13/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 qershor 2000

Gjinushi si Enver Hoxha, fitoi 99.99 %

“Padi në Gjykatë për Kongresin e fundit. Ai shkeli statutin dhe manipuloi votat”

Sfida për të ardhmen

NGA GAVROSH LEVONJA Ndër zhvillimet politike më të rëndësishme për PS-në, të cilat i paraprinë zhvillimit të zgjedhjeve lokale të parashikuara për këtë vjeshtë, janë zgjedhjet e krerëve lokalë të partisë më të madhe të koalicionit në pushtet. Dhe këtu pa dyshim vendimtare do të jenë votat e socialistëve tiranas për të zgjedhur njeriun, i cili do të udhëheqë organizatën lokale më me peshë të PS-së. Nga ajo se cili do të jetë në krye të PS-së së kryeqytetit, në radhë të parë, varet e ardhmja e kësaj partie. Shpesh, gjatë këtyre viteve, zhvillimet në gjirin e PS-së së Tiranës i kanë dhënë tonin gjithë jetës së partisë, duke ndikuar në orientimin e vijës së saj. Në këtë aspekt, duhet thënë se nuk kanë munguar rastet kur strukturat drejtuese të PS-së së Tiranës kanë qenë në opozencë të hapur me udhëheqjen qendrore. Kështu, p.sh. në krye të socialistëve të Tiranës kanë qenë politikanë, të njohur si kundërshtarë të Nanos. Duke qëndruar këtu, zgjedhja e kryetarit të mund të shërbejë dhe si një barometër për të vlerësuar formimin apo dobësimin e pozitave të grupeve të caktuara në forumet drejtuese të PS-së. Fakt është se emra të tillë si Ulqin dhe Reçi, janë të njohur prej kohësh përsa i përket preferencave të tyre; i pari si “antiNano” ndërsa i dyti si “nanoist”. Veç këtyre, duke pasur parasysh se deri në zhvillimin e zgjedhjeve mungojnë rreth dhjetë ditë, nuk është çudi që dy të parëve t’u shtohet edhe ndonjë emër tjetër në varësi të përkatësisë së tij në një prej lobeve në PS. Kështu, p.sh në listën e kandidatëve mungon akoma një përfaqësues i krahut të kryeministrit Meta. Nga ana tjetër, nuk mund të nënvlerësohet hipoteza që dhe kreu i deritanishëm i PS-së së Tiranës, Poçi, duke iu rikthyer llogarive, do të konstatojë se duke dorëzuar postin e kryetarit të Tiranës, sipas statutit, do ta shijojë veten jashtë radhëve të KPD-së dhe Kryesisë së partisë. Në këto kushte, nuk përjashtohet një rikandidim “in extremis” i ministrit aktual të Rendit, post ky, tepër i kërcënuar për shkak të vështirësive të njohura. Por, beteja për kreun e PS-së së Tiranës është bërë tepër interesante me kandidimin e zotit Danaj, i cili, duke qenë i vetmi nga kandidatët që ka paraqitur një platformë konkrete në mediat e pavarura, shtoi kësaj edhe principialitetin e tij, mund të thithë votat e pjesës së emancipuar të PS-së. Më e rëndësishmja është se duke u afruar tani së voni me PS-në, ai qëndron jashtë klaneve që luftojnë për supermacinë në partinë më të madhe të koalicionit në pushtet. Në këtë mënyrë, faktori “Danaj” mund të shihej edhe si një mjet për të eliminuar rreziqet e sëmundjes së “klanizmit”, që dominon gjithë politikën shqiptare.

Vazhdon seria e vrasjeve në Tropojë

Ekzekutohet babai i Jaho Salihit faqe 5

Festa e socialistëve PAD braktis PS-në nga inati i Berishës

faqe 4

Meta - Amatos: Lehtësira për vizat

Telefonatë kryeministrit Italian faqe 3

Politikanët, hajdutët e telefonave

Telekomi padit 19 parti faqe 8

“Ministria e Rendit ndërton pa leje”

Denoncon Bashkia e Tiranës faqe 13

Gjermania vuan pleqërinë e saj, Portugëzët nënshtrojnë “huliganët”

Euro 2000 faqe 22-23

Lideri i opozencës në PSD, Dhori Kule, shpall iniciativën e re: Mocion për kryetarin e socialdemokratëve