31/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

31 maj 2000

Poçi: Deputeti i Laçit i lidhur me trafikantët

Ministri akuzon krerët e pushtetit lokal dhe deputetin e PD-së për bashkëpunim me bandat Nga Kruja, kreu i Rendit paralajmëron një fushatë të egër zgjedhjesh faqe 7

PS, rikthim tek baza

Nga GAVROSH LEVONJA Më në fund lideri socialist Nano është kujtuar për mlin sinjifikativ që ka baza e partisë, duke urdhëruar njerëzit e kupolës të PS-së për të shkuar në bazë në mënyrë të të detyrueshme. Është një fakt i pamohueshëm se baza e partisë më të madhe të koalicionit qeverisës, që me ardhjen në pushtet të PS-së, jo vetëm i ka ftohur raportet e saj me udhëheqjen qendrore, por e keqja më e madhe është asfiksimi i aktivitetit të saj. Ndarja e paargumentuar e pushtetit me aleatët e vegjël i dha goditjen e parë lidhjeve të qendrës me bazën e partisë. Pjesa më e madhe e socialistëve të bazës, sidomos në rrethe, që ishin bastione të opozitës gjatë qeverisjes së Berishës u ndjenjë të zhgënjyer duke parë në poste të rëndësishme politikanët e PAD-së dhe të PSD-së, gjë që kishte çuar në sakrifikimin e jo pak njerëzve të aftë që militonin në strukturat e PS-së. Së dyti, vetë Nano, ndërsa rrekej të paraqitej si një politikan modern, në slogane të tilla si “gjithpërfshirja”, duke trajtuar me përçmim për militantët, i shërbeu jo pak thellimit të hendekut bazë-qendër. Nga ana tjetër, të sigurtë se nuk do të largoheshin më nga kolltuqet dhe zyrat komode, shumë udhëheqës socialistë nuk e kanë më kokën për hallet dhe problemet e socialistëve të thjeshtë, të cilët ashtu si shumica e popullsisë do të vuanin pasojat e paaftësisë dhe paudhësive të funksionarëve që i siguronuan postet falë votave të tyre. Për më tepër, ata socialistë që u ingranuan në aparatin shtetëror, injoruan dhe organizatat bazë të partisë duke mos marrë pjesë në aktivitetet e tyre. Tashmë ata kishin harruar se pa këto vota nuk mund të qëndronin më në pushtet dhe dita për këtë nuk do të vononte. Në këto kushte, tek socialistët e thjeshtë shpejt do të çmontohej ideja se krerët e tyre paskan menduar vetëm për veten e tyre. Krijimi i raporteve të tilla bëri që elektorati socialist të qëndronte indiferent, apo dhe të kthehej në një opozitë të heshtur kundër një pjese pushtetarësh. Por, në situatë të tillë nuk kishte si të mos favorizonte lojën e opozitës së Berishës, i cili po luan me efikasitet kartën e mesoralizimit të premtimeve elektorale të Nanos dhe krerëve të tjerë të koalicionit tre vjeç më parë. Dhe, tani, kur nuk ka mbetur shumë kohë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale, Nano, më i ndërgjegjshëm se të tjerët për rrjedhjet, në radhë të parë për ndikimin negativ në rezultatet e këtyre zgjedhjeve që mbart shkelputja nga baza e partisë, ka vënë alarmin duke urdhëruar bashkëpunëtorët e tij të udhëtojnë drejt saj. Por ama, nuk dihet nëse dhe ky urdhër i liderit socialist do të mbetet vetëm brenda caqeve të verbalizmit, siç ka ndodhur deri tani p.sh. me zbatimin e statutit të partisë.

Rrugët, qeveria dëbon një firmë greke e një italiane

Faqe 12

Gjaku i Servet Pëllumbit, Ndre Legisit, Edi Ramës dhe Arben Imamit fajëson Poçin

Intervistë me Luan Pobratin — faqe 16-17 -- faqe 16-17 --

Besëlidhja-Besa

Sot në orën 15.30 në stadiumin "Qemal Stafa" Sot, dy skuadrat e kategorisë së dytë, Besëlidhja e Lezhës dhe Besa e Kavajës do të ndeshen mes tyre për të nxjerrë kampionen e kategorisë së dytë, e cila në sezonin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e parë. Skuadra që humbet do të ndeshet me ekipin e Elbasanit për të vendosur përfundimisht skuadrën e dytë që do të hyjë në ligën e parë. Ndeshjen do ta filmojë të plotë stacioni televiziv TV KOHA. Nga qyteti i Lezhës, sipas njoftimeve nga Bashkia e qytetit, mund të mbërrijnë mbi 10 mijë tifozë, të cilët kërkojnë që kupa të përfundojë në Lezhë.