“Babi, dua të vij me ju në burg”
Dje u zhvillua gjyqi ndaj Dritan Avdylit për ndryshimin e masës së sigurisë. Për herë të parë, djali i vogël 9-vjeçar takon të atin në bankën e të akuzuarit
Babë e bir rrinë të përqafuar para trupit gjykues, ndërsa familja Avdyli akuzon prokurorin e rrethit Jano, për korrupsion në akuzat e tij
faqe 9
Dy “mercenarët” e politikës shqiptare, Nano dhe Berisha
Fotografi e vitit 1991 kur Fatos Nano kërkonte bashkëpunim me Berishën për ndarjen e pushtetit. Në mes të tyre, fatkeqësisht, ndodhet edhe intelektuali Genc Ruli
Kandidatët që fregullojnë imazhet e partive
Nga Gavrosh Levonja
Ndonëse u hidhet një sy emrave të atyre që pretendojnë Bashkinë e Tiranës nuk është vështirë të dallosh edhe nga ata, të cilët gëzojnë popullaritet në një të kaluar të afërt akoma pa u angazhuar në politikë, madje dhe pa krijuar urat me të. Dhe sot, kur po bëhet shumë zhurmë për t’u orientuar nga ajo që quhet shoqëri civile, emra të tillë do t’i kishin të gjitha mundësitë për të tërhequr pjesë të konsiderueshme të elektoratit. Normalisht, emra si Haxhia, Rama, Mustafaj e ndonjë tjetër, me reputacionin dhe simpatinë nga shtresa të caktuara të elektoratit, fare mirë mund të kishin hyrë në garë për Bashkinë e kryeqytetit në mënyrë krejtësisht të pavarur, pa qenë nevoja të mbroheshin ngjyrat e ndonjë partie politike, pavarësisht nga ndikimi i simpative dhe lidhjeve që mund të kenë. Por e vërteta është se figura të tilla, pavarësisht nga përmasat e tyre, ndonëse të respektuara për atë që mund t’i kenë dhënë shoqërisë, janë të shtrënguara të kandidojnë nën siglën e një force politike të caktuar. Kjo prirje për të kandiduar nën flamurin e një partie, në radhë të parë është shprehje e një ndjenje mosbesimi tek potencialet vetjake. Por, veç kësaj, duhet pranuar se elektorati shqiptar nuk është çliruar nga mendësia për ta votuar individin më shumë se partinë. Fakt është se eksperienca e këtyre viteve, me ndonjë përjashtim tepër të rrallë, i ka dhënë të drejtë një përfundimi të tillë. Shpesh figura të shquara në fusha të ndryshme të jetës së vendit, kur kanë konkurruar në zgjedhje të ndryshme, e kanë vetën të mundur keqas nga anonimë, duke konkurruar për një forcë politike të dorës së dytë. Por, në një mënyrë ose tjetër, garimi duke mbrojtur ngjyrat e një partie politike, komprometon dukshëm rolin dhe angazhimin e njerëzve nga shoqëria civile në hallkat e ndryshme të pushtetit. Konkretisht, duke gjykuar nga paraqitjet e deritanishme të kandidatëve të tillë në publik, konstatohet dominimi i termave me karakter politik, ndonëse politika ndikon fare pak, për të mos thënë se ndikon negativisht në zgjidhjen e problemeve, me të cilat përballen qytetarët shqiptarë. Nga ana tjetër, në një kohë kur partitë politike shqiptare po vuajnë krizën e figurave si pasojë e diskreditimit të një pjese të protagonistëve të tyre, përfaqësuesit e shoqërisë civile, duke kandiduar në listat e tyre po mbushin vakuumin e krijuar në këtë drejtim dhe pse rrezikojnë të humbin jo pak nga reputacioni i tyre.