26/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 gusht 2000

Bamir Topi, pengesa e fundit e Mustafajt

Festa mbyllet pa protagonist. Dueli shtyhet për të dielën Balotazh. Skualifikohen Spartak Ngjela, Buron Kaceli dhe Emin Riza. Besnik Mustafaj për 4 vota ndahet nga fitorja faqe 3 -

A do të jetë Shqipëria një ishull?

NGA SABRI GODO Me hapjen e sezonit të vjeshtës, Kuvendi do të shqyrtojë një projektligj për gjomonet. Nuk di ç’thotë ky projektligj, që u nxit së tepërmi me vizitën e fundit të Kryeministrit italian në Tiranë. Kam përshtypjen se prapë po i sillemi demit rrotull. Por diskutimi mbi krimin e organizuar në Shqipëri ka mbërritur unë një pikë të tillë që imponon domos një shikim më të gjerë. Shqipëria është vënë prej kohësh nën akuzë si vendi me intensitetin më të lartë në rajon të trafikut të emigracionit, kontrabandës, drogës dhe prostitucionit. Me këtë denoncim të rëndë nga jashtë doemos do të bashkohej edhe opozita. Koalicioni i majtë në pushtet, i vënë ndërmjet dy zjarreve, dikur ka marrë ndonjë masë, të themi për doganat, po në përgjithësi është sjellë si i pandjeshëm ndaj akuzave, si një patë e majme që nuk laget sado të bjerë shi, sepse i ka pendët të lëmuara. Tani, duhet të japim një përgjigje të qartë; e pranojmë akuzën sepse na e ka ende të bashkëjetojmë me të, apo do ta hedhim poshtë, duke luftuar kundër trafikëve me tërë fuqitë që na ka dhënë Perëndia. Nëse jemi për të dytën, duhet të mendojmë për shkaqet që na sollën në këtë gjendje, për pasojat që mbart dhe për mënyrat si të dalim prej saj. Në vitin 1991 ranë muret që ndanin Shqipërinë nga Bota. Lirinë e fituar, njerëzësh shumë ta shpërdorojmë. Bashkë me të mirat e botës së jashtme hynë këtu edhe të këqijat, nga të cilat vuan vetë Perëndimi. Kjo ishte e pashmangshme. Përgjegjësia e forcave politike qëndron në atë, që nuk e kuptuan se mafia do të depërtonte shpejt, me synimin që të vërë në gjunjë pushtetin dhe vetë popullin. Si klasë politike pa përvojë, i lamë mafias terren të lirë; u trazua vera, vaji dhe uthulla bashkë. Si Parti Republikane, kemi paralajmëruar për këtë që në vitet 1992, ’93, ’94, po zëri ynë humbi si në shkretëtirë. Sot s’mund të mohohet që mafia kontrollon segmente të rëndësishme shtetërore dhe se dikush gjen përkrahje të autoriteteve të fuqishme. Ndryshe s’ka si shpjegohet një lulëzim i tillë i mafias që ta bëjë Shqipërinë në pak vite vendin më shqetësues të rajonit. Mafia i ka tentakulat në pushtet dhe helmon jetën e popullit, i cili s’ka të bëjë më trafikat, por vuan rëndë nën korrupsionin që është bashkëudhëtar i fortë i mafias. (Vijon në faqen 11)

Ambasada amerikane heq thasët me rërë

Faqe 11 Ambasadori Limpreht dhe përfaqësuesi i firmës së Teksasit. Foto: P.ILO

Digjet kufiri Shqipëri-Greqi

Shkëmbohen në shtëpi dy plaka Faqe 21