09/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 maj 2000

Vrasja e vezhguesit: “Vepër terroristësh”

Policia ka hedhur mbrëmë versionin e një krimi të importuar. “Mënyra e ekzekutimit ngjan atyre të organizatave terroriste” Gjendet i mbytur në krevat misionari spanjoll i USAID-it

Komedia e Thesarit

ALEKSANDËR ÇIPA Skandali i vjedhjes së Thesarit po degradon në një komedi për tregun elektoral. Mbrëmë policia e shtetit ka prangosur disa dhjetra fshatarë nga Kërraba dhe fshatra të tjera periferike të Tiranës, të cilëve në banesat e tyre u janë gjendur sasi të vogla të monedhave numizmatike të vjedhura nga tunelet e Thesarit. Ndonëse zyrtarisht Prokuroria nuk ka bërë, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, asnjë deklaratë rreth zhvillimit të fundit, dilema e gjetjes përfundimtare të Thesarit mbetet e hapur. Ndërkaq deklarata e vetë ministrit të Rendit, Poci, por edhe operacionet e fundit të policisë në terren, të bëjnë skeptik për të pasur besimin e gjetjes përfundimtare të Thesarit. Në gjithë pamjen e vet ky aksion i uniformave blu ka shenjat e qarta të një fushate-aksion të vonuar. Në të njëjtën kohë si element i plotë i këtij skandali të degraduar (si i tillë përballe seriozitetit zyrtar), vjen edhe deklarata e kreut të opozitës, Berisha, në të cilën dekonspirohet hapur korrespondenca “top-secret” e ish-ministrit të Rendit, Ceka, me presidentin Meidani për gjetjen e fundit të Thesarit në tunelet e tij, pak ditë pas ardhjes në pushtet të koalicionit të majtë. Por ndërsa fushata e ministrit Poci, për gjetjen e autorëve të vjedhjes së dy vjetëve më parë, mbetet e parakaluar dhe e mbosbesuar, në të njëjtën mënyrë bie në greçkën e nëpërkëmbjes së detyrimit juridik ndaj sekretit shtetëror edhe kreu i opozitës. Ish-presidenti Berisha ka deklaruar dje publikisht Kodin e Thesarit si edhe ka paraqitur gati krejt materialet e tuneleve në Kërrabë, duke nënvleftësuar simbolikisht detyrimin moral ndaj sekretit shtetëror. Loja e shtrënguar aktuale në komedinë e skandalit, së bashku me interpretimin e kreut të opozitës për të fituar përmes pozicionit favorizues të denoncuesit dhe akuzuesit, rikofirmon hapur se “çështja Thesar” është kapitulli i radhës në komedinë elektorale që shfaqet dhe drobit së fundi edhe njerëz në këtë vend. Të dyja palët s’kanë për të sjellë më në Thesarin e Shtetit, as lingota, as monedhat numizmatike të vjedhura. Në pozicionet e radhës, brenda dhe përballe pushtetit, politikanët e pozitës nga njëra anë dhe ata të opozitës nga ana tjetër, vazhdojnë të ndjekin lojën e një kostoje të lartë për këtë vend me shtet të mosbërë. Ndërsa kombëtarë rolet e “statutit” klasik të politikës, me lehtësinë e mosvlerësimit rrënojnë vazhdushëm fragmente fondamente të shtetit. Në këtë rotacion rolesh të politikës, “gazi” i kësaj komedie vazhdon të vrasë duke qeshur vetë viktima, domethënë Populli.

Policë e prokurorë zbulojnë një tjetër grope mbushur me thesari

Ilir Suli: Edhe në olimpiadë do ta ngre shtangën duke kënduar Himnin Shqiptar

faqe 8 Intervistë/Flet nënkampioni i Evropës në peshëngritje Ilir Suli: Edhe në olimpiadë do ta ngre shtangën duke kënduar Himnin Shqiptar faqe 22-23

Operacioni “Kërraba”: Malet me flori mbulluar

faqe 7