19/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 mars 2000

Zbritje në vetëqeverisje

ALEKSANDËR ÇIPA Socialistët paralajmërojnë ndryshime në Qeveri. Vetë kryetari i tyre Nano, gjatë kësaj jave, u shpreh se Ekzekutivi do t’u përgjigjet ndryshimeve intensive. Ndërkohë që, në këtë “korsi” ka ecur njëherësh edhe vetë kryeministri Meta. Konsensusi për këtë ndryshim të paralajmëruar mes kryeministrit Meta dhe kryetarit socialist Nano, duket se zbulon njëherësh bindjen e mazhorancës socialiste për të qenë më e kujdesshme në ndarjen e posteve në Ekzekutiv me aleatët e vegjël. Kësaj here, të kërcënuar në hijen e tyre në Qeveri janë socialdemokratët dhe konkretisht dy portofolët ministrore të Ministrave së Transportove, Ingrid Shuli dhe atij të Ministrit të Jashtëm, Paskal Milo. Së paku, deri në këtë pikë, mes Kryetarit të partisë dhe Kryeministrit nuk ka hapësirë për përplasje apo debat. Ndërkohë që brenda partisë së mazhorancës, duket i pjekur opinioni se cilët prej ministrave socialistë duhet të lënë portofolin e tyre, për t’i hapur rrugën një “korrekture” të re përzgjedhjeje. Mirëpo ndryshimet në Qeveri, të pritura më së shumti gjatë muajit të ardhshëm, lënë të hapur mundësinë e një situate të re diskutimesh dhe propozimesh brenda kampit socialist, kur bëhet fjalë për emrat që do të propozohen për zëvendësime. Ndërsa socialdemokratët të shqetësuar përherë reaguan në raste të tilla përmes Kryetarit të tyre Kryeparlamentar, natyrshëm që pritet të pasojnë reagime dhe lëvizje të tjera paralajmëruese. Në këtë rrjedhë të pritur duket se vetë socialistët po shkojnë drejt vitit të fundit të mandatit qeverisës në sproven e vetëqeverisjes. Ky gjest i marrë si paralajmërim për një pozicionim të ri politik nga vetë socialistët përballë administrimit të mandatit elektoral, në të vërtetë shënon njëherësh edhe premisën e një rikonfigurimi të tyre. Së paku, drejt kësaj strategjie duket se shkojnë kreu socialist Nano, i cili jo më kot gjatë këtij muaji shënon një kalendar lëvizjesh të ngjeshura nëpër disa vende evropiane si dhe vetë kryeministri Meta, i cili duket se i kapërcen më shpejt nga ç’mendohet disa insinuata të 16 ditëve më parë. Nga ana tjetër, terreni për këtë zgjedhje i lidershipit socialist ka qenë favorizant po të merret në rëndësinë e vet, konteksti i zhvillimeve më të fundit në Kosovë dhe shqetësimi perëndimor për vatrat kritike në Ballkan. Fakti që paralajmërimet Nano-Meta për ndryshime në Ekzekutiv nuk janë pasuar me reagime të skajshme apo qëndrime të egra si nga opozita ashtu edhe nga aleatët e koalicionit, (ndonëse parë për të cilat ashtu edhe nga një vëzhgim i koalicionit është edhe vendore), flet qartë për këtë terren të favorshëm. Në pikëpamjen politike, kreorët politikë të mazhorancës duket se kanë gjetur kohën dhe kanë komoditetin e mjaftueshëm për t’i kryer një gjest politik në shërbim të qënies në prag të zhvillimeve elektorale.

Mos kërkoni më ndihma

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Limprecht faqe 9

Bllokohet dymbëdhjetëkatëshi pranë Baletit. Akuzat bien mbi ministrin Ruka

Prefekti kurajoz i Tiranës, Taulant Dedja, bllokon një pallat të paligjshëm, i cili mendohet se është pronë e një ministri faqe 19

Politikanë të ligj që i kanë fëmijët jashtë Shtetit

1. Thimio Kondi, Kryetar i Gjykatës së Lartë (SHBA) 2. Ilir Boçka, Zv/minister i Mbrojtjes, me Green Card (SHBA) 3. Neritan Ceka, President i PAD (Gjermani) 4. Lufter Xhuveli, Ministër i Bujqësisë dhe kryetar i Partisë Agrare (Gjermani) 5. Pavli Zëri, deputet i PSD (Greqi) 6. Gaqo Apostoli, deputet i PSD (familjarisht në SHBA) 7. Ylli Vejsiu, deputet i PD (Suedi) 8. Limoz Dizdari, deputet i PS (SHBA) Shënim: Dje botuam që Skënder Gjinushi, Kryetar i Parlamentit, ka një djalë në Greqi. Saktësojmë se i ka të dy djemtë me studime në Greqi. faqe 3