28/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 maj 2000

Meta: “Dua rrugën e Shkodrës për 30 orë”

Ministri i ri i Transporteve jep ultimatumin: Qindra punëtorë dhe kamionë hidhen në një superaksion për asfaltimet Operacion i rrallë i Kreut të Ekzekutivit për riparimin e rrugëve të Veriut faqe 5

Politika - ushqimi i rrugës

NGA ALEKSANDËR ÇIPA Ndërsa kampet politike kanë ngritur në një tonalitet të ri vokacionin e tyre elektoral, në disa pika periferike të vendit po ringjallen precedentët e përplasjeve së policisë së shtetit me njerëzit e rrugës. Rasti i Komisariatit të Policisë së Laçit, i cili i rënë pre e optimizmit të “ditës së parë të punës”, ka mundur të përballlet me masën e njerëzve që shijojnë padrejtësisht “drurin”, ndërsa lumpenat mbesin më të fortë se shteti, përbën aktin tjetër shtesë në përballjen kronike të shtetit dhe ligjit me njerëzit e rrugës. Përkimi i pranëvendosjes së politikës me njerëzit e rrugës, sa herë Shqipëria ndodhet në ditë elektorale, tashmë më shumë se një rastësi mund të vlerësohet si një strategji. Pikërisht kjo strategji tashmë është dekonspiruar në mënyrë flagrante. Ajo është preferencë e disa qarqeve, të cilat fatkeqësisht, ndonëse denoncohen shpesh nga palët politike në ndërtim pozicionesh, përdoren me efektivitet për bilancin politik, por me kosto për qetësinë qytetare dhe konsolidimin e shtetit ligjor dhe ligjit në tërësi. Sipas kalendarit të njohur të veprimit të popullizmit, në ditët e ardhshme të fushatës pritet të shfaqen në rrugë grevat dhe tubimet bllokuese. Në mënyrë të dallueshme shpesh përflet bllokimi i rrugës kombëtare, aq sa nuk përbën edhe kureshtje më praktika e grevave të urisë. Kjo “mënyrë demokratike” që natyrshëm mund të quhet përshkallëzim i reagimit qytetar, në të vërtetë në Shqipëri shpesh degjeneron në një anarki dhe sfidë rruge ndaj ligjit dhe shtetit që fatkeqësisht mbetet në pozitat e mosbërjes dhe pafuqisë. Në këto raste kritike të traditës së fushatës, forcat politike më shumë se përkushtime për shtetin dhe institucionet e tij manifestojnë cinizmin e pragmatizmit të tyre politik. Në përballje me precedentë të tillë socializimi, sot në qeverisje, kundërpërgjigjen me deklarime policës së shtetit se rasti i Laçit, kur për ndodhinë e një ditë nuk përmendin të japin qoftë edhe një komunikatë zyrtare. Ndërsa demokratët në opozitë, përmes një të zgjedhure të tyre lokale, nuk mënojnë të deklarojnë se fajin në përballje me njerëzit e rrugës e ka vetë komisarja e marrë peng(!). Të dyja këto qëndrime në përkatësinë që merren peng(!). Të dyja këto qëndrime në përkatësinë e tyre të ndryshme politike komprometojnë moralin qytetar të përfaqësuesve dhe kampeve politike. Kjo i qytetarit në këtë rast nëpërkëmbet dhe shndërrohet në një “hajmali” vetëm për konsum kushtetues të pozitës dhe opozitës. Ndërsa për realitetin praktik, jo vetëm shteti, por edhe Ligji bëhen vetëm mekanizma të keqpërdorura të politikës. Politika në këtë vend e ka tepëruar me përdorimin e rrugës. Madje mund të thuhet se në këtë vend ajo e ka vënë në mënyrë të vazhdueshme në shërbim të vet, pikërisht përmes protagonisteve dhe njerëzve të mjerë. Në këtë realitet të pandryshuar të saj, shqiptarët në vend kanë mbartin trishtimin dhe penatimin e kësaj keqpërdorjeje.

Plagoset një polic ekzekutohet krimineli

Faqe 7

Bomba e 1997-ës masakron 3 fëmijë

Njëri vdes në vend, ndërsa dy vëllezër humbin këmbë, duar e sy Tragjedi në Peshkopi faqe 6

Mallkimi i bjondeve: Vajzat vrapojnë të bëhen brune

30 mijë lekë për të qenë në modë Në klinikën ku ndryshohet ngjyra faqe 15