Parku i Llogarasë përfshihet nga flakët
Për tërë natën, pushteti lokal dhe zjarrfikësit në aksion, ndërsa banorët bëjnë sehir
Për 24 orë digjen 60 hektarë me pisha, policia izolon zjarrin
faqe 14
Prita dhe kaçakë
NGA MARTIN LEKA
Mjerisht, për të gjithë ne, kjo është një tablo që po përvijohet krahasimisht me ardhjen e ditës së zgjedhjeve. Një situatë “flu”, që, nëse nuk punohet për ta qetësuar, ka të ngjarë të bëhet gjithnjë e më e zymtë. Në një televizion privat të Tropojës, të cilit i referohet edhe Prokuroria dhe Policia lokale, drejtuesi i degës së Partisë Demokratike deklaroi: “Socialistët do t’i presim vetëm me kallashnikovë”. Dhe po sipas të njëjtave burime, pas dy orësh, ka ndodhur ngjarja e bujshme e të shtënave në qytetin verior që është komentuar në mënyra të ndryshme nga palët në zgjedhje. Një ngjarje e tillë pason disa të tilla dhe jo vetëm në këtë fushatë. “Financues” të këtyre pritave apo “sponsorizues” të kaçakëve janë identifikuar vazhdimisht parti politikë, thellësisht të identifikueshme. Tha dikur lideri i opozitës së sotme se Shkodra nuk i do socialistët. Kaç mjaftoi që lideri i atëhershëm i opozitës u kthye mbrapsht nga prita në Bushat, disa kilometra larg kalasë që simbolizon kulturën e qytetarisën shkodran. Para disa kohësh, segmente të caktuara të partive në pushtet dhe militantë-kaçakë kërkonin t’i “privatizonin” sheshet e Vlorës që Berisha të mos mund të shkelte atje. Duke shpërnjohur emoscion dhe larg arsyes krijimin e këtyre “enklavave” politike, këta njerëz mundohen të krijojnë artificialisht sindromin e “pushtetit serb në Kosovë”. Më keq se kaq nuk ka; as për të Djathtët, as për të Majtët. Prita të tilla në Vlorë me nënkryetaren e PD Topalli, në Lazarat me zëvendëskryeministrin Çeço, apo kjo e fundit në Tropojë, vënë nën terror psikologjik e real të gjithë votuesit shqiptarë, të cilët kanë të drejtën legjitime të kërkojnë shkatarrimin e pritave e dëmin e kaçakëve. Këtë e kërkojnë nga organet e rendit publik, përgjegjëse për prishjen e tij. Këtë e kërkojnë nga organet e prokurorisë, përgjegjëse për zbatimin e ligjit. Këtë e kërkojnë nga organet e drejtësisë, përgjegjëse për dënimin e fajtorëve. Shteti dhe segmentet e tij veprojnë me ligje. Është e kotë të kujtosh se nuk mund të ketë ligj pa sanksion.
Kryeministri Meta, dje pas konferencës së shtypit, ku sulmoi Berishën dhe gazetën “Koha Jonë”
foto: P. ILO
Plas skandali: Nënkryetarja e KQZ në mitingun e PS
Mimoza Arbri shkon në takimin e socialistëve. Anëtarët e KQZ denoncojnë
Zëdhënësi i OSBE: “Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të jenë shumë qartë të ndarë dhe larg aktiviteteve politike të çdo kandidati dhe force politike gjatë fushatës elektorale”
faqe 5