25/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 korrik 2000

Gjinushi: “Berisha, do të këpus kokën”

Lideri i PD-së: “Ai do të përgjigjet për këto që po bën” Zgjedhja e anëtarit të shtatë të KQZ-së ndez polemika të ashpra në Parlament faqe 3

Midis dy zjarresh

Nga GAVROSH LEVONJA Pas një incidenti me një motoskaf të Policisë malazeze, i qëlluar nga ushtarët jugosllavë, këta të fundit bllokuan dhe kalimin kufitar për qytetarët shqiptarë, duke u kërkuar viza jugosllave. Nuk ka as më të voglin dyshim se një hap i tillë i udhëruar nga Beogradi, përfaqëson një përshkallëzim të presioneve të Millosheviçit mbi Presidentin malazez, Gjukanoviç. Konkretisht vendimi për të mbyllur arterien e Hanit të Hotit nga Beogradi vjen vetëm pak kohë pas ndryshimeve në Kushtetutën e Jugosllavisë, që të diskriminojë republikën e vogël të asaj ç’ka mbetur prej Jugosllavisë dhe, në të njëjtën kohë, është i shoqëruar me bllokimin nga Policia serbe të prodhimeve ushqimore që hyjnë në Malin e Zi nga Serbia. Me masat e mësipërme, njeriu që vazhdon të sundojë në Beograd synon t’ia bëjë jetën sa më të vështirë kundërshtarëve të tij që gëzon mbështetjen perëndimore, ndoshta dhe për të paralizuar lidhjet e tij me opozitën serbe, në prag të zgjedhjeve lokale në vend. Me të vërtetë, Presidenti malazez që me vendimin e njëanshëm të Parlamentit federativ të kontrolluar prej Millosheviçit mund të thuhet se ndodhet midis dy zjarresh. Në radhë të parë, nëse nguron lidhur me zhvillimin e referendumit për ta shkëputur vendin nga Serbia, Gjukanoviçi i trembet fillimit të një lufte të përgjakshme, nga e cila, më shumë se kushdo, do ta pësonte vendi i tij. 25 mijë policët e tij të pajisur me armatime të lehta s’duhet se mund t’i bëjnë ballë një ushtrie si ajo jugosllave, për më tepër ku kjo ka nën kontroll të gjitha pikat strategjike në Malin e Zi. Shtoj kësaj dhe një numër jo të vogël malazezësh “promillosheviçianë”, një pjesë e mirë e të cilëve tashmë janë të armatosur nga regjimi i Beogradit. Nga ana tjetër, Presidenti i Malit të Zi, nuk e ka marrë akoma sinjalin për një “provë force” nga Millosheviçin nga Perëndimi, i cili ndërsa e këshillon të përmbahet, paralajmëron se nuk do të bëjë atë që bëri në Kosovë në rast të shpërthimit të një konflikti në Malin e Zi. Lidhur me këtë, nuk ka si të mos bëjë në sy se ofensiva e Millosheviçit ka filluar pak muaj para zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale amerikane, ku dihet që Washingtoni tregohet tepër i matur në periudha të tilla. Në këtë aspekt, Millosheviçi duket se ka vendosur të luajë edhe me nervat e Perëndimit, duke i tatërruar pulsin lidhur me masën e reagimit. Por, nuk duhet harruar se çdo ngurim i Gjukanoviçit lidhur me vendimin për t’i “prerë urat” me Jugosllavinë, duke i dhënë përgjigjen adekuate Millosheviçit, Beogradin, duke i dhënë përgjigjen adekuate Millosheviçit, Beogradin, duke i dhënë përparësinë atyre që janë mbështetësit, do të ishte negativisht në raportin e diktatorin serb. Siç betuar ata që në fillimin e betejës së tij me bërsa do të pasojë, zhvillimet në Malin e Zi janë të mbarsura me të papritura, gjë që i imponon politikanës shqiptare të ndjekë me kujdes situatën e atjeshme për të mos u kapur në befasi.

Skafi shqiptar vret kufitarët italianë

Faqe 15 Forcat detare italiane duke nxjerrë të mbyturit dje në Kanalin e Otrantos foto REUTERS

Bosët e karburanteve trutullojnë politikanët

Prodhuesit dhe importuesit e mëdhenj, lufta për të sunduar tregjet botërore Bosët e karburanteve trutullojnë politikanët Në Shqipëri, për 3 muajt e fundit, çmimi është rritur 25 për qind faqe 20