Ministri, duke shfrytëzuar emrin e mirë të muajve të parë të punës, ka emëruar në postet kyçe nipër, kushërinj dhe miqtë e tij në të gjitha pikat ku bëhet kontrabanda
Djali i dajës i ministrit, Arben Kokomani, drejtor i doganës së Rinasit; e motra Teuta Poçi, përgjegjëse e doganës së Rinasit; Ylli Spaho, mik i ngushtë i Poçit, drejtor i aeroportit; kushëriri i tij Sokol Çela, drejtor i Policisë së Korçës; Fadijev Kërpaçi, shefi i komisariatit të Kavajës, etj.
.
Mafia e ministrit Poçi në polici dhe dogana
Djali i dajës i ministrit, Arben Kokomani, drejtor i doganës së Rinasit; e motra Teuta Poçi, përgjegjëse e doganës së Rinasit; Ylli Spaho, mik i ngushtë i Poçit, drejtor i aeroportit; kushërinj të tij Sokol Çela, drejtor i Policisë së Korçës; Fadijev Kërpaçi, shefi i komisariatit të Kavajës, etj.
faqe 2
Kur degjeneron emri i mirë i ministrit
Angazhimi shembullor në luftën kundër kriminalitetit që u konkretizua me rënien e ndjeshme të krimit, duke çuar në asgjësimin e rreth 40 bandave bënë që ministri i Rendit Publik, Spartak Poçi, me të drejtë të vlerësohej si ministri më i suksesshëm në qeveritë Majko dhe Meta. Meritat e ministrit Poçi binin edhe më shumë në sy përballë dështimeve të paraardhësve të tij në përpjekjet e tyre për të “bërë zap” të ashtuquajturit “të fortët”. Një realitet i tillë nuk kishte si të mos entuziazmonte edhe qarqet politike të vendeve të interesuara për një Shqipëri të qetë dhe stabile. Kjo ishte dhe arsyeja që Ministrit shqiptar të Rendit t’i jepej një përkrahje e gjithanshme edhe nga faktori ndërkombëtar. Çdo zyrtar i lartë perëndimor që vinte në Shqipëri i thurte elozhe Poçit, duke e privilegjuar nga ministrat e tjerë. Në këtë mënyrë, kushdo kishte të drejtë të mendonte se të gjitha këto do të shërbenin për ta nxitur ministrin e Rendit Publik që të shtonte mobilizimin, duke i shtuar shanset për një triumf përfundimtar mbi krimin. Por zhvillimet e muajve të fundit po tregojnë se mbështetja e gjithanshme që i është dhënë, nuk ka ndikuar në një sens të tillë tek zoti Poçi. Duket se fjalët e mira dhe vlerësimet pozitive në adresë të tij, i kanë krijuar ministrit bindjen se ai është “i pazëvendësueshëm” në krye të Rendit Publik dhe për këtë arsye ka të drejtën të bëjë ç’të dojë, pa përfillur askënd. Reputacionin e krijuar gjatë periudhës së parë si ministër i Rendit Publik, Poçi e shfrytëzoi duke krijuar privilegje për vete, të afërmit dhe miqtë e tij. Kështu, pothuajse të gjitha lëvizjet e muajve të fundit në strukturat e Rendit apo që lidhen me të, karakterizohen nga largimi i “të pabindurve” dhe zëvendësimi i tyre me njerëz të afërt të ministrit Poçi apo të destinuar për t’i shërbyer besnikërisht atij në realizimin e biznesve të dyshimta të tij. Është kjo arsyeja që në këtë periudhë jemi ndeshur me emërimin në strukturat e Rendit të elementëve mafiozë e të dënuar nga ligji. Dhe, pasojat e kësaj linje të ndjekur nga ministri Poçi pasqyrohen me rritjen galopante të kriminalitetit në tre muajt e fundit, duke iu afruar niveleve të vitit 1997, aq më tepër që periudhën 2 janar- 20 prill 2000 ka pasur 34 të vrarë. Ndërsa në shkallë Republike numri është më i madh, duke shënuar një rritje të madhe të krimit. Ndërkaq tejkalimi i të drejtës nga njerëzit e afërt dhe të caktuar “të hekurt” përreth ministrit, kanë shthurur njëherësh precedentin e dhunës shtetërore mbi mjetet e zgjedhjes. Ky precedent shkon deri në nëpërkëmbje dhe trajtim primitiv të ligjit dhe të së drejtës njerëzore.
Itaka e Poçit
Nga Alfred Peza
Rruga për rivendosjen e rendit në Shqipëri, i ngjan udhëtimit detar të Odise-së drejt Itakës, pas kthimit nga Lufta e Trojës. Një aventurë e frikshme e luftës me bishat e krimit dhe tradhtisë brenda ekuipazhit. Dhe Spartak Poçi, që luan prej afro 1 viti Odisenë, duhet t’i rezistojë mbi të gjitha, tundimit të sirenave. Një tundim nga dehja e suksesit të përkohshëm, të mirat e pushtetit ballkanas, apo shkëmbinjtë e nënshtrimit.
Prej disa ditësh, krahas rrugëve, ujit e dritave, shigjetat e kritikave në media, janë drejtuar mbi “Heroin e luftës kundër Bandave”. Spartak Poçi nuk është më i përkëdheluri i gazetave. Veç kësaj, ai ka marrë mbi shpinë tashmë edhe mëri në një pjesë të socialisteve.
(vijon në faqen 3)
Partizani bojkoton kampionatin kombëtar
KLUBI I FUTBOLLIT “PARTIZANI”
Tiranë më 25.04.2000
FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT
TIRANË.
Për: këshën kemi depozituar me adresën tuaj kërkesa të shumta prej të cilave deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Një indiferentizëm i tillë që me gjithë rastet ka shkaktuar dhe t’i kufizojë këta renduar shumë situatën në skuadrën tonë që e cila ka ndërmarrë disa të reja në rezultatet sportive. Megjithatë me këtë gjendje dhe alarmi jam përgjegjës të respektojmë lojën e futbollit por javët e fundit po konstatojmë se ne na thake në paqe nën skandalet tona ishte pengesë me strukturën e turpshme e cila krijon skualifikime dhe dëmtimin nga zyrtarët tuaj. Prandaj kemi vendosur që deri në zgjidhjen e këtij problemi përkatëse që kemi depozituar të mos vazhdojmë të zhvillojmë asnjë ndeshje të kampionatit të futbollit.
PËR KRYESINË E KLUBIT TË FUTBOLLIT “PARTIZAN”
SEKRETARI
NEPTUN BAJKO
PRESIDENTI
ALBERT XHANI