Zgjedhjet lokale në rrezik, Parlamenti shkeli ligjin
Votimi i Gasper Kokës është bërë në kundërshtim me Kodin Elektoral
Propozimi për anëtarin e shtatë të KQZ duhet bërë nga Grupet parlamentare dhe jo nga një deputet
faqe 3
Komprometimi i zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duket se do të jetë gjithmonë një “mollë sherri” e përhershme gjë që do t’i shërbejë opozitës si një argument i fortë për të kontestuar procesin zgjedhor.
E keqja është se pothuaj gjatë gjithë hapave të bërë për t’i dhënë formë këtij komisioni, janë kon- [teksti vazhdon jashtë kornizës] konstatuar mosrespektim apo shkelje të Kodit Elektoral, edhe ky i kontestuar nga opozita. Në fakt, edhe përsa i përket emërimit të kryetarit të institucionit kryesor të numërimit të votave, i cili homologon rezultatin e zgjedhjeve, nuk është zbatuar me rigorozitet Kodi Elektoral, pasi zgjedhja e kreut të KQZ-së, Nano, është bërë në mungesë të Sekretarit të këtij komisioni. Dhe tani së fundi, mos përfillja e kodit në fjalë, lidhur me vendosjen e Gaspër Kokës si anëtar të shtatë të KQZ-së shënoi shkeljen proceduriale të radhës, duke u mjaftuar vetëm me propozimin e një deputeti dhe jo të Grupit parlamentar përkatës. Një tendencë e tillë për të mos përfillur normat e përcaktuara nga Kodi Elektoral në ndërtimin e strukturës së KQZ-së, nuk ka si të mos shkaktojë habi në opinionin publik. Për më tepër, kur është fjala për një kod të miratuar me votat e vetë mazhorancës parlamentare. Në rrethana të tilla, opozita ka të drejtën të shprehet se “përderisa vetë mazhoranca nuk respekton Kodin Elektoral, kjo do të thotë që ai është projektuar më tepër për të theksuar”. Mirëpo, më kryesorja të bëjë me pasojat anësore, të cilat janë të lidhura me rreziket e tensionimit të klimës elektorale që mund të sjellë destabilizim në vend. Në këtë aspekt, ata që nuk i japin rëndësi zbatimit me rigorozitet të kuadrit ligjor të ndërtimit të infrastrukturës zgjedhore dhe zhvillimit të tyre, tregojnë se nuk e kanë kuptuar esencën e mesazheve që vijnë nga Perëndimi dhe institucionet ndërkombëtare në përgjithësi. Kushdo që është njohur me përmbajtjen e këtyre mesazheve, nuk e ka pasur të vështirë për të kuptuar se për bashkësinë ndërkombëtare, rëndësi ka zhvillimi normal i zgjedhjeve për të minimizuar masën e kontestimit në kohën që askush nuk është i interesuar se cili do të jetë fituesi i tyre. Madje, me shkeljet që vetë deputetët e mazhorancës po i bëjnë Kodit Elektoral, pushtet e mazhorancës do të bëjnë KQZ, po vihën në një pozitë të vështirë dhe vetë përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare që faqësuesit e institucionove ndërkombëtare që kanë marrë pjesë në përgatitjen e këtij kodi dhe kanë qenë nën zjarrin e kritikave të ashpra të opozitës.
Tragjedia Concorde-Il3 jetë
Mbetjet e avionit që u rrëzua dje afër Parisit me 109 pasagjerë gjermanë në bord
foto REUTERS
Mbetjet e avionit që u rrëzua dje afër Parisit me 109 pasagjerë gjermanë në bord — foto REUTERS
PS-ja në dilemë për Vlorën, Tiranën dhe Lezhën
Deputeti Vladimir Fejzo, ministri Edi Rama dhe prefekti Gjok Jaku kandidatët që mund të fitojnë zonë të lirë nga “Aleanca për Shtetin”
Mbrëmë, burime brenda selisë së PS-së në Tiranë, kanë konfirmuar se drejtuesit kryesorë socialistë janë gjendur në dilemë të madhe për të vendosur kandidatë për kryetar bashkie në qytetet Tiranë, Vlorë dhe Lezhë, pasi, deri dje, emrat e dërguar nga selitë e këtyre qyteteve nuk janë kandidatura serioze për të fituar zgjedhjet lokale.
Të ndodhur para një vështirësie të fortë deputeti të pavaru-ur Fejzo në Vlorë, socialistët po hezitojnë të vendosin rival përballë tij, pasi rrezikojnë humbjen totale në këtë qytet, të cilin PS-ja e quan “bastion të socialistëve”.
(vijon në faqen 2)