11 kompani shqiptare kundër “Peronit” të rremë
Kryeministri Meta po shqyrton të gjitha ankesat e palës shqiptare dhe nuk ka firmosur akoma për privatizimin e birrës “Tirana”
Segmente të caktuara të Ministrisë së Privatizimit dhe të Agjencisë Kombëtare të Privatizimit kanë bërë presion për të firmosur kundër kompanive shqiptare
“Globalizimi” i FMN-së
Përfaqësues i Përhershëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar
NGA DR. VOLKER TREICHEL
Përfaqësues i Përhershëm
i Fondit Monetar Ndërkombëtar
Pas pak ditësh do të fillojnë në Pragë takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore. Këto takime do të jenë një mundësi për delegacionin shqiptar për të diskutuar mbi veprimtarinë e Fondit dhe Bankës Botërore në Shqipëri, si dhe për të shkëmbyer opinione mbi politikën ekonomike. Por, më shumë se kaq, ky është një rast ku Shqipëria mund të bëjë që të dëgjohen zëri i saj dhe të bashkohet në diskutimet mbi ekonominë globale dhe në vendimet mbi punën e FMN-së dhe sistemit financiar ndërkombëtar. Fjala “globalizim” mund të mos jetë e përmendur në axhendën formale, por kjo temë do të përshkojë të gjitha takimet. Rritja e shpejtë e tregut dhe investimeve ndërkombëtare ka sjellë një progres shumë të madh në shumë vende. Por fluksi i kapitalit është kaq i ndryshueshëm sa që mund t’i ekspozojë vendet ndaj rrezikut të krizave financiare. Dhe me disa vende që janë duke u integruar në ekonominë globale më shpejt se në vendet e tjera, hendeku midis të varfërve dhe të pasurve është duke u rritur gjithnjë e më shumë. Z. Horst Köhler, i cili është emëruar në postin e Drejtorit Ekzekutiv të FMN-së, në maj të vitit 2000, ka shprehur vendosmërinë e tij për ta forcuar zërin e vendeve në zhvillim brenda kësaj institucioni. Që nga koha e angazhimit të tij në FMN, ai ka qenë në Afrikë, Azi, Evropën Lindore dhe Amerikën Latine për të dëgjuar mbi opinionet për rolin e FMN-së dhe se si ai duhet të ndryshoje. Ai do t’i përdorë takimet e tij të para vjetore për të nxjerrë në pah vizionin e tij për të ardhmen e FMN-së, si dhe për të prezantuar idetë se si roli i FMN-së mund të bëhet më i madh në përparimin e vendeve në zhvillim. Nëse ekonomia botërore që po zhvillohet me ritme shumë të shpejta. Gjatë udhëtimeve të tij, Z. Kohler mësoi se në përgjithësi shumë vende janë të një mendimi me të, se FMN-ja duhet të fokusohet shumë më tepër mbi mendimin e të, se FMN-ja duhet të fokusohet shumë më tepër mbi politikat që nxisin rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar, ato pra që kanë lidhje me buxhetin e shtetit, paratë dhe kreditë, rritje e shkëmbimit dhe tregtisë financiare. Politikat e drejta në këto fusha i ndihmojnë vendet të mblidhen frytet e globalizmit.
(Vijon në faqen 9)
Berisha: Zgjedhjet të papranueshme
faqe 3
Berisha: Zgjedhjet të papranueshme