15/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 tetor 2000

Parlamentarët grekë terrorizojnë Himarën

Mercenarë dhe të fortë bëjnë presion që të imponojnë rezultatin Skandal në Kakavijë. Makinat greke pa dokumente kërkojnë të shkelin ligjin shqiptar faqe 3

Dheu nuk votohet

NGA MARTIN LEKA Sfida e sotme e shqiptarëve quhet Himarë. Dukët paradoksale po të kesh parasysh faktin se, edhe pse sot votohet pothuajse në të gjithë Shqipërinë, vëmendja e ndërgjegjes qytetare e njerëzore të shqiptarëve ka në fokus një qytet në Jug të vendit, në një pozicion brilant gjeografik, e dëgjuar në Shqipëri më shumë se asgjë tjetër për dy gjëra: për bukurinë e saj dhe për këngët polifonike. Mund ta injoronim tërësisht një vend si Himara, ku sot do të votojnë rreth 3 mijë vetë, nga mbi 1 milion që votojnë sot në Shqipëri. Por, dyndja e opinionit grek, medias greke dhe sidomos deputetëve grekë të opozitës “Demokracia e Re”, e ka bërë sot këtë qytet të vogël dashurinë më të madhe të shqiptarëve. Logjika zgjedhore e dy javëve më parë, edhe për injorantin më fanatik, do të zgjidhte pa problem matematikën e fituesit. Ai do të ishte, siç do të jetë sot në të vërtetë, kandidati shqiptar Viktor Mato. Përtej zgjedhjes së një kryetari bashkie, qarqe të caktuara antishqiptare duket të jenë të interesuara të krijojnë një incident artificial me Shqipërinë. Këtë qëllim krijon jo vetëm fryma antishqiptare e qarqeve ekstremiste greke, jo vetëm tensioni i krijuar dje në Himarë, jo vetëm shpërja e deputetëve grekë dhe e “të fortëve” që i shoqërojnë, por edhe deklarata e asaj e Ministrit të Jashtëm grek, i cili kërkon monitorim ndërkombëtar për votat e emigruar shqiptarë. Më parë se të bënte këtë, ai duhet të lajmërojë qoftë edhe një herë KE-në për të parë “fshesat” greke që shoqërohen me dhunë të pashembullt nga policët grekë. Diplomacia greke duhet ta kuptojë se autoritetet shqiptare nuk e kanë penguar asnjëherë PBDNJ-në të marrë vota edhe në Kukës apo Tropojë, as në Sarandë apo Vlorë. As aty ku i thonë PëDëNjë, as aty ku i thonë PeDhENjë. Njerëz mund të vijnë plot në Himarë, por Dheu mbetet po ai, si mijëra vjet përpara kur u krijua. Njerëzit mund të “krijojnë” një kryetar bashkie, por jo atë që ka qenë, është e do të jetë denbabaden: Himarën shqiptare.

Demokratët drejt kutive pa Berishën

faqe 6

Gur në kokë 11-vjeçares

Minat e shpërthyera pa leje dhe pa paralajmërim rrezikuan bares(h)ën që ruante delet Mjekët: në gjendje koma 21 ditë Minat e shpërthyera pa leje dhe pa paralajmërim rrezikuan bareshën që ruante delet faqe 13