14/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 tetor 2000

Lezha manifestoi dje kulturë të lartë politike

Të gjithë kandidatët e PD-së për në gjashtë komunat e rrethit të Lezhës do të marrin pjesë në balotazh Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Njazi Reçi, që i përket PD-së, pas humbjes priti dje në zyrë kryetarin e ri socialist të Bashkisë, Gjakë Jaku, duke i dorëzuar postin dhe e uron për fitoren e 1 tetorit

E djathta dhe Anti-Amerikanizmi i Berishës

Nga FERDINAND XHAFERRI Unë bëne disa ditë që gazetare, të cilët shkruajnë sipas

Kandidatët tërhiqen, KQZ nuk i shtyn zgjedhjet

faqe 2 faqe 3

Anti-Amerikanizimi i Berishës

Nga FERDINAND XHAFERRI U bënë disa ditë që gazetare, të cilët shkruajnë sipas porosive të Berishës, lidhur me zgjedhjet e 1 tetorit, janë mundur të atakojnë si Ambasadorin e SHBA, ashtu edhe Komunitetin Ndërkombëtar, në përgjithësi. Çdo forcë politike e përgjegjshme, para se të pretendojë të adresojë kritika, duhet të analizojë brenda saj shkakun e kësaj humbjeje dërrmuese. Nuk është përgjegjësia e askujt jashtë PD që Berisha u shtermundua për të marrë një fitore në kufijtë limitë në Shkodër, që humbi në rreth 250 qendra votimi nga afro 300 në Tiranë dhe që përfundon forcë e tretë apo e katërt politike në Sarandë e gjektë. Sikur gjuha e përdorur të ishte thjesht një valvol shfryrje e një grupi të vogël bolshevikësh nostalgjikë, për të cilët remineshencat e politikës antiperëndimore të Hoxhës janë të paevitueshme, nuk do të përbënte ndonjë shqetësim të madh. Por, në të vërtetë, ky grup pretendon se përfaqëson 32 për qind të elektoratit të djathtë dhe, po për hir të së vërtetës, duhet theksuar se ky elektorat i djathtë jo vetëm që nuk ka asgjë të përbashkët me mendësi të tilla, por edhe nuk e meriton edhe nuk duhet të konsiderohet se përfaqësohet realisht nga ky grup. Për këtë ekzistojnë disa arsye. Të fantazosh sikur 32 për qind e elektoratit janë të Berishës, është njësoj sikur të heqësh paralele dhe të mendosh se në qoftë se Partia Socialiste do të kishte në krye Hysni Milloshin, përqindja e PS t’i atribuohej Hysniut të Millosheviçit. Hysni Milloshi ka përqindjen e tij dhe kjo është e qartë për të gjithë dhe e kanë konstatuar të gjithë. Argumenti më i plotë dhe i pakontestueshëm se çfarë përfaqëson ky 32 përqindësh fillon e zbehet sapo të lëshë zyrën e Berishës e të zbresësh tek anëtari më i thjeshtë i kryesisë së degës më të lartë të PD. (Vijon në faqen 4) … mandat(e) tonin, ndaj nuk t’ofroj legjitimitet

Kryebashkiaku demokrat i Himarës në miting me Kryeministrin Meta

Kandidati shqiptar Viktor Mato i PS-së do të fitojë mbi “grekun” e PBDNJ-së, Vasil Bollano — faqe 6-7 Kandidatët e PS-së për Himarën e mbështesin të gjitha partitë shqiptare

Vili Minarolli

Fotaq Nano