Italia-Shqipëri: Ku i çuat paratë tona?
Pas mbledhjes së Parlamentit Italian për miratimin e ndihmës prej 45 miliardë lireta, Milo thërret me urgjencë një konferencë shtypi. “Nuk janë refuzuar, vetëm janë bllokuar”
Opozita bllokon 27 miliardë lireta. “Duam shpjegime për ato që kemi dhënë që nga viti 1991”
Kotësia e një konflikti
NGA GAVROSH LEVONJA
“Konflikti” Nano-Meta, i cili për gati një javë ishte tema kryesore e diskutimeve në qarqet politike, kronikave dhe komenteve në mediat e ndryshme, përfundoi dje me një “happy end” në mbledhjen e kryesisë së PS-së, pikërisht kur pjesa dërrmuese e opinionit priste që dy kundërshtarët të nxirrnin shpatat kundër njëri-tjetrit. Në fakt, një armëpushim (nëse konflikti do të konsiderohej i qënë) midis kreut të qeverisë dhe liderit të partisë ishte zgjidhja e vetme për gjithçka që pasoi incidentin e shkathtuar nga publikimi i bisedimeve të kryeministrit Meta me zonjën Olbrajt. Por, për të mos u marrë me deklaratat me tone paqësore të përdorura nga Nano, duhet thënë se “paqja” midis Metës dhe Nanos më së shumti është imponuar nga zhvillimet politike në vend. Konkretisht, duke qenë mënjanë problemet e përhershme të këtyre viteve të fundit, qeveria e kryesuar nga zoti Meta po përballet me vështirësitë e para në kuadër të implementimit të Paktit të Stabilitetit. Mjafton të përmendim dështimin e sesioneve në takimin e Shkupit si dhe mbledhjen që do të zhvillohet në Bruksel në fund të këtij muaji, ku do të ndahet edhe një “dorë” tjetër parash për vendet që përfshihen në këtë nismë rajonale, për të gjykuar mbi shkallën e efekteve që do të kishin pasojat e një konflikti të Ekzekutivit me partinë që udhëheq koalicionin. Nga ana tjetër, vetë partia e drejtuar nga Nano në këtë periudhë ndodhet para sfidash, të cilat do të lënë vulën e tyre mbi të ardhmen e saj. Në radhë të parë, PS-ja ika hyrë rrugës së gjatë e të vështirë të reformimit real për t’u kthyer në një parti të tipit perëndimor. Në këtë aspekt, kjo periudhë është dhe një provë përsëri për përkatësinë e ndryshimeve të propozuara nga Nano në kongresin e fundit, sukses i të cilave do të përcaktojë përfundimisht edhe të ardhmen politike të liderit socialist. Por, mbi të gjitha, pas pak muajsh PS-ja do të përballet me zgjedhjet lokale ku rezultati i ndjeshëm me PD-në do të jetë vendimtar për të përcaktuar forcën politike që do ta qeverisë vendin pas vitit të parë të shkëputjes së sapo ka hyrë. Është e qartë se suksesi i PS-së në zgjedhjet e ardhshme, më së shumti varet nga sukseset e qeverisë së kryesuar nga Meta, përsa i përket realizimit të objektivave të përcaktuara në programin e partisë. Pra, edhe për PS-në, një konflikt Parti-Qeveri, qoftë dhe i fokusuar në relacionin Meta-Nano, do të ishte shkatërrues. Sigurisht, këtë e kanë pasur të qartë gjithmonë si Meta ashtu dhe Nano, prandaj të shkaktojnë njëfarë habitje prononcimet dhe hapat e nxituara të njërit dhe tjetrit, si pasojë e të cilave u krijua terreni për keqkuptimet lidhur me konfliktin midis tyre. Gjithsesi, do të ishte gabim të mendohej që “paqja” midis Metës dhe Nanos do të shërbejë si një “jor-” paqe” midis Metës dhe Nanos të se shërbejë si një “jor-gan”, me të cilin do të mbulohen të paaftët dhe mëkatarët që vazhdojnë të jenë në Qeveri.
Nano-Meta, nga sherri tek muaji i dytë i mjaltit
Faqe 3
Nano-Meta, nga sherri tek muaji i dytë i mjaltit
Zëvendësi i Ollbrajt: Mjaft me grindje, punoni për Shqipërinë
Intervistë/ Flet numri dy i diplomacisë amerikane
faqe 5
Zëvendësi i Ollbrajt: Mjaft me grindje, punoni për Shqipërinë
Pas vizitës së Sekretares së Jashtme në Tiranë, nga SHBA vjen “urdhëri” i fundit për stabilitet politik në vend