa parti të vogla, të cilat jetojnë nën hijen e PS-së ose kacaviren duke përfituar nga sherret brenda kampit socialist.
Tritan Shehu akuzon Genc Pollon: “Edhe ky si Berisha”
Rrugët e shkatërruara dhe ministria Shuli
ZOTIME
JUSTIFIKIME
Politikë/Shpërthejnë polemikat edhe mes reformatorëve të PD
Tritan Shehu akuzon Genc Pollon: “Edhe ky si Berisha”
faqe 2