Kushëriri i parë i Nanos jep licencat e radiotelevizioneve
Këshilli Kombëtar i Radiotelevizionit, i votuar nga Parlamenti, është kthyer në një mjedis administrativ i njerëzve të kryetarit të PS-së
Apostol Noti është njëkohësisht anëtar i KKRT-së, shef kabineti dhe këshilltar i Sefedin Çelës, pronar i një firme për antenat radiotelevizive, i lidhur me interesa financiare me Tele Norbën dhe, së fundi e më kryesorja, është kushëriri i kreut të socialistëve
faqe 2
Fushatë e zbehtë e PD
NGA GAVROSH LEVONJA
Në këto ditë të para kur dy partitë kryesore janë hedhur tërësisht në betejën elektorale për të siguruar triumfin në zgjedhjet e 1 tetorit, të bie në sy njëfarë gjallërie më e madhe në aktivitetet e socialistëve, në kohën që në kampin demokrat vërehet njëfarë apatie. Sigurisht, në këtë aspekt, ndikon dhe hezidja e vonuar e motorëve nga forumet drejtuese të partisë më të madhe të opozitës, përsa i përket dhënies formë të strategjisë që do të përdoret për të moshuar socialistët e Nanos dhe Metës, përfshirë këtu dhe ndërtimin e formacionit të kandidatëve që do të kërkojnë votat e elektoratit. Konkretisht, PD i kompletoi listat e kandidatëve të saj vetëm pak ditë më parë, duke mbetur pothuaj tri javë prapa socialistëve. Nga ana tjetër, lideri demokrat Berisha vetëm nesër do të startojë turneun elektoral, në kohën që kundërshtari i tij socialist Nano, ka shkelur në disa prej qyteteve kryesore të vendit, duke përfshirë dhe Shkodrën “armike”. Por, një handikap tjetër që ndikon negativisht në përpjekjet për ta bërë fushatën e PD-së të larëmishme qëndron në atë se gjithçka pritet ta bëjë përsëri Berisha, për të mos bërë fjalë për monopolim absolut të tij mbi partinë. Ndërsa lënia në dorë të strukturave të bazës e vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve që do të konkurrojnë për pushtetin lokal ka dhënë fryte, duke gjallëruar jetën në degët dhe nëndegët e kësaj partie, nuk mund të thuhet se diçka e tillë ka ndodhur në udhëheqjen e lartë të PD-së, duke përfshirë dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Berishës. Kontaktet e shpeshta të muajve të fundit me elektoratin të Topallit, Bodes, Gjanës e të tjerëve, mund të thuhet se janë të vonuara përsa i përket afirmimit të tyre para elektoratit blë si personalitete me peshë apo qoftë dhe thjeshtë, si përçjellës mesazhesh. Në fakt, si përsa i përket zbutjes së “bemave” dhe “gjëmave” të pushtetarëve, ashtu dhe publikimit të alternativave, gjithçka, për herë të parë, artikulohet nëpërmjet gojës së Berishës. Sigurisht që këtu, Berisha dhe partia e tij paguajnë mungesën e të paharruarit Azem Hajdari. Po të kujtojmë vitin 1997, ishte Hajdari ai që fushatën në gjithë Jugun e Shqipërisë. Në rrethana të tilla, lideri demokrat oso do të jetë protagonist absolut i gjithë fushatës së PD-së, por me rrezikun për t’i dhënë asaj nuanca monotone, ose në rast të kundërt, të pajtojë me zbehtësinë e pashmangshme të saj.
9 në 10 vetë mbeten pa universitet
Dje para konkursit të Gazetarisë
Foto: P. LLO
I pavaruri Fejzo hap fushatën elektorale
Të shtunën, ora 18.00, në Vlorë, miting në Pallatin e Sportit