13/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 gusht 2000

PD: Ministrat Milo dhe Imami, spiunë të Athinës

Vazhdon zhurma mbi agjenturën greke në Shqipëri në strukturat shtetërore. Kryeministri e mohon infiltrimin e agjenturës greke, ndërsa opozita jep fakte dhe emra konkretë “Milo është trashëgimi e Sigurimit të Shtetit. Imami është njeriu që u ngarkua në ’97 të shpallte Federatën e Jugut në bashkëpunim me major Panajot Barkën” faqe 3

Alarmohen agjentët

Ideja për t’ia deleguar bazës kompetencat e përzgjedhjes së kandidatëve që do të konkurrojnë për pushtetin lokal, padyshim është një hap tejet sinjifikativ përsa i përket zhvillimit të koncepteve demokratike dhe operimit me to. Duke e parë këtë vetëm në sensin pragmatik, sipas logjikës së thjeshtë, strukturat lokale janë shumë më të sakta në përcaktimin e kandidaturave të suksesshme se forumet drejtuese në qendër, të cilat e kanë të vështirë, për të mos thënë të pamundur, të gjejnë njerëzit e duhur. Nga ana tjetër, duke provuar mbi shpinën e tyre efektet e një përzgjedhjeje të goditur ose të gabuar, shumë shpejt aktivistët e bazës do të heqin dorë nga pazaret në këtë drejtim, gjë që i ngushton së tepërmi hapësirat për lulëzimin e mentalitetit klanor, që karakterizon të gjitha forcat politike shqiptare deri tani. Reminishencat e përplasjeve me karakter klanor nuk kanë munguar dhe në disa aktivitete të degëve të PS dhe PD në rrethe të ndryshme, ku është kaluar në rrahje e deri tek përdorimi i thikave. Si pasojë e mungesës së diktatit nga “kupola” e partisë, aktivistët në bazë ndjehen të çliruar nga një farë ndrydhjeje për të të vepruar. Dhe një gjë e tillë nuk vonon të sjellë thyerje konceptesh anakronike të trashëguara nga e kaluara si edukimi dhe adhurimi i kulteve, tendenca për të pritur “udhëheqësit e qendrës” edhe për gjërat më banale, etj. Së dyti, dhe që ka më shumë rëndësi, është se prirja për të transferuar sa më shumë kompetenca në bazë, e vë këtë në lëvizje, duke bërë që edhe elektorati të jetë më i ndjeshëm ndaj zhvillimeve politike, më i homogjenizuar, duke zhvilluar një jetë normale partie. Gjithsesi, në stadin aktual, jo gjithçka në këtë drejtim mund të mendohet pa një lloj kujdesi nga qendra. Duke qenë se praktika e tanishme e lënies në dorë të bazës të përzgjedhjes së kandidatëve, është më pranë një eksperimenti se një veprimi rutinë, parregullsitë në 1 përqind kryerjes së procedurave janë më se të pritshme. Edhe nëse bandat në strukturat lokale, të përmendura më sipër, nuk janë tjetër veçse pasojë e kësaj. Dhe, nëse flitet për “ndërhyrje nga lart”, kjo duhet të kufizohet vetëm në respektimin e procedurave.

Nëntë brazilianët e ardhur dje për Partizanin e Albert Xhanit

Nëntë brazilianët e ardhhur dje për Partizanin e Albert Xhanit Faqe 19

Ushtari i KFOR-it kapet si klandestin kurd në Elbasan

Dje policia e arrestoi paqeruajtësin sëbashku me të motrën Kishte qenë në Kompaninë turke në Shqipëri në kohën e Luftës së Kosovës faqe 6