19/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 prill 2000

Socialistët i presin rrogën Sali Berishës

Ka munguar pa arsye në seancat e Kuvendit Popullor Zyra e financës së Parlamentit i ka hequr gjysmën e pagës liderit të PD-së faqe 3

Kurajoja për të pranuar “vendimin” e votës

Dorëheqja e Kryeministrit italian, Massimo D’Alema, pas humbjes minimale në zgjedhjet lokale të së dielës, nuk kishte si të mos kalonte pa bërë përshtypje në opinionin shqiptar. Kjo pasi, me ndonjë përjashtim të rrallë, institucioni i dorëheqjes në Shqipëri, si formë e pranimit të humbjes, nuk ka patur të drejtën e qytetarisë në politikën shqiptare. Në fakt, D’Alema nuk humbi zgjedhjet parlamentare, as votëbesimin në Parlament që mund t’ia bënin të detyrueshëm aktin e dorëheqjes. Mirëpo, ai duke e konsideruar rezultatin e zgjedhjeve lokale si një test lidhur me konsensusin popullor ndaj qeverisë së koalicionit që ai kryesonte, e ndjente se kishte humbur të drejtën morale për të qeverisur një elektorat, shumica e të cilit u shpreh në favor të kundërshtarëve të tij në opozitë. Ndërsa, përsa i përket Shqipërisë, mund të mbushet një listë e gjatë me shembuj, ku politikanëve shqiptarë nuk u bën as më të voglën përshtypje, jo vetëm humbja e një beteje votash, por as dëshmitë e deri dhe publikimi i fakteve demaskuese kundër tyre, lidhur me pjesëmarrjen në afera të paligjshme. Duke u ndalur vetëm në këta vitet e fundit, politikanët shqiptarë kanë preferuar ta zhysin vendin në kaos, në prag të luftës civile, vetëm për shkak të paaftësisë për t’u pajtuar me humbjen e preferencave dhe konsensusit në përgjithësi. Aktualisht, në kabinetin qeveritar të kryesuar nga Meta, vazhdojnë të qëndrojnë ministra, me gjithë dëshmitë e tyre në çdo drejtim. Shqipëria është ndoshta i vetmi vend ku zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion, pjesëmarrje në kontrabandë dhe protagonistë në abuzime të çdo lloji, nuk gjejnë forcën e mjaftueshme për të dorëzuar imunitetin, duke iu nënshtruar gjykimit, qoftë dhe në aspektin moral. I vetmi shembull pozitiv në këtë drejtim është ai i ish-kryeministrit Majko, i cili duke dhënë dorëheqjen pas humbjes në garën për kryetar partie me Nanon, mund të thuhet se veproi si një politikan europian. Tani së fundi, sapo ka filluar beteja elektorale midis dy kampeve të politikës shqiptare, të udhëhequr nga Nano e Berisha. Me të vërtetë që zgjedhjet e vjeshtës së këtij viti kanë të bëjnë vetëm me drejtuesit e pushtetit lokal, por, në të vërtetë, kjo është një sfidë përsa i përket konsensusit në radhët e elektoratit. Dihet që zgjedhjet do të kenë një fitimtar dhe një të humbur, por ajo që pritet me një interes po aq të madh është se a do të jetë në gjendje të pajtohet me rezultatin pala humbëse? A do të kenë Nano apo Berisha guximin qytetar për të ndjekur shembullin e Kryeministrit dhe liderit demokrat italian, duke dhënë dorëheqjen nga kreu i forcës politike që drejtojnë? Përvoja e deritanishme na bën të mos e besojmë këtë. Dhe, nëse nuk do të ndodhë kështu, na duhet të bindemi se politikat e sotme i duhen ende dekada për t’u qytetëruar.

PS, frikë për mitingun: Ç’do t’i themi popullit?

faqe 2 PS, frikë për mitingun: Ç’do t’i themi popullit?

Nesër do të lexoni: Neritan Ceka sponsori politik i firmës libaneze “SEAMENT” Tirana “kampione” Në 3 vjet 630 mitingje pa leje faqe 8 Historia tragjike Katër vjet në shtratin e spitalit Infektiv faqe 13 Borxhi i jashtëm Çdo shqiptar do të “paguajë” nga 200 USD faqe 15 “Robinson Kruzo” Tre vjet në male nga frika faqe 9