04/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

4 tetor 2000

Berisha, ik!

Humbja e thellë e së dielës e nxjerr Opozitën jashtë rolit të saj, nëse lideri aktual i PD-së vazhdon të qëndrojë në krye të saj Socialistët do të qëndrojnë gjatë në pushtet, për sa kohë Saliu nuk jep dorëheqjen ose nuk thërret për ribashkim forcash të gjithë të larguarit nga PD-ja faqe 2

Berisha (jo)dorëheqës

NGA MARTIN LEKA Kurrë më parë se këto dy ditë të moshfaqjes së tij në pub nik, nuk është pyetur më shumë nga njerëz të zakonshëm, nga politikanë e gazetarë: “Ku është Sali Berisha”? Dhe ai u shfaq e nesër përsëri. Në përgjigjet e tij tepër konfuzë dhe dha dje para gazetarëve e militantëve, dukej qartë se kishte ardhur, thjesht të bënte “detyrën”: të shfaqej për të daravitur thathet- emet mbi vendndodhjen apo shëndetin e tij. Por, duket se Ber- isha ka bërë dje edhe përpjekjen e parë për t’u dhënë shpjegime mbështetësve të tij. Këta të fundit janë dy kategori. Të parët janë brohoritaret profesionistë, gjë që e bëjnë jo sa herë Berisha premton roga, por sa herë premton tritol e rruspë. Të dytët janë “llogaritarët”, ata të cilët kërkojnë ndëshkimin e atyre që i zhgënjyen në mosplotësimin e aspiratës së tyre për fitore. Ndësh- kimin e parë këta e kërkojnë pikërisht për Sali Berishën, i cili kërkoi dhe mori “copyright”-in e humbjes së madhe në zgjedh- jet e 1 Tetorit. Dje asnjëra palë nuk u kënaq me përgjigjet e liderit të tyre. Të parëve u mungonte një shesh për miting, të dytët do të presin për në vonë. Nesër Berisha do të dalë para Këshillit Kombëtar. Dikush ka vënë bast, si edhe dje, për dorëheqjen e Berishës. Një bast i humbur për të gjithë ata naive që ende nuk besojnë deklaratën simbol të Namik Hotit. Berisha nesër në Këshillin Kombëtar do të pritet me duartrokitje dhe do të përcillet po kështu. Do të fajësojë Vilin, Jeminën, Topallin, apo ndoshta edhe më të pafajshmin Besnik Mustafaj. Do t’i hakërrehet disa komisionerëve me stilin “kjo asht tradhti, bur- ra”, dhe mosnjohja e zgjedhjeve do të jetë sondi që do të sho- qërojë Partinë Demokratike për “forca të reja” në zgjedhjet e afërme politike. Duke menduar se kënaq kështu mbështetësit e tij, të cilët do të presin zgjedhjet politike të vitit tjetër nën dozën e narkozës së liderit të tyre politik, Berisha rimendon se po ringrihet, duke ringurtësuar bashkë me të edhe partinë e tij. Justifikimi i nesërm i Berishës për mosnjohjen e legjitimitetit të zgjedhjeve tashmë është dekonspiruar. “Presionin e bazës së PD” nuk do ta besojë edhe vetë Berisha jo e jo, por as Blerim Çela. Ndërkohë, qeveria Meta, pas fitores së arritur për garantimin e zgjedhjeve të lira, do të vazhdojë të zgjasë kilometrat e rrugëve, e pa shqetësuar nga opozita e dobët apo fiktive.

Sali, zbrit nga kali!

Sali, zbrit nga kali!