“Me paratë e PD-së do të blej ilaçe për Berishën”
Deklaratë për shtyp e Monika Kryemadhit, në përgjigje të sulmeve të Berishës
“Unë, Monika Kryemadhi, kam një histori krejt të ndryshme nga ajo e enveristit Sali Berisha dhe e fashistit Sali Berisha apo copë fare, e kriminelit të droguar Sali Berisha”
faqe 3
Fushata, preludi i ashpër
Tashmë kur mungojnë diçka më pak se dy muaj nga dita e zgjedhjeve lokale të 1 tetorit, fushata elektorale është ndezur në mënyrë krejt të papritur.
Dhe kjo, kur akoma partia më e madhe e opozitës nuk i ka bërë publike emrat që do të ndodhen përballë kandidatëve socialistë, të cilët u shpallën vetëm pak ditë më parë. Pas vazhdësh së gjatë të akuzave të liderit demokrat për korrupsionin dhe kusarité e qeveritarëve socialistë dhe aleatëve të tyre, ditët e fundit iniciativa në këtë drejtim ka kaluar tërësisht në anën e socialistëve, të cilët kanë formuluar akuza të rënda, në ndonjë rast edhe të paparashikueshme në adresë të liderit të PD-së, Sali Berisha. Kështu, vetëm dy ditë më parë, ministri i Pushtetit Lokal, Bashkim Fino, bëri publike një letër të hapur drejtuar Berishës, ku pasi i përmendte shkeljet dhe abuzimet e pushtetarëve lokalë të PD-së gjatë këtyre katër viteve, e ftonte Berishën t’i bënte publike akuzat e hedhura poshtë e lart kundër tij. Pas kësaj, Sekretari socialist për Marrëdhënien me Publikun, Luan Rama, akuzon ish-presidentin Sali Berisha se tre vjet më parë ka pasur me Pasaporta shërbimi e diplomatikë e më pas me Pasaporta jugosllave, një numër të konsiderueshëm kriminelësh që mbante rrjet vetes, duke mundësuar kalimin e tyre në Perëndim për të mos rënë në duart e drejtësisë. Por, liderit të opozitës i është dashur të përballet dhe me sulm nga Monika Kryemadhi, njëra nga eksponentet kryesore të FRESH-it, sulm i cili është ndoshta më i ashpëri në adresë të Berishës që se ky ka hyrë në politikën shqiptare. Kryemadhi që është shquar për modern politikën, këtë herë është detyruar për shkak të egërsisë së fushatës, të deklarohet prerë, për të ruajtur veten nga baltizimi që sjell politika.
Ndërkohë, shërmëtjet e dhëmbëve nuk mungojnë dhe nga selia blu. Nga kampi demokrat bëhet e ditur se demokratët disponojnë në mënyrë të të dokumentuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë socialistë, madje, vetë Berisha mëson se ka bërë një ftesë ministrit të Pushtetit Lokal, Fino, për t’u ndeshur në një debat televiziv, ku, siç thuhet, do t’i nxjerrë fakte dhe prova të dokumentuara për aferat e tij korruptive. Duke menduar se është vetëm fillimi, madje, mekanizmat e fushatës nuk janë vënë tërësisht në lëvizje, pritet që fushata elektorale e zgjedhjeve të 1 tetorit të jetë ndër më të ashpra e këtyre viteve të fundit. E keqja është se, pavarësisht nga e drejta që kanë kundërshtarët për t’ia nxjerrë në shesh “bëmat” dhe “të palarat” njëri-tjetrit, alternativat që pritet t’i ofrohen elektoratit sipas të gjitha gjasave mund të mbeten në plan të dytë. Mirëpo kjo sjell me vete rrezikun e rritjes së numrit të abstenuesve nga radhët e një elektorati, i cili ka paguar më shtrenjtë se kushdo pasojat e ashpërsisë së betejave politike.
Ana Kurnikova, ëmbëlsia e tenisit
faqe 24
Ana Kurnikova, ëmbëlsia e tenisit
Polici rrugor, gjobë anëtarit të KQZ-së
Shkodrani paguan 5 mijë lekë
Gaspër Koka e kishte parkuar makinën në vend të ndaluar dhe u fut në mbledhje
faqe 8
Humor nga Filip Çakuli
Poçi i shkruan Berishës: Jua shpërblefshim në të tilla raste
faqe 30-31