07/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 tetor 2000

Ruçi: Do futemi në balotazh edhe pa PD

Socialistët dhe aleatët e tyre i shohin të parealizueshme kërkesat e PD-së për të hyrë në balotazh. Ndërsa Berisha nuk pranon të konkurrojë më 15 tetor PSD e PAD: Nuk ka bazë ligjore për të ndryshuar datën e zgjedhjeve dhe KQZ Socialistët dhe aleatët e tyre i shohin të parealizueshme kërkesat e PD-së për të hyrë në balotazh. Ndërsa Berisha nuk pranon të konkurrojë më 15 tetor Ruçi: Do futemi në balotazh edhe pa PD PSD e PAD: Nuk ka bazë ligjore për të ndryshuar datën e zgjedhjeve dhe KQZ faqe 3

Elasticiteti politik i PS-së

Toleranca dhe liria e mendimit në PS është në nivele të larta demokracie, ndërsa në kampin kundërshtar, në PD, arbitrariteti i liderit mbetet në të njëjtat kuota gjatë këtyre dhjetë viteve, aq sa nga radhët e demokratëve firrot e intelektualëve që ikin me vrap nga

Hasmërinë politikë? [?]

Toleranca dhe liria e mendimit në PS është në nivele të larta demokracie, ndërsa në kampin kundërshtar, në PD, arbitrariteti i liderit mbetet në të njëjtat kuota viteve, aq sa nga radhët e demokratëve firot e intelektualëve që ikin me vrap nga kjo parti sa vijnë e shtohen. Nëse Nano mbetet ai që ka qenë, pra liberal në ekstrem, Berisha po rrëshqet në autoritarizëm të egër, çka rrezikon kthimin e kësaj partie nga opozitë në repart ushtarak berishian. Janë të shumtë themeluesit apo emrat e njohur që e kanë braktisur ose janë skëterisur nga PD-ja gjatë këtyre 10 viteve të Demokracisë, si Gramoz Pashko apo Neritan Ceka, Preç Zogaj apo Frok Çupi, Dashamir Shehu apo Genc Pollo, Ylli Vejsiu apo Albert Brojka, pa harruar Eduard Selamin, Tritan Shehun, Alfred Serreqin, etj. Dhe mund të vazhdonim më gjatë për të plotësuar emra të tjerë që janë larguar tashmë nga Shqipëria ose që nuk duan t’ia shohin më fytyrën Berishës. Në thelb, kjo përbën një tragjedi për partinë më të madhe të opozitës ose ndryshe për partinë që solli demokracinë në vendin më të varfër të Europës. Natyrisht që të militosh në një parti politike duhet të zbatosh rregullat e saj, por para se gjithash, duhet të ndjesh i lirë në mendimet tuaja ose t’i shprehesh ato lirshëm, pra të mos ndeshësh drurin e kryetarit të partisë, siç ndodh, fatkeqësisht në PD. Në kampin socialist vërehet ndryshe, Nano del në Korçë në njëjtin podium me Servet Pëllumbi e Pandeli Majkon, “armiq” të vjetër të tij, në Shkodër shtrëngojnë duart Nano me Metën, dy “luanët” kundërshtarë, në Malakastër Kastrinot Islami i del përpara dhe i uron mirëseardhjen “armikut” të ri, kreut të partisë, në Bruksel Arta Dade mbron kauzën socialiste bashkë me atë që e rrëzoi nga posti i ministres së Kulturës e që quhet prapë Fatos Nano, në Tiranë pinë kafenë e mëngjesit Spartak Poçi me liderin e partisë së tij; pra, një të gjithë bashkë e të gjithë kundër njëri-tjetrit, porse në të njëjtën çati socialiste. (Vijon në faqe 2)

E gjithë bota njeh Koshtunicaën, Serbia bëhet demokratike

Pa koment Ministri i Jashtëm rus Ivanov takon Millosheviçin E gjithë bota njeh Koshtunicaën, Serbia bëhet demokratike Faqe 9