20/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 korrik 2000

Prokurorët: Na mbroni me ligj që të luftojmë mafian

Pas kërcënimeve dhe dorëheqjeve të prokurorëve hartohet kërkesa zyrtare Nëse nuk merren masa serioze, atëherë do të gjendemi para faktit që akuza të ekzistojë vetëm si nocion teorik faqe 7

Rutina e mosbesimit tek vetja

Një këngë e vjetër e folklorit propagandistik me fjalët “Sytë nga Shqipëria”, të kujtohet vetiu këto ditë përgatitjesh elektorale. Ndërsa mbrëmë skeluar Tiranën ambasadori amerikan Frouik, krerët kryesorë politikë kanë rezervuar takime të veçanta, në të cilat, sipas vetë zëdhënësve pranë tyre, është folur për KQZ-në, Kodin Elektoral dhe çështjen përgatitore zgjedhjesh. Ankes[a] dhe kundërakuza burrash pranë burrit amerikan. Ndërsa selitë politike të këtij vendi vazhdojnë të talazitin mes njëra-tjetrës për prioritet monitorimi në këto zgjedhje për kryebashkiakë dhe kryekomunarë. E thënë më drejtpërdrejtë, politikanët tanë edhe në vitin e fundit të 10-vjeçarit kërkojnë arbitrat e huaj, të cilët nuk kanë vetëm rolin arbitru[e]s, por më së shumti atë monitorues. Pra, si edhe 9 vjet më parë në Shqipëri, ndonëse tranzicioni duket se po shndërrohet në një realitet në përcjellje, sërish nevoja monitoruese mbetet prezente. E përthyer në gjendjen aktuale të besueshmërisë së institucioneve tona, kjo do të thotë që parashikim[s]ha “vetes mos i beso”. Kjo sentencë e rikonfirmuar nga polemikat e ditës së selive kryesore politike, të bën skeptik si qytetar dhe të shtyn në t[r]ishtimin e besueshmërisë morale tek premtimet e tyre “për shtetin e fortë”, për “shtetin ligjor dhe institucional”, etj., etj. Retorika e tyre në këto ditë fushate si edhe 9 vjet më parë i mëshon kërkesës dhe mbart nihilizëm kërcënues. Ndërkohë që edhe pse flitet për bashkim, përçarja afër do të ketë të bëjë me akë të rinj, edhe pse zgjedhja e afërt do të ketë të bëjë me emra që do të përballen më shumë me çështjet sociale dhe përditshmërinë e çështjeve qytetare, sërish solitë politike rikthejnë gjuhën e egër të akuzave dhe kërcënimeve. Aloj[g]ika e kësaj fushate paskohombetur shkon deri aty sa vetja, sa për më tepër se një javë, po polemizohet për ndarjen administrative të Bashkisë së Tiranës. Dhe kjo çështje vetvetë e rëndësishme për të ardhmen administrative të kryeqytetit nga pozita lihet për ditët e fushat[e], ndërsa nga opozita reagohet, duke rëndë parashtruar në fakt një kundërshti së vetvetes. Një zyrtar i PD-së, ndërsa kundërshton këtë ndarje, shtron si argument referimin ndaj Kushtetutës, o cila, sipas tij, parashikon për një ndryshim të tillë referendum. Dhe me këtë rast, vetë ky zyrtar ka krijuar “precedentin” e njohjes së Kushtetutës, së cilën deri tani vetë opozita e ka shpallur si papasaportë socialiste. Në këtë vijueshmëri qëndrimesh të përkundërta dhe absurde, palët tona politike vazhdojnë të mbërthejnë dhe ab[s]urditetin e fundit të zgjedhjeve lokale. Me këtë profil të absurditetit që mbartin, politikanët dhe selitë tona politike, padashtur ekspozojnë vetveten drejt një ndëshkimi të p[a]dashur përmes votës, e cila, siç dëshmon realiteti i përhershëm përmes votës, e cila, siç dëshmon realiteti i përhershëm përmes votës, e cila, siç dëshmon realiteti i përhershëm, mbetet monitoruesja më e mirë e ndryshimit.

Gjakmarrja rrit fëmijë në kalaz

Faqe 13 Dje, në seancë rrëfimi i vogëlushëve: ky xhaxhi na bëri dhurata Dy fëmijë shkodranë të ngujuar në shtëpi duke marrë mësime nga një mësuese

Pedofili 55-vjeçar jetoi 34 vjet në burg

Tiranë - Një nga pleqtë që kanë abuzuar seksualisht me të mitur në Elbasan ka kryer 34 vjet burg. Nga përllogaritjet e bëra nga ana e Ministrisë së Drejtësisë del se 55-vjeçari Fatmir Kraja, i akuzuar për pedofili, vetëm 21 vjet ka jetuar jashtë hekurave të qelisë. Dhe akuzat që e kanë përcjellë në burg të dënuarin e përhershëm kanë qenë ato të vjedhjes. Vitet e shumta të burgut mbase ja kanë bërë dhuratë dhe pedofilinë 55-vjeçarit. Sipas prokurores së çështjes, Dolores Velaj, seanca e djeshme gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura për arsye të moshës së vogël të të dëmtuarve. Të dy vogëlushët vëllezër, njëri 10 dhe tjetri 12, kanë rrëfyer dje përpara trupit gjykues të gjitha mashtrimet që u kishte bërë Kraja me shokun e tij. Faqe 8