30/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 maj 2000

Frikë trazirash para zgjedhjeve

“Laçi, një goditje e organizuar me prapaskenë politike” Ministria e Rendit dhe SHISH paralajmërojnë të tjera incidente si ai i Laçit

Nga Kukësi duket Perëndimi

Kur shqiptarët dhe Perëndimi do të festojnë 1-vjetorin e çlirimit të Kosovës nga Serbia, në Shqipëri do të fillojë ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës. Këtë e deklaroi dje, në Tiranë, kryekoordinatori i Paktit të Stabilitetit të Ballkanit, Bodo Hombah. Në qershor, pritet të hidhet lopata e parë e asfaltit të ri mbi rrugën ekzistuese. Në atë rrugë, që vetëm brenda këtij viti, maskat u kanë marrë jetën 4 personave dhe kanë plagosur 10 të tjerë. Ndoshta është kjo arsyeja se përse statistikat e rendisin Kosovën në vendin e katërt për nivelin e marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë. Në këtë mënyrë, si të mos mjaftonin 87 vjet, duket fare qartë se ne e kemi humbur edhe 1 vit tjetër Kosovën. Një humbje ku pushtuesi nuk quhet më as Serbi, e as RF Jugosllave, por mungesë rendi e sigurie në verilindje të Shqipërisë. E për pasojë, traun e Doganës së Morinës, në Kukës, e kalojnë vetëm shishet e mbushura me Coca-Cola dhe një markë uji. Ndërkohë që po të kalosh nga Dogana e Bllatës do të duhet të parakalosh një varg maunesh prej 3-4 kilometrash, me targa maqedonase. Ky shtet 9-vjeçar i ish-Jugosllavisë, pa asnjë dalje në det, është bërë furnizuesi kryesor i tregut kosovar. Megjithatë, këtë muaj politika dhe diplomacia shqiptare duket se është zgjuar nga gjumi dimëror. Në Prishtinë janë dyndur këto ditë jo vetëm Presidenti, Kryetari i Parlamentit e Ministri i Arsimit, por edhe pronarë shtëpish botuese për Panarin e Ilir Librit shqip, artistë, gazetarë e biznesmenë. Por asnjëri prej tyre, nuk ka preferuar të shkelë Grand Hotelin, duke udhëtuar në rrugën Tiranë-Kukës-Morinë-Prishtinë. Edhe librashitësit, për të shkuar në Kosovë, kanë udhëtuar nga Maqedonia. Duke futur në xhepat e maqedonasve edhe paratë e Shqipërisë. Dhe shpjegimi për këtë është fare i thjeshtë. Rasti i marrjes peng të Komisariatit të Policisë së Laçit, një javë më parë (shih faqen 4) (vijon në faqen 4)

Vehbiu: Qeveria më grabiti pasurinë

Faqe 7

Besëlidhja-Besa, finalja e madhe

Nesër në orën 15.30 në stadiumin “Qemal Stafa” zhvillohet ndeshja e futbollit Nesër, dy skuadrat e kategorisë së dytë, Besëlidhja e Lezhës dhe Besa e Kavajës do të ndeshen mes tyre për të nxjerrë kampionen e kategorisë së dytë, e cila në sezonin e ardhshëm do luajë në kategorinë e parë. Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në orën 15.30, ku pritet ardhja e tifozëve të shumtë nga Lezha dhe Kavaja. Nga qyteti i Lezhës mund të mbërrijnë mbi 5 mijë tifozë, të cilët kërkojnë që kupa të përfundojë në Lezhë.

faqe 5 — Kryeministri në interpelancë 30 deputetë kërkojnë Metën faqe 2 Premtimi i koordinatorit Hombah, tani nisin ndërtimet për Paktin faqe 3 Policia: Vështirë arrestimi Në të gjithë vendin 1300 të kërkuar faqe 7 Grabisiin bagëti për t'u ushqyer Kriminelët e kërkuar kaçakë në male faqe 9 Investohen 17 milionë USD Kroatët në kërkim të naftës shqiptare faqe 11 Statistika nga INSTAT Ndërtimet, 10 për qind më shtrenjtë faqe 12