Bengasi dhe Beqiri, të armatosur në një bazë
Intervistë në ilegalitet: Nuk dorëzohemi. Klanet mafioze në Ministrinë e Rendit dhe Prokurori duan të na shohin prapa hekurave
Gjykata firmosi dje arrestin për funksionarin e policisë dhe kryetarin e PUPD-së
faqe 7
Burgu, refreni monoton anti-Berishë
Deklaratat e dy ditëve më parë të liderit të opozitës, por më shumë terminologjia e përdorur prej tij në Parlament, nuk kishin si të mos shkaktonin reagime në radhët e socialistëve, në radhë të parë atyre, të cilëve iu drejtua personalisht.
Ajo që ra më së shumti në sy në reagimin socialist, ishin thirrjet drejtuar organit të akuzës për ta penalizuar Berishën. Kështu, Nano duke i konsideruar deklaratat e Berishës të bëra në Parlament si një “kërcënim kundër institucioneve”, paralajmësoi se këto do të arkivohen për t’u përdorur në një të ardhme si dëshmi nga ana e akuzës kundër liderit demokrat. Ndërkohë, një nga krerët e tjerë të PS-së, ndërsa i klasifikoi deklaratat e Berishës si “kanosje”, nuk mungoi të akuzonte edhe prokurorinë si “bashkëfajtore nëse ajo nuk do të vepronte”. Në fakt, reagime të tilla të krerëve socialistë, të cilët i kujtojnë Berishës drejtësinë, sa herë lideri i opozitës i ashpërson tonet kundër qeveritarëve në fjalimet e tij, janë bërë diçka mëse familjare gjatë këtyre tre viteve të fundit për politikën shqiptare. Vetë Nano, pak kohë më parë, kur kundërshtari i tij filloi “të tapronte” duke u marrë me “kusharët”, në një takim në një nga degët e PS-së, i kërkoi organit të akuzës të merrej me Berishën. Zyrtarët socialistë, ndoshta mund të kenë të drejtë të ankohen nga qëndrimi i drejtësisë ndaj Berishës, por ama, deri më sot, asnjë nga politikanët e koalicionit në pushtet, qeveritarë apo me funksione në parti, nuk ka marrë guximin të përpilojë një padi kundër liderit demokrat për t’ia adresuar Prokurorisë. Kështu, ndërsa Berisha i pasuron nga dita në ditë listat me akuza për vjedhjet dhe bëmat e të tera qeveritarëve “mafიოzë”, asnjë prej këtyre nuk është lodhur për ta paditur për shpifje Berishën, sipas ligjit. Nga ana tjetër, tre vjet më parë, shumica e opinionit ishte përgatitur nga opozita e asaj kohe që më të ardhur në pushtet, Berishën do ta shihte në bankën e të akuzuarit për ato që ndodhën në atë periudhë të vitit 1997. Por ndërsa vitet kaluan, jo vetëm kjo nuk ndodhi, por Berishai ka shpërfillur edhe ftesat e prokurorëve për t’u paraqitur, qoftë edhe si dëshmitar. Për këto arsye, thirrjet e politikanëve drejtuar prokurorisë apo organeve të tjera të drejtësisë, për ta vënë Berishën përballë ligjit, duken fëra të drejtësisë, për të vënë Berishën përballë ligjit, duken më shumë si përpjekje në kuadër të një rituali të zakonshëm. Ata nuk bëjnë asgjë më shumë, veçse e kopjojnë Berishën në invers. Pasi, as edhe lideri i demokratëve, ndonëse akuzon çdo ditë në mitingje, nuk ka marrë guximin të bëjë qoftë dhe një padi për të dhënat që ai pretendon se ka për trafiqet që drejtohen, sipas tij, nga krerët të qeverisë dhe shtetit.
Kapet në Tiranë terroristi italian i Brigadave të Kuqe
faqe 8
Kapet në Tiranë terroristi italian i Brigadave të Kuqe
Lushnje, masakër në një familje
Misterioze shkaqet
faqe 9
Lushnje, masakër në një familje
Vret nënën, vëllanë, fëmijën dhe veten
Njoftim i orëve të vona
faqe 28-29
Këshilli i ministrave ka vendosur mbrëmë që të gjithë anëtarët e Kabinetit të dorëzojnë unazat, varëset dhe byzylykët për të plotësuar floririn e grabitur nga Thesari i Shtetit