VLORA, fitorja ose vetëvrasja e Berishës
Kryetari i PD-së, pas Durrësit dhe Fierit, kërkon të bëjë një miting të madh në Vlorë, qyteti që u masakrua në kohën e qeverisjes së PD-së
faqe 5
Fushata, në vend të bilanceve, bëhet me britma
Megjithëse zgjedhjet lokale ndodhen relativisht larg, ka mund të thuhet pa hezituar se vendi ka hyrë në fushatë elektorale.
Kështu, duke shfrytëzuar përvjetorët e krijimit të degëve të PD-së apo dhe ndonjë rast tjetër, lideri i opozitës Berisha, që prej disa muajsh po zhvillon mitingje dhe takime me elektoratin, në fokus të të cilëve janë mosrealizimet, korrupsioni apo kontrabanda e qeveritarëve si dhe dobësitë në punën e tyre. Ndërkohë, edhe fronti i koalicionit në pushtet është vënë në lëvizje. Pak javë më parë, kryetari i PS-së, Nano, u tërhoq vëmendjen kryetarëve lokalë socialistë për të “mos qëndruar indiferentë ndaj vizitave të Berishës në rrethet e tyre. Ndërkohë që propaganda shtetërore po u mëshon sukseseve të qeverisjes, zyrtarë të ndryshëm kanë filluar të bëjnë premtime deri dhe në organizimin e spektakleve si spektakli i “inspektimit të rrugëve” nga disa prej ministrave të kabinetit “Meta”. Por, elektorati shqiptar, në përgjithësi, pas dhjetë vitesh pluralizëm, është mësuar me lojrat politike, duke ua pirë lëngun edhe premtimeve elektorale. Mund të thuhet pa frikë se shqiptarëve nuk u ka mbetur më asnjë fije optimizmi lidhur me ato që thonë politikanët e tyre në podiume. Opozita ka hapësirë përseritjes së premtimeve që bën në fillim të mandatit të pushtetarëve lokale të saj, i ka mbushur sheshët me fjalët “kriminal”, “bandit”, “kusar” e të tjera të këtij lloji. Ndërsa pozita, me fare pak suksese për t’i “shitur”, nuk nguron të thotë se vendi Berishës është në burg, e jo në shesh. Përballë kësaj situate, elektorati rrezikon të pësojë një tronditje bosët politike, duke refuzuar të shkojë para kutive të votimit. Nga ana tjetër, kur flitet për korrupsion të pushtetarëve, më shumë se Berishës, elektorati shqiptar u beson institucioneve ndërkombëtare dhe organizmave që mbikëqyrin Shqipërinë, të cilët nuk kanë munguar të bëjnë publik një realitet të tillë. Përgjithësisht, ajo që bie në sy deri tani në propagandën e forcave politike shqiptare, është paaftësia e të serviru të alternativave bindëse për zgjidhjen e problemeve ekzistuese. Inginjur me premtime, shumica e mbetura pa u realizuar, elektorati sot më shumë është i interesuar për rrugët dhe mënyrat e realizimit të tyre. Përballë fushatash të këtij lloji, dy krahët e politikës shqiptare, në radhë të para, ata që kanë pushtetin, atë qendror, por edhe atë lokal, para se të dalin në rrugë e të akuzojnë njëri-tjetrin, duhet të dalin para popullit e të bëjnë bilancin e premtimeve që dalin bërë kur kërkuan votën, me realizimet pas mbarimit të mandatit. Vetëm duke e kaluar në një skaner publik periudhën e qeverisjes së tyre, politikanët duhet të gjejnë kurajon të kërkojnë sërish votën e shqiptarëve.
Emë e bijë varin veten në shtëpi
Faqe 9
Të varurit e Fierit në vitin ’93
Përse Policia shqiptare e “shiti” Gazhelin tek grekët
Asnjë nga trafikantët e mëdhenj të drogës nuk është arrestuar në Shqipëri
Ministria: Kemi frikë se na i liron gjykata
faqe 8