20/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 maj 2000

Kryeministri Meta sfidon kryetarin e Parlamentit

Jep dorëheqjen ministria e Transporteve, Ingrid Shuli. Skënder Gjinushi debaton ashpër me kreun e qeverisë dhe përgatitet të dalë nga koalicioni Krizën e djeshme, brenda mazhorancës, pritet ta zgjidhë presidenti Meidani, i cili mbetet mik i Gjinushit. Meta emëron ministër në vend të Shulit, Këshilltarin e tij juridik, Sokol Nako faqe 2

Nano-Berisha, ora prej rërë

Nga ALFRED PEZA Sa më shumë Meta fiton terren në hapësirën socialiste, aq më tepër Berisha pushton elektoratin shqiptar. Gjithçka ka filluar nga janari i këtij viti. Atëherë kur Meta po konsolidohej si e vetmja alternativë aktuale për qeverisjen e PS-së, ndërsa Nanos filloi t’i mbaronte karburanti i fushatës për kryetar partie. E në mungesë të vullnetit politik për të zëtuar fijet e pamuntura të PS-së, Nano duket se i është kthyer metodës që po e mban prej 9 vjetësh në krye të socialistëve: Duke u servirur atyre, gogolin Berisha. Është një lojë e njohur kjo mes liderëve të dy poleve të politikës shqiptare. Miniatura e së cilës, i ngjan parimit të punës së orës prej rërë. Më primitivia ndër orët, ajo mbahet si më e sakta e prodhuar deri tani nga mendja njerëzore. Në atë enë qelqi, koha matet nga lëvizja e kokrrizave të rërës, nga njëra ndarje tek tjetra. Sipas kësaj logjike ka rrjedhur edhe ndëshja politike mes Nanos e Berishës, që nga takimi i tyre në Trieste. Kryetari i PS-së është akuzuar nga të vetët, se i la fushë të lirë Berishës në zgjedhjet e 22 marsit ’92, që solli si pasojë, fitoren e mbi 2/3 të votave nga PD-ja. Po ashtu, edhe kur socialistët fituan lokalet e korrikut të atij viti. Pas kësaj erdhi burgosja e Nanos, që siç pretendoi Drejtori Agolli, “Berisha e ktheu nga njeri, në mit”. Humbja e Berishës në Referendum për Kushtetutën, jo vetëm që nuk u shfrytëzua nga PS-ja, por e detyroi PD-në të përgatiste 26 majin 1996. E për inerci, edhe 20 tetorin për Lokalet e atij viti. Ky rezultat e detyron ende Fatos Nanon, pas 3 vjetësh në pushtet, të deklarojë se PS-ja është në opozitë. Askush nga ata që kanë ndjekur nga afër marsin ’97, nuk mund të parashikonte atëherë, që Berisha të shkelte jo vetëm në Sheshin e Flamurit, por edhe sheshin “Skënderbej”. Pasi nisi familjen në Itali, ditën që Nano la qelinë e burgut, një helikopter priste me motorët të ndezur, pasagjerin Berisha. Por, atë ditë PS-ja pranoi të hynte në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Një qeveri e PS-së me President dhe mazhorancë parlamentare të PD-së, gjatë së cilës u vranë 2000 shqiptarë. E që atëherë, nuk kanë rrjedhur veçse 3 vjet dhe Berisha nga i akuzuar, është kthyer në akuzës. Për kompensim, ai e zhvilloi kongresin e PD-së një javë para PS-së, duke i krijuar mundësi Nanos ta mundë Majkon me 30 vota. Pas kësaj, që nga janari i këtij viti, ora është kthyer në kahun e Berishës. Drejt shekullit ka ai bën mitingje, po dynden gjithnjë e më tepër zgjedhës. Lideri i opozitës ka filluar të diktojë përsëri politikën shqiptare. Ai po luan kundër një kundërshtari që është tërhequr prej kohësh në mbrojtje. E si në një lojë futbolli, edhe në politikë, kush nuk shënon, do ta pësojë. Por, Nano deklaron se ndihet shumë i qetë. Ndoshta ai është i vetmi nga mazhoranca që nuk humbet asgjë nga ardhja e PS-së dhe Berishës në pushtet. Sepse, pas kësaj, ai e ka të sigurtë rifillimin e PS-së. Duke harruar në të gjithë këtë histori një shprehje të Napoleonit, se “një dinasti e dëbuar, kur rikthehet, nuk fal më kurrë”. Mbi të gjitha, vetë Nanon.

Sonte Grabocka kurorëzon “Miss Albania 2000”

Sonte Grabocka kurorëzon “Miss Albania 2000”

Prokuroria thërret Berishën

Dëshmitar për vrasjen e Vlorës faqe 6

EDU: Ja gabimet e kreut të PD

Mbërrin raporti nga Londra faqe 5

Të droguarit, fëmijët e intelektualëve

Dhjetë mijë përdorues faqe 13