27/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 shtator 2000

Meta sfidon Berishën dhe Nanon, në Tropojën

Tension i madh dje në Tropojë, ku pas shumë vitesh, guxon të hyjë për miting një kryeministër Acarohet situata politike pas ngjarjes së Fierit, ku Berishës mund t’i bëhej atentat Tension i madh dje në Tropojë, ku pas shumë vitesh, guxon të hyjë për miting një kryeministër Meta sfidon Berishën dhe Nanon, në Tropojën Acarohet situata politike pas ngjarjes së Fierit, ku Berishës mund t’i bëhej atentat faqe 3

Shteti përgjysëm

Shiko çfarë më ndodhi dy-tri ditë më parë: Po udhëtoja drejt Durrësit. Në të hyre të Plepa-ve “një tabelë polici urdhëroi” stop “. Polici afrohet dhe kërkon dokumentet. Ja edhe dokumentet NGA FRROK ÇUPI Shiko çfarë më ndodhi dy-tri ditë më parë: Po udhëtoja drejt Durrësit. Në të hyre të” Plepave “një tabelë polici urdhëroi” stop “. Polici afrohet dhe kërkon dokumentet. Ja edhe dokumentet - Keni shkelur rregullat, zotëri. - Cilin rregull? - Unë po them se keni shkelur... - Atëherë veproni sipas rregullit dhe ligjit, zoti polic. - Do të bllokoj makinën - Bllokojeni, nëse keni argument; urdhëroni çelësat. - Jo, nuk e bllokoj - Atëherë - Jo, nuk do të shkosh, nuk të lejoj. Gjoba - Atëherë më jepni dëshminë e gjobës, duhet të vazhdoj rrugën. - Jo nuk do të vazhdosh, as gjobë nuk ka. - Kush jeni ju që silleni kështu në emër të shtetit? - e pyet. - Unë jam Fred Tereziu, - shqipton emrin e tij polici. Por ndërkohë një pjesë e jashtme e derës së një makine, me siguri ishte njomur nga pështymat e policit që hidhej si në prush. Në rajonin e Policisë së Plazhit njoftova menjëherë. Njëri nga ata që më priti, iu mendua pak dhe nisi të eksplorojë shkurt sjelljen brutale të Terezit. - E mori vesh se kush isha? - Po, sigurisht, dokumentet e makinës e tregonin që në fillim, i them. - Domethënë a ka kërcyer pse ka kuptuar se “ATSH është një institucion i shtetit”. Këtu qëndron arsyeja, - tha kuadri i stacionit të Policisë. Çështja themelore qëndron pikërisht këtu: Polici i Durrësit, Tereziu, me parë na paskësh qenë Drejtor i lartë në Ministrinë e Rendit Publik, dhe pastaj shkallë-shkallë na paskësh zbritur në rrezë të plepit, ku i duket vetja i përsekutuar. Ai tani, duke qenë në radhët e policisë së shtetit, sikurse vërehet, e konsideron veten kundër shtetit dhe inatoset sapo shikon një shenjë nga shefi. (Vijon në faqen 9)

Klerikët e Lartë shqiptarë: “Zoti e bekoftë Shqipërinë”

faqe 3 Kryetari i Komunitetit Mysliman, Hirësia e Tij Hafiz Sabri Koçi, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, Fortlumturia e Tij Anastas Janullatus, Nënpresidenti i Konferencës Arqipeshkvore të Shqipërisë dhe Arqipeshkvi i Tiranës dhe i Durrësit Shkëlqesia e Tij, Imzot Rrok Mirdita dhe Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi Foto: Alban Beqa