Digjen mijëra hektarë me pyje. Grekët protestojnë për zjarrin në Dropull. Bandat kriminale sulmojnë minoritetin
Gjithë Shqipëria përfshihet në flakë. Qeveria nuk ka mundësi të marrë masat
faqe 10-11
Policia që thërret kryeministrin
NGA GAVROSH LEVONJA
Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme Policia londineze ka arrestuar djalin e madh të kryeministrit Tony Blair, duke e kapur të dehur në një nga rrugët e Londrës pas festës për mbarimin e provimeve. Sipas njoftimeve, sot pritet që Kryeministri britanik të shkojë në Stacionin e Policisë në Chering Cross për t’u njohur me masën e dënimit që do t’i rezervohet trashëgimtarit të tij të madh. Një lajm i tillë, më shumë se sensacion, është një shembull kuptimplotë për zyrtarët shqiptarë dhe politikanët tanë në përgjithësi. Prej vitesh shqiptarët po përballen më zhurmën e vazhdueshme të grupimeve politike që vijnë në pushtet lidhur me synimin për të ndërtuar një shtet ligjor, të paktën për të zëvendësuar shtetin ideologjik të kohës së komunizmit. Mirëpo, deri tani, një ndërmarrje e tillë mund të quhet e dështuar. Dhe në këtë aspekt, mëkatarët kryesorë janë pikërisht njerëzit që janë ndodhur në pushtet. Ajo që i ka ndodhur djalit të Tony Blair-it, të sjell ndërmend se midis “mëkatarëve” të tjerë është dhe ai që lidhet me mosrespektimin e shtetit dhe institucioneve të tij nga politikanët tanë. Eksperienca e këtyre viteve është e mbushur me shembuj të shumtë ku zyrtarët e veshur me pushtet, ligjet dhe institucionet e shtetit i kanë përdorur si mburojë, duke sajuar lloj-lloj makinacionesh për të vënë veten në një pozitë të privilegjuar përballë ligjit. Por, në këtë mënyrë, ata duket se nuk e kanë të qartë që janë si një pasqyrë për gjithë qytetarët e tjerë, sidomos kur është fjala për të respektuar shtetin. Edhe qytetari më i humbur, i ndodhur para qëndrimesh të tilla të zyrtarëve të lartë ndaj ka të drejtë të mendojë se shteti qenka vetëm një instrument në dorën e një grushti njerëzish që përfitojnë nëpërmjet hallkave të tij në kurriz të pjesës tjetër të popullsisë. Merret lehtë me mend efekti që mund të kenë tek njerëzit e thjeshtë rastet kur pushtetarët të të gjitha qeverive arrijnë deri aty sa për interesa personale marrin në mbrojtje dhe kriminelë ordinerë. Më e keqja është se me këtë tek njerëzit e zakonshëm nuk ka si të kultivohet respekti ndaj shtetit dhe ligjeve të tij. Në të kundërt zhvillohet më tej armiqësia ndaj tij e krijuar nga eksperienca e shtetit diktatorial. Por, faji në këtë drejtim është gabim të kërkohet vetëm tek njerëzit që përbëjnë “kupolën”. Faj, ndoshta dhe më të madh bëjnë ata punonjës të administratës shtetërore, të cilët, ose nën presionin e ardhur nga lart, por më shumë për shkak të motiveve të tilla që lidhen me servilizmin apo kundonjë arsye tjetër, ngurojnë të zbatojnë ligjin kur është fjala për pushtetarë të rangjeve të larta, por dhe për njerëz të lidhur me këta. Kështu, vështirë se mund të besohet që policët tanë të veprojnë si kolegët e tyre britanikë në një rast homolog.
Panda: Nuk mund t’i bindesha PS-së për të dënuar Berishën
Faqe 2
Fino: Qeveria ka nevojë për ndryshime të tjera
Historia e Kabinetit “Meta 2”. Kur dhe si u vendosën ndryshimet
“Ne na vjen mirë që në Qeveri po fryn një erë ndryshimesh. Është në të drejtën tuaj zoti Kryeministër, që të bëni ndryshime atje ku ju e shihni të domosdoshme, madje edhe për heqjen e emrave socialistë. Por unë mendoj se ka ende ministra që janë diskutuar për punë jo efikase”.
Kur ministri i Pushtetit Lokal, Bashkim Fino, mori vesh arsyen se pse kryetari i Partisë, Fatos Nano, thërriti me urgjencë një mbledhje kryesie, nuk mendoi fare për së dyti për të bërë ndryshime e tij të zakonshme. E për më tepër, t’u bëjë të ditur njerëzve që imponuan këto ndryshime në Qeveri, se janë edhe të tjerë emra ministrash që duhet të lëvizin, një mendim që nuk e kundërshtoi kush.
faqe 3