Nga burgu i Tiranës, ish-bashkëshorti i Erietës i dërgon letër Prokurorit të Përgjithshëm
Dritan Avdyli shkruan në letrën e tij versionet dhe emrat e mundshëm për vrasjen e Erietës
faqe 7
Si mund të shpëtojnë jetët e njerëzve
Nga Marion Hoffmann *
Çdo mengjes Moza bën të njëjtën gjë. Që nga maji i vitit 1999 kur djali i saj u largua nga Shqipëria në bordin e një skafi, ajo shkon në komisariatin e policisë për të pyetur për të. Që nga ajo kohë ajo nuk e ka parë më djalin e saj. Po ashtu dhe shokët e tij në Itali nuk japin garanci se e kanë parë atë. Megjithatë, ajo ka akoma shpresën se do ta shohë atë përsëri.
Moza nuk është e vetmja nënë në Shqipëri apo në vende të tjera të botës që ndjen një ankth të tillë. Disa javë më parë, trupat e 59 kinezëve u gjetën pa jetë brenda një kamioni në portin anglez të Doverit. Tashmë familje të tjera vajtojnë për humbjen e fëmijëve të tyre të dashur. Ata nuk do të jenë të fundit.
Lëvizja në mënyrë klandestine e personave është një fenomen në rritje në të gjithë botën. Shqiptarët e njohin kompleksitetin e këtij realiteti që shkakton kaq shpesh tronditje si dhe rrezikun që njerëzit ndërmarrin për këtë. Qindra shqiptarë kanë vdekur në Kanalin e Otrantos, qindra të tjerë të huaj janë zhdukur. Skafet fundosën për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe kur ndiqen nga policia. Shpeshherë, trafikantët lehtësojnë peshën e skafit duke hedhur “ngarkesën” njerëzore në det, meqenëse kjo ndikon në rritjen e shpejtësisë së skafit, me anë të të cilit ata transportojnë edhe drogën e armët, të cilat sjellin fitime më të mëdha...
Nuk është mister pse rrugët e trafikut kalojnë nëpër Shqipëri, që nga Iraku apo edhe Kina për në Evropën Perëndimore, nga një cep i botës në tjetrin.
Njerëzit e lënë vendin e tyre ilegalisht për shumë arsye: shumë shpresojnë të gjejnë kushte më të mira jetese; të tjerë i largohen persekutimit dhe shkeljes të të drejtave të njeriut dhe të tjerë, pjesa më madhe vajza dhe gra, trafikohen për qëllime shfrytëzimi për prostitucion dhe punë, duke u kthyer kështu në skllevër.
Është e qartë se vetëm veprimet e bashkërenduara do të japin rezultat për të vënë nën kontroll fluksin masiv të klandestinëve. Është po aq e qartë se për sa kohë të ekzistojë hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, do të ketë gjithmonë njerëz që do të kërkojnë jetë më të mirë. Gjithashtu, është e qartë se për sa kohë diktaturat dhe luftërat kërcënojnë jetën dhe lirinë e njerëzve ata do të vazhdojnë të kërkojnë siguri.
Çfarë mund të bëhet për ta zvogëluar këtë shfrytëzim të qenieve njerëzore dhe numrin e Mozave të tjera?
(vijon faqe 19)
42 gradë pjekin Shqipërinë
faqe 20
Dy fëmijë rumunë duke luajtur në një shatërvan të Bukureshtit ku temperatura ka arritur 41 gradë
foto REUTERS
Deputeti Ndre Legisi: Nuk shërbej për të balancuar raportet Veri-Jug në PS
Nano: “Mos kujtoni se do të shpëtoni, duke tërhequr bythën nga përgjegjësia”
Ruçi ndahet nga grupi, Malaj zgjidhet kryetar mes debatesh me 63 vota
faqe 2