Majko shpallet nga SHBA politikani botëror i vitit 1999
Instituti Amerikan i Biografive publikon raportin për katër politikanët më të njohur të Botës për vitin e kaluar.
Kancelari gjerman Shrëder, Kryeministri britanik Blair, Presidenti kroat Stipe Mesiç dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko
Majko shpallet nga SHBA politikani botëror i vitit 1999
Protagonizëm për hapësira të tjera
Nga ALEKSANDËR ÇIPA KRYEREDAKTOR I TV KOHA Indodhur një ditë pushimi në Bregdet, një plak i menduar më adresoi pyetjen: “A ka ndonjë ndryshim në Tiranë?…” I bindur se mbeti i pashpjeguar për çka kërkonte në pyetjen e vet, parantezoi se: “Dua të di ndonjë gjë të re, tjetër nga ato që thonë partitë…”. Dhe më tej në sqarimin pyetës, shumëkuptimshëm shtoi: “Se për shembull në këtë në Himarë gjithnjë të re kemi Detin, veç tokës dhe Qielit, si ju në Tiranë…”. Metafora e shqiptarit të moshuar në bregdet, e kontekstuar me pamjen e njohur të skenës politike, të shtyn të mendosh disi më thellë për varfërinë evokuese të palëve politike të hyra në ndeshjen elektorale të radhës. Socialistët në shpalljet e tyre ditore duket se i janë larguar evokimit politik të së shkuarës, duke u përpjekur të krijojnë fasadën e një partie të pjekur drejt modernitetit në formën e saj fushatëske. Nga ana tjetër, së paku deri tani, duket se kanë hequr dorë nga evokimi i “përvuajtjes së tyre nën qeverisjen Berisha”. Ndërsa kanë harruar përmendjen e shpeshtë të zgjedhjeve të ’96-ës, ku kanë pasur rastin që në pozicionin e opozitarëve të demonstrojnë qëndresë dhe vetëmohim elektoral deri në përpjekje. Në përballje me ta, demokratët të ardhur nga ikja shkatërruese prej qeverisjes ’97-të, me përjashtim të neologjizmes “kallashfushatë” të sajuar prej kryetarit të tyre Berisha, në leksikun elektoral kanë përjashtuar evokimin referues ndaj së shkuarës zgjedhore. Pra, të dyja palët ndodhen në vështirësinë e përballjes me “evokimin e së keqes”, ndaj së cilës me njëherësh krijues dhe vuajtës. Të dy kandidatët më potentë të tyre për kryebashkinë e vendit-Tiranën, përkatësisht Rama dhe Mustafaj priren drejt një fushate kryekëput të ndryshme nga të mëparshmet. Në rrethin e parë të stafit të tyre, gjasat janë të shme tyre, gjasat janë të qëndrojnë jo militantë, por disa menaxhues pragmatistë që s’kanë fytyrat e militantizmit të egër. Në sfidën e këtij evokimi, vetë socialistët kanë pranuar si slogan të kandidatit “Kthimin në Identitet”, duke nënkuptuar një fasadë krejt të re politike. Nga ana e tyre demokratët përmes selektivitetit me prirje favorizuese për intelektualët dhe emrat kredibël, kanë ardhur në garë me kandidatë të vlerësueshëm edhe nga palët oportunune dhe liberale. Kjo prirje e politikës së dirugjuar prej dy forcave kryesore, mund të quhet vetëm një premtim për kapërcimin e “së keqes të manifestuar” përmes evokimit, si deri tani. Ndërsa e përkthyer sipas konceptit metaforik të plakut të thjeshtë, ajo do të thotë: në politikë gjithherë mes ekstremitetit dypalësh të djathtë, ajo do të thotë: “hapësira e tretë”. Është edhe e mesmja normale, ose thjesht: “hapësira e tretë”.
Shumë vota për Opozitën
Vazhdon sondazhi i Institutit të pavarur “Media dhe Ligji”
Faqe 6