Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

e Premte, 7 Prill 2000

Trojka kundër kaiti

Dje, Durresi mbledh tre kryeministrat e rinj të Ballkanit NGA MARTIN LEKA Takimi i djeshëm i kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, u zhvillua me praninë e kryeministrit të Italisë, Masimo D’Alema. Një gjë është tepër e qartë. Të paktën kështu u shprehën të katër kryeministrat në konferencën e përbashkët për shtyp: Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet absolut i vendeve të rajonit. Për këtë arsye edhe u nënshkrua deklarata e përbashkët e kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kryeministri shqiptar, Ilir Meta, dhe kryeministri i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, duke deklaruar akuzat ndaj të gjithë protokolleve zyrtare, i kanë bërë të qartë dhe të prerë qëndrimin e tyre ndaj fenomenit shqetësues në rritje të krimit. Përkrahja që të katër kryeministrat i dhanë luftës kundër krimit ka pasur edhe një tjetër dimension, që lidhet me interesat dhe me zhvillimet e rajonit. Për Shqipërinë e përfshirë direkt në këtë luftë, Ilir Meta paralajmëroi: “Krimi i organizuar në rajon, përbën një sfidë të paprecedentë për zhvillimet demokratike dhe për stabilitetin e rajonit”. Ai, po kështu si dhe kryeministri i Malit të Zi, Filip Vujanoviç e kryeministri i Maqedonisë, Ljubço Georgievski, në mënyrë të veçantë vunë theksin tek Kosova dhe tek sfidat e sigurisë e të stabilitetit të saj. Të tre kryeministrat, nëpërmjet deklaratës së përbashkët, u shprehën kundër çdo ideje për ndryshim kufijsh, luftën kundër ekstremizmit dhe për të sabotuar kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre. Kryeministri shqiptar, Meta, e akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Beogradin për provokime dhe veprime destabilizuese në rajon. “Për shkak të stabilitetit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet ta forcojmë edhe në të ardhmen, ndërkohë që problemi i Kosovës është zgjidhja për paqen”, deklaroi ai. Por, siç duket mesazhi më i qartë i takimit të djeshëm qe drejtuar Beogradit. Që tre kryeministrat dhanë garancinë se Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi do të jenë në çdo mënyrë të vendosur për të mos lejuar asnjë përkeqësim të situatës në rajon, nëpërmjet destabilizimit të mëtejshëm të Kosovës. Tek e fundit, ministri i Jashtëm italian, Lamberto Dini, në fund të bisedës dypalëshe të kryeministrit shqiptar Fatos Nano me ministrin e Jashtëm italian, Dini, foli për “aleancë të fortë” mes këtyre vendeve të Ballkanit. Një aleancë të cilën e përkufizoi si “proevropiane dhe demokratike”. Jo vetëm kaq, por edhe ata amerikanë e evropianë që të pranishëm në takimin e Durrësit i bënë të qarta pozicionet e tyre në favor të bashkëpunimit rajonal dhe të zhvillimit ekonomik. Në fund, deklarata e përbashkët bëri apel drejt Bashkimit Evropian për një reagim më të fuqishëm dhe më të shpejtë për problemet e rajonit. faqe 16-17 Dje në Durrës, kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri i Malit të Zi, Filip Vujanoviç (djathtas) dhe kryeministri i Maqedonisë, Ljubço Georgievski (majtas)
Martin Leka Ilir Meta Ljubço Georgievski Massimo D’alema Lamberto Dini Durrës Shqipëri Maqedoni Mal i Zi Itali

Zjarri djeg 2 mijë hektarë pyje

Zjarr i djeg 2 mijë hektarë pyje Flaka vazhdon të përpijë pyjet shqiptare. Qeveria 15 milionë kundër zjarreve Ministria e Bujqësisë: Duam fonde të tjera të të përballojmë situatën faqe 16-17
Shqipëri

Reklamë

Millenium 100 vetëm 50 lekë GERVISHT DHE FITO ALBANIAN AIRLINES Ng adresa: Rr. “Naim Frashëri” pranë Z. i Tiranë Rezervime konfirmon: Tel: 355 42 239 42 / 355 61 2 Fax: 390 57 755 800
Tiranë