Nesër Vlora pret PS-në, me policët e Berishës
KPD-ja do të debatojë për qeverinë, atje ku paqëzoi fitoren në 1997
Kriminelët e '97-ës janë rikthyer në strukturat e Ministrisë së Rendit
KPD-ja do të debatojë për qeverinë, atje ku paqëzoi fitoren në 1997
Nesër Vlora pret PS-në, me policët e Berishës
Kriminelët e '97-ës janë rikthyer në strukturat e Ministrisë së Rendit
Kthim tek realizmi
Nga GAVROSH LEVONJA
Largimi i socialdemokratës Shuli nga qeveria ishte dhe një hap tjetër që komprometoi dukshëm mënyrën dhe parimet, mbi të cilat është ndërtuar koalicioni qeveritar, tre vit më parë. Diçka e tillë kishte rënë në sy që me dhënien paradoksale të portofoleve më të rëndësishëm të qeverisë aleatëve minorë, të cilët dhe ato pak vende në Parlament arrinin t’i siguronin vetëm në sajë të votave të elektoratit socialist, i cili mbajti mbi supet e tij gjithë peshën e sakrificave në rolin e opozitës gjatë qeverisjes së PD-së. Por më e rëndësishmja ishte se pazaret e PS-së me aleatët e saj, duke u hapur rrugë ambicieve të këtyre, penalizuan kapacitetet që posedonte PS-ja në fusha të ndryshme. Si pasojë, “meritokracia” e propaganduar në atë kohë nga lideri socialist Nano, nuk mund t’i kapërcente kufijtë e një slogani, duke bërë që të dukej më shumë si një element publicitar në kuadër të paraqitjes së tij si një politikan modern, perëndimor etj.
Qeverisjen e koalicionit “Aleanca për Shtet” më shumë se kjo, do ta dëmtonte kokëfortësia e pakufizuar për të ruajtur raportet në përbërjen e qeverisë gjatë tre viteve, pavarësisht nga pesha e papërfillshme e aleatëve të PS-së në skenën politike. Kështu, ndonëse disa nga eksponentët e PAD-së, PSD-së e ndonjë aleati tjetër u treguan të paaftë në kryerjen e detyrave që u ishin ngarkuar, apo u përballën me akuza për implikim në afera korruptive, edhe pas largimit të detyruar të tyre, u zevendësuan nga kolegë të partive të tyre. Dhe, kritikët konstruktivë që vinin nga segmente të PS-së, etiketoheshin nga aleatët si “provokacione të qarqeve të caktuara në PS”. E keqja tjetër ishte se praktika të tilla hidhnin dyshime edhe mbi parimet, mbi të cilat ishte mbështetur koalicioni. Kjo binte në sy edhe në reagimin e lidershipit socialdemokrat, tani së fundi, pas largimit të Shulit, ku vendin e autokritikave e zinin justifikimet lidhur me “realizimet e Shulit” apo “plotësimit të angazhimeve të PSD-së në koalicion”. Mirëpo kjo këmbëngulje patologjike, për të mbajtur më këmbë një koalicion ireal, më shumë se kujdto i shërben rehabilitimit të Berishës, i cili u ringrit, duke shfrytëzuar gabimet dhe fajet e komponentëve të ndryshëm të këtij koalicioni. Gjithsesi, mënyra me të cilën reagoi kryeministri Meta, duke emëruar një këshilltar të tijin pa parti në vend të të diskredituarës Shuli, të bën të shpresosh për kthimin e një fryme realiste në qeverisje, kryesisht përsa i përket rolit të aleatëve në koalicion dhe raporteve me ta.
Kërkohet këpuca e hajdutit të Thesarit
Hetimet për grabitjen e Kërrabës
faqe 5
Hetimet për grabitjen e Kërrabës
Kërkohet këpuca e hajdutit të Thesarit
faqe 5
Ndërtimet pa leje, tani karburantet
Do të prishen të palicencuarit
faqe 14
Do të prishen të palicencuarit
Ndërtimet pa leje, tani karburantet
faqe 14
Kuvajti merr në dorë Portin e Durrësit
Tenderi prej 12milionë USD
faqe 16
Tenderi prej 12milionë USD
Kuvajti merr në dorë Portin e Durrësit
faqe 16
Misset, tani sfilatë para gjykatësve
Gjebrea padit Tv Klan
faqe 28
Gjebrea padit Tv Klan
Misset, tani sfilatë para gjykatësve
faqe 28