19/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 gusht 2000

Shqiptarë, harroni paratë e piramidave

“Nga 1 miliard USD, vetëm 50 milionë do të kthehen. Të tjerat janë në bankat e huaja” Gazeta britanike “Financial Times” boton të dhëna nga raporti sekret i kompanisë angleze faqe 19

Poçi akuzon Poçin

Nga Enton Abilekaj Që nga dje, asnjë kriminel nuk ka pse të ketë frikë nga policia. Nuk duket lajm i ri, sepse shumë rrallë ka ndodhur ndryshe, por dje ishte dita kur vetë ministri i Rendit e konfirmoi. Ai deklaroi se viktima e mbrëmjes së të mërkurës duhet të vritej, sepse kishte bërë shumë krime dhe kërkohej nga policia. Bile ministri ishte aq i vendosur në atë që thoshte sa dukej se do t’i propozonte Presidentit dekorimin e vrasësve. Krimi që alarmoi gjithë Tiranën dhe

Edi Rama vazhdon fushatën, ndërsa Sudja shkon drejt burgut

Sondazhi i zgjedhjeve lokale

Ngjitet Gjinushi, por PD përsëri në vend të parë që u krye pranë një lokali që frekuentohet deri edhe nga homologë të Poçit, duket se ka qenë vetëm një heqje barre për ministrin, një krim që duhej të ndodhte. Ndoshta është normale që ai të reagojë në këtë mënyrë, duke njohur faktin që nga 10 aksione-blic të policisë për të kapur kriminelët kanë dështuar 10. Por nuk tingëllon shumë optimiste që përfaqësuesi më i lartë i zbatuesve të ligjit, të kërkojë duart për një krim të përmasave të tilla, që vë në dyshim temadh sigurinë në kryeqytet. Madje kjo ngjall frikë. Sepse ministri i Rendit inkurajon me këtë deklaratë larjen e hesapëve pa ndërhyrjen e shtetit, por, mbi të gjitha, pranon që Shteti nuk ekziston dhe kriminelët mund të bëjnë ç’të duan edhe në qendrën e influencës së tij. Askush nuk mund ta mohojë që viktima e tri ditëve më parë ishte një klient i rregullt i lokaleve më të frekuentuara të Tiranës, pikërisht kur kërkohej nga policia dhe kur kryeministri kishte urdhëruar kapjen e të gjithë të kërkuarve. Shpeshherë ai është ndodhur në të njëjtin lokal me policanë dhe njerëz që ligji u ka dhënë imunitetin, por që policia nuk mund t’ua garantonte fare kur ish-i kërkuari ndodhej në të njëjtin lokal me ta. Madje ndonjë polic që i përket të njëjtit fat të mungesës së imunitetit me qytetarët e thjeshtë, e ndiente detyrim mbijetesë ta denonconte e të kalonte sipërfaqësinë e lejueshme të makinën e tij luksoze. Kjo ishte situata e cila i doli krisma në orën 20.15 të së mërkurës. Dhe pas asaj që tha Ministri, kjo situatë do të vazhdojë duke u ashpërsuar, sepse kriminelët duhet të vrasin dhe të vriten kur të duan dhe ku të duan, ndërsa Shteti bën inventarin dhe kërkon duart. Njerëzit në vend të Rendit, duhet të provojnë shijen e deklaratave që caktojnë se kush ka të drejtë, vrasësi apo i vrari. Njerëzit në vend të sigurisë, dëgjojnë hisbëri lufëtarësh kanunorë që nuk kapen dot nga policia moderne, në vend të qetësisë dëgjojnë krisma në orën që duhet të gëzojnë, në vend të optimizmit marrin lajmet që policia ka bërë 10 aksione dhe nuk ka kapur asnjë kriminel. Ndërsa kriminelët të kërcosur, me celularë në njërën anë të prapanicës dhe me revolverë në anën tjetër që dalin nga makinat luksoze, për të hyrë në lokalet më të shtrenjta dhe të shponzojnë me shumë se të gjithë klientët sebashku, të cilët dridhen aty pranë, duke parë fytyrat e vrasësve që vendosin muskujt në pritje të ndonjë “aventure” të re.