08/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 qershor 2000

Fushata e dyfishtë e PS

Punët shtohen në kohë të vështirë. Në “fjalën e urtë” të kësaj gjendjeje duket se ka mbërritur aktualisht partia kryesore e pozitës. Një cikël i ri lëvizjesh dhe zgjedhjesh ka nisur të ndihet brenda strukturave të saj, duke e spostuar deri ku vëmendjen nga atmosfera ditore e fushatës elektorale. Doreheqja e disa prej emrave më të përfolur, drejtues të PS-së, nga mandatet e dyfishta, është çështja e radhës, me të cilën duket se partia kryesore e qeverisjes po konsumon energjinë e radhës. Në këtë çështje përfshihet njëherësh edhe mundësia e një strukture të re dominuese brenda-partisë, ashtu siç mund të jenë të nënkuptueshme rikthime dhe spostime të reja brenda forumeve kryesore të forcës politike të socialistëve. Dorëheqja e Namik Dokles nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë dhe mbështetja publike e kandidaturës së ish-kryeministrit Majko prej tij, hap njëherësh garën për këtë post mes palëve të njohura brenda partisë. Por në të njëjtën kohë, gara e spikatur për postin e kryesocialistit të Tiranës pas dorëheqjes së ministrit Poçi nga ky post, evidencon garimin e Koço Danajt, Musa Ulqinit, Enver Recit, etj. Në të njëjtën kohë, emra të tjerë për poste të tjera të lirueshme nga emrat e të dorëzuarishëm, krijojnë premisën e një shfaqjeje të re mes grupeve që pretendojnë edhe potencialisht ngjitjen në këto poste. Përballë këtyre lëvizjeve të brendshme, kreu socialist Nano duket se ka nisur një etapë të re të shfaqjes dhe artikulimit të vet politik jo vetëm brenda partisë. Në këtë situatë të re, kryesocialistit Nano i duhet njëherësh ta përballë politikisht me sjellje dhe artikulime kundërshtarin agresiv Berisha dhe, po në këtë gjendje, të ritrajtojë “aleancë mbështetësish” të cilën deri tani e ka ndjerë si qefmbetje për shkak të rrethanave paskonsensuale. Përkundër kësaj situate në jetën politike që lidhet me selinë qendrore të Partisë, pamje tjetër ngjitesh dhe shfaqjesh paraqitet edhe në rrethe, pra në bazën e saj. E gjithë kjo panoramë fushatash duket se socialistëve po u krijon variantin e një pune të dyfishtë, po të konsiderohet e parë fushata paraprake lokale. Dhe në këtë gjendje ngarkese, ata shpërndajnë një tjetër energji të domosdoshme për të përballuar kundërshtarin e tyre jo vetëm të ashpër, por vital për përplasje. Në këtë pamje, kongresi i paralajmëruar për thirrje i socialistëve rrëshqall edhe një herë dualitetet dhe rivalitetet mes grupeve apo palëve të kampit të majtë që, në emër të fitoreve së kontrollit mbi parti-qeverinë, luftojnë jo vetëm sipas formulës përmes partisë në ekzekutiv, por edhe anasjelltas në ekzekutiv përmes partisë.

Njerë i marrë në Ambas adën amerikane

Futet ilegalisht natën dhe kërkon strehim politik Një burrë, që është konsideruar në për hë si jo normal, ka hyrë natën e të martës në mënyrë clandestine, ka hyrë në ambasadën amerikane në Tiranë. Burime të rezervuara të policisë bëjnë të ditur dje për “Koha Jonë” se avari të furt’u shpëtuan rojeve dhe të gjendet në oborrin e ambasadës në orët e vona të mbrëmjes. Mësohet ai ka kërkuar se kërkonte azil politik nga Shtetet e Bashkuara dhe ndoshta për këtë arsye ai edhe është konsideruar si i marrë. Nuk bëhen të ditura hollësi për mënyrën se si i panjohuri është gjendur në mjediset e ambasadës, por policia tha se nuk bëhej fjalë për ndonjë ngjarje që të përbëjë problem dhe të komentohët gjatë. Pasi është ndaluar nga rojet amerikane të shërbimit, ai u është dorëzuar autoriteteve të Policisë shqiptare, të cilët, megjithë “marrëzinë” e tij, e kanë ndaluar për të sqaruar gjithçka.