Policia në dilemë: Nuk garantojmë dot sigurinë për mitingun. PD e vendosur, ngre një grup pune për “marshimin” e vështirë
Koha Jonë
14 prill 2000
Berisha: “Edhe i vdekur do të shkoj në Vlorë”
faqe 2-3
Sovraniteti i cunguar
Edi Lesi
S has hkat që po hidhen në Vlorë dhe në Berat, mund të vijnë duke u bërë gjithnjë e më rrezikprurëse, nëse ngjarjet vazhdojnë me këtë ritëm. Këto shashka mund të shndërrohen në granata pas disa ditëve, nëse gjuha e antagonistëve të politikës do të mbetet po kjo, dhe nëse angazhe të caktuara do të shtyhen ose vetvetiu ose me ndikim në nostalgji të dhimbshme, që kanë të bëjnë me pranverën e çmendur të para 3 vjetëve.
Përpjekjet e Berishës për të vajtur në Vlorë brenda këtij muaji dhe nga ana tjetër, mëtime të socialistëve në pushtet për të bërë të njëjtën rrëmujë të organizuar e të ligjshme në Berat, po bëjnë që bashkë këta liderë politikë që janë angazhuar pandalshëm për rigjenerimin e plagëve të ’97, ta kthejnë edhe një herë vendin në kohë të vështira. Po hyri Berisha në Vlorë, në fakt do të jetë më mirë, pasi në të kundërt, mund të ndizzen “enklavat” e nxehëta të demokratëve në Veri, që jo rrallë kanë treguar se bëjnë shumë për të krijuar ishuj të paskajshëm edhe për socialistët. Pra e mira e do që qeveria me forcat e saj të rendit të angazhohet për t’i siguruar Berishës një vizitë në Vlorë.
Nga ana tjetër, kjo minikrizë sjell në sipërfaqe edhe një herë një fakt domethënës që prej gati tre vjetësh ishte lënë disi në harresë. Levat e politikës shqiptare vazhdojnë të mbeten dy njerëz, Nano e Berisha, që as si qytetarë e as si kryetarë partish nuk gëzojnë të drejtën e qarkullimit në gjithë territorin e Shqipërisë. Këtë lloj sovraniteti të kufizuar e kanë të dy liderët. Nano zor se do të organizonte një miting në Shkodër dhe është e mjaftë zemërata e deritanishme vlonjate për të treguar se edhe Berisha vështirë se shkel në qytetin port, nga i erdhi përëndimi kur ishte në krye të vendit. Ky privim si për Berishën ashtu dhe për Nanon do të ishte i justifikueshëm në një vend normal, për t’i detyruar këta soj politikanësh të paktën të heqin dorë nga babëzia për të qenë gjithnjë në krye. Fakti është se në të dy partitë ka njerëz që nuk kanë më pak aftësi dhe që mund të shkelin çdo pëllëmbë të territorit shqiptar, por para pak kohësh në Vlorë kishin një takim reformatorët e PD-së. Po ashtu, ka në Shkodër një simpatí për disa socialistë që si reformatorët e PD-së, nuk kanë fort marrëdhënie të mira me kryetarin Nano.
Fëmijët e rrugës shpërndajnë drogë
. Faqe 14
Fëmijët e rrugës shpërndajnë drogë
Kejdi flet me pranga në duar: Në qeli s’kam kë të mashtroj
Prokuroria nuk i deshifron dot programet e kompjuterit të Kotes që prodhonte falsifikimet
Dje në gjykatë për të mësuar adresën e qelisë — faqe 8