Mbrëmë shteti pranoi vjedhjen më skandaloze në historinë e tij. Nga Thesari i Shtetit janë grabitur 2.8 milionë dollarë
Ari kishte tre vjet pa u inventarizuar, ndërsa duhej bërë çdo tre muaj
Mbrëmë shteti pranoi vjedhjen më skandaloze në historinë e tij. Nga Thesari i Shtetit janë grabitur 2.8 milionë dollarë
Qeveria dorëzohet: Na e vodhën floririn
Ari kishte tre vjet pa u inventarizuar, ndërsa duhej bërë çdo tre muaj
faqe 9
"Thesari u vodh, kush do përgjigjet?
Dje, pothuajse në mënyrë të sinkronizuar, Qeveria dhe Prokuroria, morën guximin ta pranojnë publikisht vjedhjen e Thesarit të Shtetit, që të cilën e nxorrën në dritë muaj më parë, opozita dhe shtypi i pavarur.
Dje, pothuajse në mënyrë të sinkronizuar, Qeveria dhe Prokuroria, morën guximin ta pranojnë publikisht vjedhjen e Thesarit të Shtetit, gjë të cilën e nxorrën në dritë muaj më parë, opozita dhe shtypi i pavarur. Duke mos u ndalur tek vlera e asaj çka [vazhdon jashtë pamjes]
Prag fushate PS-PD
Kush do përgjigjet?
ndalur tek vlera e asaj çka i mungon Thesarit të Shtetit, i cili ruhet në zonën e Kërrabës, gjë që sipas komunikatës së lëshuar dje nga Zyra e Shtypit e Qeverisë shkon në 2,8 milionë dollarë, rëndësi ka fakti i kryer. Vjedhja e Thesarit mund të konsiderohet si poshtërimi i fundit dhe më i madh që i bëhet shtetit në këto vite e fundit. Kjo, sepse diçka e tillë nuk dihet të ketë ndodhur ndonjë shteti tjetër, madje as Shqipërisë së gjysmës së parë të vitit 1997, kur u shkatërrua gjithçka. Gjej[a?] e dytë që të bën përshtypje, është heshtja e gjatë e qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore, e shoqëruar dhe me përpjekje për ta mohuar atë që mund të quhet si “vjedhja e shekullit”. Kështu, në vend që strukturat e specializuara shtetërore të mobilizoheshin, të paktën për të vërtetuar saktësinë e lajmit mbi këtë vjedhje të paprecedent, propaganda zyrtare u mundua ta paraqiste vjedhjen e Kërrabës si një “trill të zakonshëm të Berishës” dhe në zyrat e Ministrisë së Rendit u formulua edhe një padi gjyqësore për shpifje në adresë të gazetës “Koha Jonë”. Mirëpo, kjo heshtje dhe përpjekjet për ta mbajtur të fshehur vjedhjen e Thesarit, jo vetëm dyfishojnë dozën e fajit të atyre zyrtarëve që janë përgjegjës ligjërisht për ruajtjen e Thesarit të Shtetit, por i bën të besueshme të gjitha hipotezat mbi një implikim të tyre në këtë vjedhje. Tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse tuneli ku ruhet Thesari të hiqet nga lista e objekteve të rëndësisë së veçantë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe lidhur me mosrespektimin e kritereve për inspektimin periodik të vendit ku ndodhet Thesari. Sipas ligjit, përgjegjës për ruajtjen dhe sigurinë e Thesarit të Shtetit, janë Ministri i Rendit Publik dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Në çdo vend të botës, qoftë dhe asaj të pazhvilluar, dorëheqja është një hap minimal pas një skandali të tillë, por duke qenë se jemi në Shqipëri, nuk mund të bëhet asnjë parashikim lidhur me reagimin e dy funksionarëve të mësipërm. Asnjë rrethana nuk mund t’i nxjerrë të lara këto dy institucione. Nëse Thesari është vjedhur në kohën e trazirave të marsit ‘97, sikurse ka të ngjarë të rezultojë pas “hetimeve”, pak rëndësi ka se çfarë duhet të ishte bërë, pasi në bazë të ligjit ai bëhet një herë në tre muaj. Gjë që në fakt nuk ka rezultuar, sipas prokurorisë, se që nga shkurti 1997-ës nuk është bërë asnjë verifikim. Më të vërtetë, dy ditë para pranimit nga ana e qeverisë së vjedhjes së Thesarit, janë arrestuar tre punonjës policie, por dora e shtetit duhet të godasë shumë më lart. Duke pasur parasysh hiperkusionet e kësaj vjedhjeje, kryeministri Meta duhet të tregojë me ingoroz se kurrë në ndëshkimin e zyrtarëve fajtorë. Në rast të kundërt, kur në pushtet të rikthehet opozita është vështirë se do t’i shpëtojë ndëshkimit në cilësinë e bashkëfajtorit.
Policët e Pçit në gatishmëri
Kryeministri u shpjegon policëve se përse shërben policia
Kryeministri Meta vizitoi drejtorinë e policisë së kryeqytetit.
Atje ai deklaroi se policia është në mbrojtje të jetës së shtetasve dhe në ruajtjen e rendit publik, gjë që nuk e dinin më parë policët. “Tani që e morëm vesh se përse është policia, nuk do të ketë më krime”, deklaroi drejtori i policisë kryeqytetase, Bibil Mema.
Humor nga Filip Çakuli në faqet 29-31