23/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 qershor 2000

Meta, sfida për Fatos Nanon në PS

Kryeministri po fiton reputacion të padiskutueshëm në PS për mënyrën rezultative dhe me dorë të fortë të qeverisjes së vendit Në shumicën e konferencave të PS-së në rrethe kanë fituar anti-Nanot dhe pro-Meta e pro-Majko. Deputetët-militantë të liderit socialist kanë humbur thellë në votime faqe 3

Nano dhe rruga e rikthimit në shtëpi

Triumfi i Musa Ulqinit në betejën për kreun e PS-së së Tiranës, pas fitoreve të “antinanoistëve” në Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë e në disa qytete të tjera të rëndësishme, vërtetoi përfundimisht hamendësimin mazhoritar lidhur me pozitën e dyshimtë të Fatos Nanos dhe rolin e tij në parti. Tashmë, shumica e anëtarëve të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së është kundër Nanos dhe ka mundësi që betejat mes tij dhe anti-Nanovë të jenë të qara para kongresit, gjatë kongresit dhe pas tij. Sfida e Konferencës së Tiranës është një shuplakë e fortë për mjekrën e kryetarit, pasi tregoi se ai përfundimisht e ka humbur kryeqytetin. Humbja e Tiranës nënkupton se shumica e intelektualëve, e rinisë, e shoqërisë civile dhe e pjesës më të ndjeshme të politikanëve të rinj në PS nuk e duan Nanon dhe mënyrën e tij të drejtimit. Humbja e deputetëve militantë të kryetarit të PS-së në konferencat e rretheve si Bardhyl Agasi në Durrës, Luiza Hoxha në Vlorë, Dashamir Dini në Shkodër, Prend Marku në Lezhë, Limoz Dizdari e Enver Reçi në Tiranë, japin sinjalin më të plotë se baza socialiste është zhgënjyer nga politika dhe mënyra se si e luan Nano politikën. Janë të zhgënjyer edhe për faktin se si lideri i tyre bën kompromise në kurriz të bazës socialiste, por kjo do të thotë se kryeministri Meta po ngjitet furishëm, mjaft lart, në mjedisin socialist, falë zotësisë së tij dhe natyrës së re që ka me administratën shtetërore. Në këtë mënyrë, tani ka për t’u mbushur viti i rikthimit të Nanos në krye të PS-së, të gjithë ata që e mbështetën në atë betejë të mundimshme, tashmë ndodhen nën peshën e një zhgënjimi të përmasave tragjike. Ky zhgënjim, në shumicë raste, ka arritur deri në atë pikë sa edhe disa prej ithtarëve fanatikë të kryetarit socialist i janë kthyer kundër. (vijon në faqen 2)

Kryeministri Ilir Meta, ish-kryeministri Nano dhe ish-kryeministri Majko dje, në një moment solidariteti formal para Presidentit Meidani foto P. ILO

Inis Gjoni nën hetim për vrasjen e djalit të Kudret Çelës

faqe 10

Rakipi: Paratë e krimit nuk do t’i gëzojë askush

faqe 6-7