08/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 prill 2000

Masakër në mesnatë

Një i vrarë dhe dy të plagosur rëndë. Deri në orën 24.00 kufoma ishte ende në makinë dhe e paidentifikuar Lajmi i orës së fundit: 23.20, atentat në bulevardin “Bajram Curri”. Policia rrethon Tiranën. Ekzekutorët largohen me makinë me targa të huaja Masakën në mesnatë në Tiranë. Të paktën një i vdekur dhe dy të plagosur, ka qenë bilani i një atentati të përgjakshem, mbrëmë vonë, në bulevardin “Bajram Curri”. Të tre rinj, të cilët udhëtonin në një makinë me targa të huaja, janë sulmuar nga disa persona, të cilët udhëtonin me një tjetër makinë me targa të huaja. Ka mbetur i vdekur në vend i riu që ishte në timon, ndërsa janë plagosur rëndë dy të tjerë që ishin në të. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë, në orën 23.25, në bulevardin “Bajram Curri”, në segmentin e rrugës mes restorantit “Blu Mare” dhe hotelit “Franca”. Viktimat ishin duke udhëtuar me një Mercedes me targa të huaja, nga kryqëzimi i fundit i Tiranës së Re, drejt qendrës, kur ua prenë rrugën një makinë, nga e cila është hapur zjarr menjëherë me automatik. Personi që drejtonte makinën ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa dy shokët e tij kanë shpëtuar, të paktën deri mbrëmë rreth orës 24.00, dhe janë dërguar në kirurgjinë e Spitalit Ushtarak. Menjëherë pas broshërisë së automatikut, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të Komisariatit numër dy të Policisë si dhe të Drejtorisë së Tiranës, e cila gjendet disa qindra metra larg vendit të atentatit. Ndërsa dhjetra makina të tjera kanë bllokuar të gjitha rrugët e kryqëzimet dhe janë vënë në ndjekje të makinës së atentatorëve. Ekspertët kanë bllokuar vendin e ngjarjes dhe kanë kryer veprimet e para hetimore. Deri në orën 24.00 kufoma ishte ende në makinë. Policia tha se akoma nuk e ka identifikuar viktimën, pasi makina ishte me targa të huaja dhe nuk figuron te në regjistrat e saj. Kështu që nuk mund të flitet edhe për shkakun e vrasjes. Megjithatë, fakti që dy prej shokëve të tij ishin ende gjallë në spital, u ka dhënë mundësinë hetuesve të mësojnë identitetin dhe shkakun e vrasjes.

“Stuhi” paraelektorale

Nga mënyra si përfundoi tryeza e përbashkët e ekspertëve të koalicionit në pushtet dhe opozitës, nën kujdesin e OSBE-së, si dhe reagimet e forcave politike të opozitës nuk paralajmërojnë kohë të mirë lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Duke gjykuar nga zhvillimet e deritanishme, gjasat më të mëdha janë që procesi zgjedhor në përgjithësi do të jetë i kontestueshëm, gjë që sigurisht do të krijojë probleme me njohjen e rezultatit të zgjedhjeve. Si pasojë e mosrikthimit të ekspertëve të opozitës në tryezën e organizuar nga OSBE, një pjesë e Kodit Elektoral që u përpilua në këtë tryezë gjatë muajit të fundit, ndonëse e parëndësishme nuk e ka “bekimin” e opozitës. Por, një “defekt” i tillë nuk përjashtohet që të shfrytëzohet nga opozita si një argument qoftë për të mbajtur ndezur zjarrin e protestave masive kundër “votëvjedhësve”, por edhe për të mos u pajtuar me një rezultat zgjedhjesh, i cili do ta ndeshkonte atë. E vërteta është se zërat që vijnë nga selia e demokratëve, sinjalizojnë për “protesta mbarëpopullore”, në “mbrojtje të votës së lirë”. Nga ana tjetër, nuk mund të kalojnë pa efekte dhe disa deklarata kategorike të ardhura nga kampi i koalicionit të të majtëve në pushtet, që nxjerrin në plan të parë injorimin e partive lidhur me përbërjen e KQZ-së që do të thotë përjashtim i konsultimeve të presidentit Meidani, me forcat politike të vendit në këtë drejtim. Në fakt, dorëheqja e dy prej anëtarëve të KQZ-së krijoi përdorëheqja e dy prej anëtarëve të KQZ-së krijoi një përshpejtim të hapjes së një dritareje për një kompromis, i cili do t’i “zbutste gjakrat”. Por, gjithsesi, duket se është vendosur që Kushtetuta të mos preket, pavarësisht nga interpretimet që mund t’i bëhen, emrat e dy njerëzve që do të zëvendësojnë Klosin dhe Meçen në KQZ, do të jenë në dorë të presidentit Meidani dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mirëpo, duke pasur parasysh situatën, do të ishte mirë që Presidenti, nga pozitat e garantuesit të unitetit të Kombit, është mirë të gjejë format dhe mjetet për të krijuar terrenin që të merren në konsideratë edhe preferencat e opozitës. Duke lënë mënjanë faktin se cila palë do të ngarkohet me përgjegjësisë për ato që mund të ndodhin në të ardhmen, duke u nisur nga sugjerimet e përhershme të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, zhvillimi normal i zgjedhjeve të ardhshme lokale e atyre parlamentare janë prova vendimtare për të ardhmen e vendit. Kjo, sepse, vetëm zgjedhjet e pakontestueshme do ta shkëpusin politikën shqiptare nga eksperiencat e 26 majit apo 29 qershorit dhe recidivat e tyre.