Ndërsa UNMIK-u e ka paralajmëruar që të mos shkelë tokën kosovare, lideri i PD-së është shprehur: “Gjallë ose vdek sot do të hy në Kosovë”
Sot në orën 8.00 Berisha niset nga Kukësi drejt kufirit, ku e presin forcat e KFOR-it
faqe 7
Ftesa e munguar e Rugovës
Nga FERDINAND XHAFERRI
Bazuar në të drejtat legjitime të çdo qytetari të lirë, Berisha ka vendosur të vizitojë Kosovën. Aktualisht janë sqaruar të gjitha dilemat për të marrë nëse dikujt nga faktorët politikë shqiptarë në Kosovë, Berisha i ka mbushur mendjen për t’i sjellë ndonjë ftesë. Pra dhe z. Rugova, aty ku ndoshta edhe shpresonte më shumë, vetëm do ta presë, ndonëse nuk e ka ftuar. Deklaratat se kam me dhjetra ftesa, apo se më pret populli i Kosovës, nuk të kujtojnë asgjë më shumë dhe nuk janë asgjë më shumë, veçse batuta lejfeniste të sistemit që ish-Presidenti e ka të pamundur ta harrojë.
Duke pasur të qartë se politika e bazuar në nacionalizmin primitiv, në një strategji afatshkurtër, është më tërheqëse për një kategori specifike të shoqërisë, është e kuptueshme se edhe në Kosovë, si edhe në Shqipëri, Berisha do të pritet aq sa për t’i krijuar hapësirë medias të kontrolluar prej tij, që ta paraqesë vizitën sipas objektivave dhe dëshirave të tij.
Ajo që vlen për t’u ndriçuar, po të fokusohemi vetëm në vizitën, orientohet në dy linja.
Së pari, pse z. Rugova nuk e ka parë të arsyeshme për t’i dërguar ftesë.
Së dyti, cili është qëllimi i vërtetë i asaj që Berisha synon të arrijë me këtë vizitë.
Në veprim në të shkruarën ekspozon se kreu i LDK-së, mbetet i çmotivuar për t’i dërguar ftesë, jo vetëm për faktin se gjatë viteve ’95-’96, Berisha lëvizi politikisht për të lënë në hije Rugovën, por edhe për një arsye tejet të rëndësishme. Rugova e ka të pamundur të tolerojë plotësisht tendencat e Berishës, në pragun e krizës së ’97-tës, për të trensferuar konfliktin. Ndryshe do të duhej ndjehet i
(vijon në faqen 5)
Fikë në Tropojë: “Jaho Salihi do marrë gjakun”
Faqe 8
Fikë në Tropojë: “Jaho Salihi do marrë gjakun”
Deputetët socialistë sulmojnë Poçin
Nuk ndëroi komisarın e vrarë
faqe 3
Ish-fëmija peng shajëson “Hakmarrjen”
Erion Nushi rrëfehet para gjykatës
faqe 9
Dy Korenë zgjasin duart pas 50 vjetësh
Shuhet armiqësia e madhe
faqe 21
Spektakli i madh i ish-jugosllavëve
Speciale mbi Euro 2000
faqe 22-23
Zv/ministri i Rendit, Bajram Yzeiri, grabit pronat e sindikatave
Maratonë kërkesash, nga Perikli Teta tek Spartak Poçi
faqe 4
Zv/ministri i Rendit, Bajram Yzeiri, grabit pronat e sindikatave
Në shtator ’98 është rrëmbyer nga policia përfaqësuesi sindikalist