14/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 shtator 2000

Partitë: Të largohet nënkryetari i KQZ-së

Prezenca në takimin e Edi Ramës në Pallatin e Kongreseve e Mimoza Arbërit rrezikon paaftësinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve faqe 5

“Përbindëshi” Edi Rama mposht të urtin Mustafaj

Dueli i mbrëmshëm në valët e TV Klan mes dy kandidatëve më kryesorë për Bashkinë e kryeqytetit shënoi minispektaklin më interesant të të përditshmen, ku fitues doli “përbindëshi” Rama, i cili e mposhti të urtin Besnik Mustafaj. Natyrisht që Edi Rama kishte avantazhin e të qenit sulmues në fushën e PD-së, pasi Tirana ka tetë vjet që keqadministrohet nga kryebashkiakët e demokratëve, ndërsa përgjegjësia individuale nuk binte mbi shpatullat e ... ambasadorin që mban bluzën blu. Debati, ndonëse i vështirë, u miradministrua nga gazetari Fevziu, i cili po dje dha dorëheqjen nga këshilltar bashkiak i Ramës nën ombrellën e PS-së, duke u kthyer në punën e tij si analist i majtë në një gazetë të djathtë si “Albania”. Megjithatë, sfida e takimit filloi me një sulm të egër, por profesional të Mustafajt, gjë që solli një zbehje të ministrit Rama, që nuk e priste një goditje të tillë të menjëhershme, e që fatmirësisht nuk kishte stilin e Berishës. Pas kësaj, debati, i cili duhet përgëzuar për idenë e organizatorëve, kaloi në një monotonì rënduese për spektatorin e interesuar tiranas, por edhe atë të krejt vendit. Kandidati Rama që nuk ua përton dueleve, në të mirë të debatit, goditi furishëm, aq më tepër që pas Mustafajt, Edi shkontе hijen e rëndë të Berishës. Ndofta fantazia i solli ndër mend se ishte nga të parët themelues të PD-së e që ishte rrahur më vonë nën pushtetin e PD-së. Ndaj u kthye në një “përbindësh”, ndonëse pjesa e sallës së PD-së kërkonte ta shquente qartë në sallë. Duke ditur se nga debati i mbrëmshëm do të varej edhe ecuria e pikëve në fushatën e këtyre ditëve që kanë mbetur, Edi Rama e shfrytëzoi rivalin Mustafaj ku u fol për katër vjetë e një herë serioz e publik, ku në fund përmendi “nuk duhet të shkojë me gruan e tij” (?). Eksperienca, mbrëmë, nuk pati efekt. Pikët e fituara nga debati erdhën nga karakteri i secilit, ku Edi, aq sa ishte orator veprimbërës gjuajti pa mëshirë disa herë, aq sa i urti ambasador nuk diti që në një duel të tillë elektoral e publik, “grushtit i përgjigjesh me grusht”. Këtë taktikë Edi Rama e përdor mjaft mirë dhe kthehet në një “përbindësh”, kur e vendos përballë dhe kthehet në një “përbindësh”, kur e vendos përballë kthehet në një “përbindësh”, kur e vendos përballë [pjesë e dëmtuar/lexim i pasigurt] për t’u bërë i tillë. Gjithsesi të dy dhanë një shembull pozitiv për t’u bërë liderë e tyre, kur i shtrënguan duart me njëri-tjetrin, gjë që Nano me Berishën nuk e kanë bërë që prej 10 vitesh, duke shkallmuar tolerancën e shumëkërkuar nga ne, por edhe nga të huajt.

Hogara, tragjedia vazhdon

Alarm në qeveri. Sot nga Greqia mbërrijnë dy helikopterë . Deri dje janë shkatërruar 100 hektarë pyll me pisha. Në pranga tre barinj që dyshohen se kanë vënë zjarrin. faqe 12

Oneda Ruci, 18-vjeçarja, këshilltare e Tiranës

Dua mbi 5 milionë lekë për Miss-in dhe me Miss-in

Pas konfliktit mes Miss Albania dhe Miss Shqipëria . Dua mbi 5 milionë lekë për Miss-in dhe me Miss-in. faqe 11