25/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 qershor 2000

PS: Ministri dhe deputetët u treguan të pangopur

Humbja e gjashtë deputetëve socialistë dhe e ministrit Ruka trondit raportet brenda maxhorancës Rama: Ata duhet të linin vend që të zgjidheshin të tjerët Humbja e gjashtë deputetëve socialistë dhe e ministrit Ruka trondit raportet brenda maxhorancës PS: Ministri dhe deputetët u treguan të pangopur Rama: Ata duhet të linin vend që të zgjidheshin të tjerët faqe 3

Ndëshkimi i abuzimit me votën

NGA GAVROSH LEVONJA Ajo që ra në sy më së shumti në zgjedhjet për udhëheqjet e degëve të PS në qytete të ndryshme, ishte distafa e shumë prej emrave të njohur të kësaj partie. Në një farë mase, kjo lidhet me pakënaqësitë e bazës së partisë ndaj politikave të lidershipit të saj gjatë këtyre tre viteve. E vërteta është se baza socialiste e ka parë veten jo rallë të penalizuar si pasojë e lojërave të Nanos e të ndonjë tjetri, që nuk kanë treguar respektin e nevojshëm për votën e socialistëve të thjeshtë. Por mbi të gjitha, vota-protestë e militantëve socialistë lidhet mbi të gjitha me vetë punën e dobët të tyre në aktivitetin partiak, sidomos përsa u përket raporteve me bazën. Nga ana tjetër, pothuajse të gjithë të ndëshkuarit në konferencat e PS-së në rrethet kanë qenë dhe deputetë të kësaj partie. Në këtë mënyrë, nuk përjashtohet që mangësitë e tyre përsa i përket aktivitetit partiak, t’u jenë mpleksur dhe mëkatet e mosrespektimit të angazhimeve të marra para elektoratit tre vjet më parë. Edhe militanti më fanatik nuk ka si t’ia japë edhe një herë votën një individi, i cili e ka zhgënjyer, duke abuzuar me këtë votë në mënyrën më të pacipë, duke e shfrytëzuar atë vetëm për të nxjerrë përfitime personale. Në këto rrethana, disfata e tyre mund të konsiderohet si një humbje e dyfishtë. Më të vërtetë që ata do ta kenë edhe një vit mandatin e deputetit në xhep, por ama, praktikisht, e kanë humbur të drejtën e përfaqësimit të elektoratit që i ka votuar dikur. Fakt është se, duke mos qenë në gjendje të ritofinojnë besimin e aktivistëve në mbledhjet e partisë, nuk ka si të bëhet më fjalë që ata të kenë kredibilitetin e një shtrese shumë më të gjerë që përbën elektoratin socialist. Gjithshtu, vështirë që ndonjë prej kësaj kategorie të zgjedhurish, të ketë shkuar ndonjëherë për t’u njohur me problemet e votuesve, marrë me mend se ç’mund të thuhet lidhur me angazhimin për zgjidhjen e këtyre problemeve. Por, duke lënë mënjanë këto aspekte, ndëshkimi i ish-të zgjedhurve në forumet lokale të PS-së, tregon një rritje të nivelit të emancipimit të elektoratit socialist, i cili tashmë po tregon se ka mësuar ta administrojë votën e tij. Përballë një elektorati të tillë, premtimet me karakter elektoral apo çdo lloj demagogjie, janë një armë e pafuqishme, e dalë nga moda. Në një situatë të tillë, lidershipi socialist për të bërë diçka, të heq nga fytyrat e reja, me dëshirën për të konkuruar padiskredituara në afera të dyshimta për të konkuruar në mënyrë dinjitoze.

Humor - Berisha sot në plazhin e Durrësit

Faqe 30-31