Vëzhguesi spanjoll viktimë e spiunazhit
Hetuesit zbulojnë skedën e misionarit të USAID-it. Punonte për agjenci të huaja zbulimi. Në listë, edhe shërbimi amerikan, CIA
Dje u zhvillua ceremonia mortore në Kishën Katolike të Tiranës
faqe 7
Ky vend u çmend
Nga ENKEL DEMI
Dje, në kronikat televizive u tregua se Thesari është gjë tor. Operacioni ka zgjatur. Policia, Prokuroria, SHISH-i kanë gjetur në katundin Pezë-Helmës një pjesë të Thesarit. Hajduti është një punëtor krahu që ka shtënë pasurinë brenda një grope në bahçe. Nuk ka shfrytëzuar për tre vjet asnjë metelik nga pasuria dhe tani e arrestuan. Si puna e këtij njeriu janë dhe një të tjerë që në vend të kallashëve gjetën florí në depo. E vështirë për t’u gëlltitur historia, por ja që duhet.
Berisha zbulon tritolin në Parlament. Pallatet e kusarëve do të hidhen tej me tritol. Socialistët janë mërzitur për këtë gjë. Lufta Paja jo.
Berisha të nesërmen argumenton punën e tritolit. Duke ecur me fjalën e popullit “druri ka dalë nga xheneti” tregon se tritolin e ka gjetur në Kuran e Bibël. Duke konsideruar djallëzore pronat e kusarëve të majtë, ai si njeri i Perëndisë merr në dorë eksplozivin dhe i fshin nga faqja e dheut të kësaj toke.
Ky vend është çmendur. Njerëzit shohin e dëgjojnë. Politikanët janë kthyer në pleq dimri që tregojnë përralla me thesare, gishtë, vrastarë, hajdutë e xhindër.
Një farë Pëllumb Daltit, nga Mataneshi i largët, i kishte mbetur në dorë një tufë e madhe me monedha floriri dhe si në kohë të vjetra e kishte groposur. Të nesërmen e groposjes ishte nisur tek “Partizani i Panjohur”, kërkonte punë krahu e jetonte me borxhe. Teneqeja me flori mbeti për tre vjet në grope, u gjet dhe entuziasmoi “Zërin e Popullit”. Kjo është e vërteta që duhet të kënaqë gjithë Kërrabën, Pezë-Helmësin, Jugun e Veriun e Shqipërisë. Dhe ne gëzohemi se floriri u gjet. Për fatin tonë as në duart e Guvernatorit, as Ministrit, por diku në bahçen me hudhra të Pëllumb Daltit.
Zoti Berisha u është kthyer librave të shenjtë. Pasi deklaroi në ditë të Pashkëve që antikrishtët janë në pushtet, zbuloi tritolin, drurin modern në librat e Zotit. Ka marrë në dorë çorën e gjykatësit të Perëndisë, shkopin e saj të dënimit dhe kërkon pushtetin në Shqipëri. Në këtë vend, ish-komunist, ku protagonistët e ateizmit janë bërë religjiozë, mund të dëgjosh historinë e fesë, blu, kuq, jeshil, në miting, në konferencë shtypi, në Parlament.
Në këtë pragfushate, kur duhet të humbë një thesar që gjendet, kur duhen shkulur pallatet e kusarëve nën frymën e Perëndisë dhe vetëm dy rrugëzgjidhje: ose të gajasësh, ose të luash nga trute e kokës.
Kuptohet se njerëzit do të gjejnë atë që u vjen më tepër për shtat, meqë ky vend është demokratik, ku liria e shprehjes nuk çon fantazinë e së mirës te populli. Në këtë regjim nuk çon fantazinë e së mirës te populli. Në këtë regjim, ul nuk përjashtohen as përfaqësuesit e këtij populli që hanë rrogat e Parlamentit, falë taksave që paguajmë përditë.
Grabitësi i vërtetë i Thesarit. Identiteti zbulohet në faqen 5
foto R. Tash
Dollari fluturon, dje 151 lekë
“Çmenden” valutat, kuota më e lartë brenda një viti
faqe 18