01/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 gusht 2000

Çah(et) koalicioni. PS drejt humbjes totale

Socialistët përfundimisht të vetëm në zgjedhjet lokale. Neritan Ceka dhe Skënder Gjinushi braktisin koalicionin, pas indiferencës së PS-së Socialistët po rrezikojnë shumë në mënyrën se si i kanë përcaktuar aleatët në politikë, media dhe në shoqërinë civile faqe 2 —

Kompania ikën, ushtarët mbeten

Faqe 7 Ministrat e mbrojtjes Gjoni dhe Xохахopulos dje në ceremoninë e largimit të Kompanisë greke foto P. ILO Ministrat e mbrojtjes Gjoni dhe Xохахopulos dje në ceremoninë e largimit të Kompanisë greke. foto P. ILO

Ardit Gjebrea dhe Blendi Fevziu-kandidatё për ministër të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Dje, kryesia e PS-së vendosi që kandidatët për kryetar të bashkisë së kryeqytetit të jetë i pavaruri Edi Rama, aktualisht ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Mësohet, nga burime brenda PS-së se kandidatura e Luan Ramës për ministër është refuzuar nga vetë deputeti socialist. Meqë ligji nuk e lejon ministrin Rama që, sapo të regjistrohet në KQZ, të vazhdojë ende të jetë në kolltukun e ministrit, atëherë dorëheqja e tij pritet të bëhet nga data 10-15 gusht. Kandidaturat më serioze që përfliten për postin në fjalë janë Ardit Gjebrea dhe Blendi Fevziu. I pari mbetet njëri nga artistët më të njohur të vendit, kurse i dyti gazetar i shkelqyer i TV Klan, televizion privat i një shoqëri francezo-shqiptare.

Pakti i Stabilitetit - e ardhmja e Shqipërisë

Nga Ilir META Kryeministër i Shqipërisë Më 31 korrik mbushet një vit nga Samiti i Sarajevës dhe shpallja e deklaratës, me të cilën vendet e Aleancës Euroatlantike dhe ato të Evropës Juglindore, angazhoheshin në Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore. Një vit në këtë udhë, sot ne mund të bëjmë bilancet se ku kemi kaluar dhe ku po shkojmë. Na kujtohen të gjithëve, pak më shumë se një vit më parë, tmerrët e masakrave në Kosovë, qindra-mijëra refugjatët e zhvendosur nga gjithçka dhe të përzënë me dhunë nga shtëpitë e tyre që vërshonin në Morinë, apo vdisnin për një pikë ujë në Bllacë. Nuk na hiqen nga kujtesa fluturimet e avionëve ushtarakë dhe bombardimet në Jugosllavi. Nuk kemi qenë ndonjëherë kaq pranë ankthit të një lufte se sa në ato ditë të vitit të kaluar. E, megjithatë, si një ëndërr e keqe edhe ky ankth mori fund; serbët u detyruan të tërhiqen nga Kosova e refugjatët u kthyen në shtëpitë e tyre të shkatërruara. Ishte ky momenti që i bëri të gjithë të reflektojnë. Vendet perëndimore u bënë thirrje vendeve të Ballkanit që të bashkoheshin në një pakt që të synojë rindërtimin, paqen, bashkëpunimin, demokracinë dhe prosperitetin në këtë rajon që është lodhur aq shumë nga luftërat e konfliktet në dhjetë vjetët e fundit. Pra, për herë të parë, për Ballkanin fillonte një proces gjithëpërfshirjeje, klima e cilit do të duhej të ishte toleranca, bashkëjetesa dhe fqinjësia midis dy popujve me tipare etnike, kulturore e fetare të ndryshme, të cilët ishin urryer aq shumë me njëri-tjetrin në këto dhjetë vjetët e fundit. Pakti i fronte Ballkanit mështetjen më të madhe që i është dhënë ndonjëherë nga ana e fuqive perëndimore. Për më tepër, Bashkimi Evropian dhe strukturat euroatlantike hapnin dyert për një përfshirje sa më të shpejtë në gjirin e tyre. Por këtë radhë, ndryshe nga sa më parë, vendet e Evropës Juglindore bëhen vetë zotër të këtij procesi. Në radhë të parë, ata duhet t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit dhe të angazhohen për t’i kryer me seriozitetin e duhur reformat e nevojshme të demokratizimit dhe ekonomisë së tregut. Po kështu, pakti kërkon një bashkëpunim shumë më intensiv midis vendeve të rajonit në fushat e sigurisë, luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Pakti është nxitja më e mirë për bashkëpunimin ekonomik në rajon, për krijimin e një hapësire të përbashkët ku të lëvizin lirisht mallrat, njerëzit, shërbimet. (vijon në faqen 2)