11/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 gusht 2000

Greqia, spiune në Qeverinë shqiptare

Athina e dëshiron ndarjen e Maqedonisë, por ka frikë nga Tirana Sot botohen pjesë nga raporti sekret që i është dorëzuar kryeministrit Simitis, më 30 qershor 2000, për marrëdhëniet me fqinjët faqe 15-17

Fushatë pa kandidatë

Ndonëse partitë politike i kanë mprehur armët për fushatën elektorale, ajo që të bie në sy është vonesa në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve. Kështu, shumica e partive akoma nuk i kanë kompletuar listat e emrave që do t’i paraqesin elektoratit. Sigurisht, kjo lidhet me synimin për të gjetur kandidatura sa më të spikatura, si pasojë e ndërgjegjës... propozojnë ata. Por, nuk përjashtohen dhe ndryshimet në preferenca, që në të shumtën e rasteve janë të karakterit klanor. Mirëpo, duke gjykuar nga vonesa në përcaktimin e kandidaturave, të krijohet bindja se ajo që do të fitohet nga gjetja e një kandidati me peshë, në një masë të konsiderueshme rrezikon të anulohet nga koha e pamjaftueshme për të hartuar platformën e tij, me të cilën do të synojë të thithë votat e zgjedhësve, si dhe për ta shpallosur atë para tyre. Kështu, një individ të cilit një forcë politike do t’i vërë gishtin për ta paraqitur si kandidat në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen pas gjashtë javësh, nuk do të dijë nga t’ia fillojë për të konkurruar në mënyrë dinjitoze dhe janë të gjitha gjasat që ai, të paktën fillimisht, ta ndjejë veten inferior ndaj kundërshtarëve të tjerë të propozuar me kohë, të cilët tashmë i kanë filluar përgatitjet. Në rrethana të tilla, kësaj kategorie kandidatësh, për të cilët akoma nuk është formalizuar kandidimi, nuk u mbetet tjetër veçse të dalin me programin e forcës politike që do t’i kandidojë. Mirëpo, kjo bën që gjatë fushatës, kandidati duke u kthyer në një megafon të një partie, të cilës ndoshta edhe mund të mos i përkasë, do të humbiste një pjesë të mirë të vlerave të tij para opinionit publik. Në këtë mënyrë, edhe ajo prirje pozitive që është konstatuar deri tani, rrezikon të ikërrut duke u lënë sërish hapësirën kryesore preferencave partiake. Nga ana tjetër, duke u vonuar në caktimin e kandidatëve, edhe vetë partitë nuk do të kenë shumë kohë për të elaboruar alternativat e tyre, pa le pastaj për t’i propaganduar gjerësisht në publik. Në këtë mënyrë, partitë e ndryshme, si pasojë e kohës së pamjaftueshme, nuk do të kenë shumë besim tek efekti i platformave që do t’i servirin elektoratit. Rrjedhimisht do të jenë të shtrënguara t’u drejtohen kryesisht sulmeve dhe akuzave reciproke kundër njëri-tjetrit, si mënyra më e mirë për të bërë për vete ata që do të hedhin votën më 1 tetor.

Zgjedhjet kushtojnë 3 milionë dollarë

Faqe 2

Serbët, breshëri i armësh në kufi

Tropojë, armët jugosllave godasin përsëri Kryetari i KQZ, Fotaq Nano Serbët, breshëri i armësh në kufi -faqe 8 foto P. ILO