Kryetari Nano: “Do të paguaj 100 milionë kundër teje”
Lideri i PS-së fillon kërcënimet publike ndaj kandidaturave që nuk janë të socialistëve
Dje në restorant “Dreri” në Tiranë, deputeti Vladimir Fejzo, kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Vlorë, është kërcënuar nga kryetari i PS-së, në prani të ministrit të Kulturës Edi Rama dhe ish-deputetit të PD-së, Genc Ruli
faqe 4
“Këngë majekrahi” apo “labërishte”?(‽)
Nga Aleksandër Çipa
Cila do të jetë tabloja e koncertit elektoral që po mbërthen krejt Shqipërinë këto ditë? Dilema e ardhur si e tillë më shumë për qytetarë, po dirgjohet drejt një tonaliteti të ri brutal nga palët politike. Ndërkaq këto palë, kanë ngritur “repartet” e tyre konkurruese brenda vetes, duke krijuar në jo pak raste zhurma që eklipsojnë duelin mes dy kampeve të tablos së madhe. Në këtë start zgjedhor, socialistët kanë ndezur debatë të reja brenda vetes. Gjuha motivuese e zyrtarëve politikë kërkon të shtojë së është impenjimi konkurrues i kandidaturëve të tyre. Ky fakt ka zhvendosur për një moment “pikën peshuese” të fushatës nga mes palëve, brenda llojit(!). Vetëm për Bashkinë e Tiranës në kampin socialist konkurrojnë pesë emra publikë (përmenden Majko, Dedja, Danaj, Meksi, përfshi mes tyre edhe “të deleguarin e shoqërisë civile”- Rama (ministri). Konkurrenca e ka emrave ka shpërndarë vetiu energjinë seleksionuese të partisë kryesore të mazhorancës, duke çelur njëherësh hapësira të reja debati dhe kundërshtish. Përballë këtij disponimi seleksionues, forca kryesore e opozitës e ka përjashtuar krejtësisht debatin e këtij seleksionimi, duke lënë në qetësi përmendjen jo zyrtare, të disa emrave si Topi dhe Maltezi. Në qëndrimin e tyre fiktiv brenda partisë, reformatorët kanë gjetur së paku një kandidat alternativ. Ndërsa forcat e tjera të opozitës kanë përmendur dy apo tre emra të tjerë publikë si kandidatë. Nga kjo tablo konkurruesish për bashkinë kryesore të vendit, kuptohet lehtësisht se socialistët ndryshe nga të tjerët, janë në hallin përzgjedhës brenda vetes. Konkurrenca fushatake e ka çdo ditë datave mes tyre, si po tregojnë bërëth, do të çojë në përplasje dhe pakënaqësi të reja të cilat në momentin ekzekutues, pra zgjedhor, mund të reflektojnë në disfavor të bindjeve votuese. Në këtë pikëpamje, ky është një tjetër precedent kërcënues për ta. Por “dueli” seleksionues me të njëjtën reminishencë duket se shfaqet edhe në Vlorë, Kuçovë, Korçë apo Gjirokastër. Kjo konkurrencë e suportuar në mënyra të ndryshme nga grupet mbështetëse të kandidatëve, do ta përcjellë efktin dhe pas vendimit forumor të qendrës së partisë, për shpalljen e kandidatit zyrtar.
Në këtë pamje të dyfishtë, fushata e ngushtuar (në kohë) e zgjidhjeve lokale, për të dyja forcat kryesore politike ka të prishur harmoninë polifonike të saj. Në imazhin krahasues palët interpretojnë, kanë mbetur njëra në “këngë majekrahi” dhe tjetra në “këngë labërishte” dhunëzëshëm ku gjithësesi shtynjë dhe grisin “thirrjet” dhe “bërrylat” e korijeve.
HUMOR POLITIK: Berisha dhe mazhორanca socialiste
HUMOR POLITIK: Berisha dhe mazhoranca socialiste
Prokuroria kontrollon ish-ministrin e Rendit, për dokumente sekretë rreth vrasjes së Azemit
Uniformat ushtarake në orën 7.00 të mëngjesit u futën befasisht në shtëpi
faqe 2