18/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 gusht 2000

Azemi, refuzohet dëshmia e truprojës

Sekretet e atentatit, vëllai i Zenel Nezës tregon prapaskenat e “arratisjes” “Prokuroria e di se ku është ish-badigardi, por nuk e pyet” Sekretet e atentatit, vëllai i Zenel Nezës tregon prapaskenat e “arratisjes” Azemi, refuzohet dëshmia e truprojës “Prokuroria e di se ku është ish-badigardi, por nuk e pyet” faqe 13 - I tetori dhe sprova e masmedias së pavarur Nga NIKOLLË LESI Sapo afrojnë datat e zgjedhjeve lokale apo parlamentare, të gjithë politikanët vrapojnë në dyer gazetash. Kjo tashmë është bërë një gjë normale dhe gazetat, sipas specifikës së tyre, kanë arritur të krijojnë mënyrën e tyre tradicionale të reflektimit ndaj kësaj ndërhyrjeje. Reflektimi i gazetave ka pasur rastin të bëhet i njohur në këta dhjetë vjet dhe tashmë edhe lexuesit e tyre afrohen ta dinë se si do të veprojë x e përdit- veprojnë x e përditshme në këtë situatë. Kësaj radhe janë zgjedhjet e para ku futen në lojë edhe radiot e televizionet private pasi deri, më 29 qershor ’97, asnjë prej tyre nuk pipëtinte nga mungesa e lirisë për të transmetuar. Pra, implikimi në lojën elektorale i asaj pjese të medias më të sofistikuar se shtypi i shkruar, që mbeten televizionet, e komplikon me tepër konkurrencën partiake, pasi asnjëra prej forcave politike nuk ka bërë ndonjë sondazh paraprak se sa radio e televizione ka afër apo nën vete, sa janë të pavarur, kuptohet aq sa mund të jesh i pavarur në Shqipëri. Nga njëra anë, nisur nga këto raporte të ndryshuara në tregun e mediave, njerëzit, të cilët do të votojnë, kanë me tepër mundësi informimi se sa herët e tjera në këta 10 vite demokracie, kësisoj më shumë mundësi të krahasojnë e të zgjedhin mes alternativave që iu paraqiten. Nga ana tjetër, është po aq e vërtetë se asnjëra parti nuk e ka provuar direkt në zgjedhje anësinë apo paanësinë e masmedias të pas 29 qershorit ’97, gjë që ishte lehtësisht e lexueshme deri përpara kësaj date. Aktualisht situata mediatike s’është aspak e qartë, mirëpo ashtu të midisukshme rihen re disa kategori që premtojnë për një reliev të ardhshëm interesant. Dikush ka fituar me tepër eksperiencë dhe po vrapon drejt pavarësisë totale, duke iu larguar edhe reminishencave rastësore rozë, një tjetër ka ikur nga shtrati i Berishës, të tjerë kanë lindur për t’u varur përgjithnjë nga biznesi e mafia, ashtu siç ka edhe ndonjë që median e përdor për të mbuluar bizneset e dyshimta, e kësisoj tani mbështet PS-në dhe duke kur rikthehet PD-ja në pushtet kalon me shumë “kurajë profesionale” nën sqetullat e Berishës. Shtypi i shkruar serioz e ka provuar veten gjatë këtyre viteve, duke qenë opozencë e çdo qeverie, qoftë e demokratëve apo e socialistëve. Prapa mbetet tani për radio e televizionet private që futen për herë të parë në një garë elektorale. Të gjitha ato këshilla që janë paraqitur deri tani si të pavarura dhe që shohin çdo natë në ekranet tona, mund të rrëzohen këto ditë shtatori vetëm për 24 orë e me pacipësi të ngrenë, ose flamurin e Berishës, ose të Nanos. Prandaj ky fillim vjeshte është test kryesor për median audiovizuale. Ato mund të gabojnë, qoftë për hir të eksperiencës jo më shumë se 2-vjeçare, qoftë edhe për problem ekonomik, me të cilat ballafaqohen përditë që, në analizë të fundit, janë pjesë e rrjetës dhe pjekjes së tyre të përditshme. Nëse u referohemi sondazheve që prodhojnë partitë me strukturat e tyre, atëherë sipas PD-së, ajo zotëron 80% të radiove e televizioneve lokale, ndërsa sipas PS-së, ajo ka nën thumbër dy ose tre stacione televizive që pretendojnë për licencë kombëtare, por që sapo të marrin licencën mund të shkelin përgjithnjë korurën e përkundun po të jetë nevoja në krevatin e Berishës, pa humbur asnjë sekondë. Në përfundim, çdo lloj qëndrimi profesional apo jo, i paanshëm ose jo, mban autorësinë e pronarit që zotëron median dhe stafit që punon me të, dhe askush nesër nuk mund të fshihet apo të krijojë alibira që nuk isha unë ai që ndihmova PS-në apo PD-në për të marrë pushtetin.

“Media ’99” hedh 650 mijë dollarë për teknikën e “TV KOHA”

Ofertë publike për firmat private që merren me teknikën audiovizive Pronarët e grupit mediatik “Media ’99” vendosën mbrëmë që të hedhin 650 mijë dollarë për rinovimin e teknikës e të studiove të TV KOHA. Gjithashtu në këtë projekt janë edhe vendosja e transmetuesve në disa pika si në Gllavë, Gjirokastër (Kërcullë), Vlorë, Korçë, Mide, Tarabosh dhe Petresh (Elbasan). Por për vendosjen e transmetuesve ata bëjnë ofertën publike si më poshtë: (Vijon në faqen 11)

Asnjë shpresë për 118 marinarët rusë

Rusia bën gati qirinj të Faqe 22